VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZOTI ILIR META, SOT NUK PO DUHET AQ SHUMË 'DORA E FORTË', SE PO KËRKOHET MË TEPËR 'MENDJA E FORTË'Nga RAMIZ LUSHAJ

                                                                                      

E Mërkurë, 10.09.2024, 11:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ZOTI ILIR META, SOT NUK PO DUHET AQ SHUMË 'DORA E FORTË', SE PO KËRKOHET MË TEPËR 'MENDJA E FORTË'
Nga RAMIZ LUSHAJ

E Mërkurë, 09.11.2013, 04:21pm (GMT+1)



Ju, zoti Ilir Meta, kryeparlamentari ma i votuar i postdiktaturës, në ma të parën fjalë e seancë theksuat se duhet lanë prapa krahëve politikën e konfliktualitetit të derisotëm, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave po baheni gracka e gaca e krijimit jo vetëm "de juro" po edhe "de facto" të konfliktit Pozitë-Opozitë qyshse në startin e legjislaturës së re, duke paraqitë me përngutje të paarsyeshme e të papërfillshme Programin e Qeverisjes 4-vjeçare të Edi Ramës e koalicionit të majtë. Opozita aktuale, përndryshe PD me aleatët e saj, po kërkon një apo disa ditë kohë për t'u njohur e përgaditë për pyetje e diskutime në seancë plenare rreth Programit Qeverisës, po nuk po iu ndihet askund zani kryeparlamentar dhe nuk po iu duket kurrkund veprimi zyrtar politik demokratik e procedurial për shtyrjen e seancës për ditën e nesërme, ndoshta kah mbasditja e 12 shtatorit 2013.

Në se do të ishin kryeparlamentar Skënder Gjinushi e kryetar i PS e kryeministër Fatos Nano, kjo gardë e avangardë bio-politike e "Bllokut" e bllokmenëve të vjetër e të rinj, nuk do të merrnin përsipër t'iu banim një nder të tillë duke iu sugjeruar që të mos rrgalleshin në një akt të këtillë politik antidemokratik. Ndërkohë, nisë nga fakti se jeni për herë të parë në këto detyra legjislative e ekzekutive, ju, Ilir Meta si kryeparlamentar dhe Edi Rama si kryeministër, dijeni se sot, pikërisht sot më 11 shtator 2013, jeni në "provë" (ndër)kombëtare lidhur me (keq)sjelljet tuaja për paraqitjen e Programit Qeverisës, çka në "patentën" qeverisëse do t'iu ulte mjaft pikë dhe mbi të gjitha do të (ri)dëshmoni sjelljet esktreme ideologjike e praktike envero-ramiziane e nano-gjinushiste.

Si rrallëkund në këtë Europë të vjetër e si askund në këtë Aleancë të re Euro-Atlantike (ku aderon edhe Shqipëria) nuk iu dorëjepet parlamentarëve opozitarë Programi Qeverisës 4-vjeçar që të përgaditen për seancë parlamentare. Kjo është dobësi e Parlamentit të ri dhe e juaja si kryeparlamentar si dhe e koalicionit qeverisës me Edi Ramën kryeministër. Vetëm kur kryetari i opozitës, Lulzim Basha, me aleatët e tij parlametarë, doli para mediave e denoncoi këtë padrejtësi të jashtëzakonshme, Partia Socialiste e nistoi natën punën me e shpërnda Programin Qeverisës në masmediat shqiptare. Me sa shohim në disa faqe zyrtare krejt të afërta me Pozitën, publikimi ka marrë sypamje publike pas orës 19.09 minuta e në vargtim përcjellje deri në orët e para të ditës së sotme. Kjo është e pafalshme, përderisa dihet fakti se Shqipëria ndodhet në moshën dixhitale, se institucionet qëndrore e liderë të tyre komunikojnë në përditshmëri në internet e rrjete sociale popullore. Kjo është, mbi të gjitha, e turpshme, që të përjashtosh opozitën e deputetët e saj nga e drejta e informimit zyrtar, nga transparenca aq e reklamuar në elektoriadën e koalicionit tuaj. Kjo është marri e madhe me e ndie edhe një qytetar i thjeshtë e aq ma keq ambasadori amerikan e ai i BE, OSBE, etj. në Tiranë, e ruajna Zot, aq ma keq ata në Bashkimin Europain që thuhet se kanë me e pritë të hanën Edi Ramën, kryeministrin e ri që ia nisë punës me të zeza ndaj opozitës.

Ç'ka po kërkon Opozita: Kohë. E për çka i duhet kjo Kohë: me Folë. E çka thotë Bibla: Fjala është e Para. E kush janë këta që nuk lanë Kohë me Folë: kryeparlamentari Ilir Meta e kryeministri Edi Rama. E historia e sotme politike euro-atlantike duhet ta dijnë se këta që nuk i japin Kohë me Folë Opozitës janë Jashtë Kohe, Jashtë Demokracie, sepse edhe diktaturat ma të egra si ajo Hitleriane e Enveriada kur i kanë dënue edhe me pushkatim të burgosurit e tyre me e pa faj iu kanë lane e dhanë Kohë me Folë. Kjo që po ngjet në Parlamentin e ri Shqiptar është Diktatura e Pozitës së madhe në "numra kartoni". Kjo diktaturë po e nxjerr "gishtin" dhe po e fsheh "bishtin", qyshse me Programin e ri Qeverisës, qyshse në ditën e parë të debatit parlamentar për një çështje kaq madhore kombëtare. Para së gjithash shprehim keqardhje se Pozita e sotme ka folë ma shumë për godinën e SHQUP-it që po i jepej në përdorim për seli opozitës, Partisë Demokratike të Shqipërisë, se sa për Programin e Qeverisjes 4-vjeçare, që iu nda natën mediave me firmën e Edi Ramës e portretet e kabinetit qeverisës. Kjo më kujton atë kohën e kryetarllekut të Fatos Nanos me Co kur për marrjen e një pjese hapësinore të godinës së "Zërit të Popullit" iu shkruan gjitha kancelarive të huaja, biles ma shumë se ç'kishin ngritë zërin me Prememorie, etj. për çështjen e Kosovës, të shqiptarëve në Maqedoni, etj.

Nëse nuk do t'i jepet Kohë Opozitës, përfaqësuesve të Popullit Opozitar, për me u njoft e me u përgaditë me Folë në Parlament për Programin Qeverisës 4-vjeçar, atëherë Opozita ka vetëm një rrugë, i mbetet vetëm një zgjidhje: Të bojkotoj Parlamentin. Ky do të ishte bojkoti i parë i padëshirueshëm dhe i paevitueshëm. Parlamenti do të niste udhën reale me bojkot dhe Pozita do të ecte mbrapsht me hapa "theqafje" në realizimin e Programit Qeverisës dhe në plotësimin kohor të mandatit të saj popullor.

Në se Opozita aktuale, në kushtet diskriminuese të mos dhanies Kohë për me u njoft e me u përgaditë me pyetje e diskutime për Programin Qeverisës, nuk do ta bojkotonte këtë Seancë Plenare Parlamentare, atëherë nuk do të respektonte Vetëveten dhe Elektoriatin e saj. Përndryshe: Nëse Opozita nuk bojkotin Parlamentin, atëherë do të ngjasë ajo që deklaroi para disa ditësh një deputet i PS në Shkodër, që shprehte synimin e qëllimtë e filozofinë e pistë të Pozitës së Majtë: "Për ta kthyer Partinë Demokratike në një Shoqatë"! Deklarata të tilla nuk i shkojnë për së mbari frymës së bashkëpunimit Pozitë-Opozitë për zhvillimin e integrimin e Shqipërisë e të Shqiptarëve në Shqipëri e në Ballkan dhe në diasporat shqiptare në botë. Kjo të kujton atë kohën e dhjetorit '90 kur Ramiz Alia, i fundmi lider komunist në pushtet, kërkonte ta frenonte apo kthente Lëvizjen Studentore të Azem Hajdarit në një shoqatë(!)

Kjo përngutje e Pozitës së sotme në Pushtet nuk bjen "erë të mirë" edhe për faktin se Parlamenti ka caktue ditën dhe orën e diskutimit e të miratimit të Programit Qeverisës ende pa u dekretue nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë kabineti qeveritar, ministrat e Qeverisë Rama. Si shumë turravrap janë tue kangurue liderë të Pozitës së Majtë drejt Pushtetit, të cilët kanë një padurim aq të pashpjegueshëm e të patolerueshëm saqë nuk presin as Dekretin e Presidentit, nuk i lejojnë Kohë as Opozitës së Djathtë të njihet me Programin Qeverisës, etj.

Tashti, jo pak ma e randësishme se e para, biles në vijim logjik historik e politik të së parës, del edhe kjo çështja tjetër e ditës së nesërme, e 12 shtatorit 2013, kur Tirana metropolitane e Shqiptaria kombëtare kanë me e përcjellë për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, Azem Hajdarin 50 vjeçar, plot 15 vjet nga pushkatimi i tij politik e barbar para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë, nga eksponentë politik e policor të së majtës së djeshme. A do jetë dita e nesërme "Dita e Azem Hajdarit" edhe në kuptimin real lidhnue me Parlamentin e Shqipërisë? Përndryshe: Nesër a do të ketë Parlamenti i Shqipërisë "Ditë Pushimi", a do të ja lanë kësaj dite përcjelljes së Azem Hajdarit, apo do të jetë "e mbyllur në sallë" e fokusueme nga kamerat në diskutimin e Programit Qeveriës?! Ndoshta nuk duhet lanë pa e cek faktin se Azem Hajdari ishte parlamentar i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë, kryetar i komisioneve parlametare për sigurinë kombëtare. Ky Parlament duhet të ketë një Kod: duhet të respektojë të paktën në vdekje, në përcjelljen ma të fundme, ish deputetin e saj, që e plagosën me pesë plumba në Parlament më 18 shtator 1998, që ia hoqën shpeshtas imunitetin e deputetit si për "Ngjarjen e Milotit" (!), që e vranë më 12 shtator 2013, pak metra edhe larg Kuvendit, vendit të seancave të tij parlamentare. Në çdo vend të botës, edhe në diktatura kiliane apo siriane, kur ka ceremoni zyrtare për përcjelljen të tillë nderuese për në Varrezat e Dëshmorëve të një ish-deputeti patjetër Parlamenti e ka atë ditë pushim. Në shenjë nderimi për ish deputetin, për historinë, për vetëveten.

Kjo merr një randësi të pashembullt në rastin e nesërm të 12 Shtatorit 2013 kur kemi të bëjmë me Azem Hajdarin, me kryetarin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90, që dita e nisjes së kësaj Lëvizjeje është 8 Dhjetori, përndryshe "Festë Zyrtare e Republikës së Shqipërisë". Kur kemi të bëjmë me kryetarin e Komisionit Nismëtar të së parës parti politike opozitare postkomuniste në Shqipëri. Kur kemi të bëjmë me një "Hero të Demokracisë" në gjallje e në pasvrasjen e tij, me një "Dëshmor të Kombit" të 8 Dhjetorit 1990 e të 12 Shtatorit 1998. Kur kemi të bëjmë me një lider kombëtar demokrat i dekoruar nga pesë presidentë shqiptarë: nga Berisha me "Pishtar i Demokracisë"(1993), nga Rugova me "Medalje e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", nga Moisiu me titullin "Nderi i Kombit", nga Topi me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" dhe nga Nishani me Urdhrin e Flamurit Kombëtar (2013).

Në të njëjten linjë duhet të pohojmë edhe një fakt tjetër: kryetari i sotëm i Parlamentit Shqiptar, z. Ilir Meta, ka qënë Student i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit '90, përkrah Azem Hajdarit, ka qënë në familjen e Azem Hajdarit si në shtatorin e vitit 2001, kur u rizgjodh kryeministër, etj.; ka shpreh kaherë opinionin e tij zyrtar për rideminsionim të figurës së Azem Hajdarit, etj., etj. Çështja shtrohet: A do të dijë dhe a do të mundet Ilir Meta, jo vetëm të kryej akt-detyrën e tij morale e zyrtare për të marrë pjesë në ceremonitë për Azem Hajdarin, po edhe nesër, më 12 shtator 2013, Kuvendi i Shqipërisë t'ia lenë këtë ditë Azem Hajdarit, të jetë "Dita e Azem Hajdarit". Parlamenti mund të mblidhet prapë edhe me 13, edhe me 14 shtator 2013 për Programin Qeverisës, po nuk do të rikthehet prapë 12 shtatori 2013 i Azem Hajdarit.

Çështja e fundit: Ilir Meta njihet prej kohësh si "dorë e fortë" në partinë e tij (LSI), në kohën që ishte kryeministër i Shqipërisë 1999-2002, në sipërmarrjen, mbajtjen e këputjen e aleancave në të majtë e në të djathtë. Njejtësisht edhe Partia Socialiste e Shqipërisë njihet prej kohësh se ka "dorë të fortë" liderin e saj Edi Rama dhe njëherash edhe Gramoz Ruçin, kryetarin e Asamblesë Kombëtare të kësaj partie të riardhun në pushtet. Këta janë përballun me "dorën e fortë" të krahut të djathtë, me liderin historik të Shqiptarëve, me Sali Berishën. Dikur Haveli thoshte se "Dora e Fortë" mirëpritet nga Populli ngado që të vijë, nga e majta ose e djathta, po ai e pa vetë se kjo ide nuk flakroi gjatë.

Po tashti, të paktën prej 23 qershorit 2013, edhe në Shqipëri, nuk munden të jenë "Dora e fortë" as kryeparlamentari Ilir Meta dhe as kryeministri Edi Rama, veçanarisht ndaj Opozitës së djathtë, që në këtë legjislaturë është ma e pakët në numrin e deputetëve të saj.

Vetë Partia Demokratike e Shqipërisë nëse në zgjedhjet për kryetarin e ri të saj do të ishte e prirur për një "Dorë të fortë" do të kishte humbur mjaft në ardhmërinë e vet, ashtu sikurse po gabon në krijimin e mendësisë që të zgjedhin për kryetar të Grupit të saj Parlamentar një "dorë të fortë" përballë Ruçit në të majtë. LSI duket se e kuptoi këtë dhe zgjodhi për kryetar të Grupit të saj Parlamentar, deputetin Petrit Vasili.

Diçka duhet të kuptojnë liderët e të majtës: ka ikë koha e "dorës së fortë" në kuptimin "alla shqiptarçe" apo "ballkanike", etj. dhe mirëpritet në popull e ndërkombëtarisht një "dorë e fortë" e cultures politike euro-atlantike si kjo e liderit të ri demokrat, Lulzim Basha, kryetar i PD-së e kryebashkiak i Tiranës, metropolit shqiptar. Një "dorë e fortë" që vjen nga shkollimi universitar në një vend perëndimor si Hollanda, me një kulturë drejtuese të fituar në organizatën ndërkombëtare ma të madhe e ma të lartë - OKB, pikërisht në struktura të saj si UNMIK në Kosovë, me përfitimet e tij të kulturës e karrierës politike si një nga juristët themelues të Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë, në Ministrinë e Transporteve, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Bashkinë e kryeqytetit shqiptar, me përvojën në "shkollën Berisha", etj.

Është e patolerushme ideja e keqshprehur nga ndonjë lider i kahershëm i së majtës, ish-dhjetoristi Pandeli Majko tek thoshte në pranverën e sivjetme të vitit 2013: ai lider që do të vijnë pas Berishës, "do ta mundim për 24 orë (!!!) Majko flet kështu në emër të "dorës së fortë" të liderve të tij, keq mendon duke kristalizue vet filozofinë ideologjike marksiste-enveriane edhe të PS-së së sotme dhe veprimtarinë pushtuese institucionale të saj. Kjo psikologji vepruese shfaqet edhe në rastin ekstrem të mospërfilljes së opozitës së djathtë për Programin e Qeverisjes 2013-2017 (!), e cila është e dënueshme nga kombëtarët e ndërkombëtarët, qoftë të së djathtës, të majtës, të qendrës.

Sot, ma shumë se kurrë dhe ma mirë se astenjiherë në jetën e tyre politike, lider partiak të (vet)quajtun deri dje "dora e fortë" nuk mund të jenë të tillë ndaj Opozitës shqiptare, jo vetëm se tani është më e pakët në numër përfaqësuesish në Parlament, jo vetëm se tani jemi një shtet antar në NATO e duam të hyjmë në BE, por mbi të gjitha e para së gjithash sot kërkohet ma tepër e ma fort edhe "mendja e fortë".
RAMIZ LUSHAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JA ÇFARË DO TA RRËZOJË QEVERINË E EDI RAMËSNga FRON NAHZI, European Voice (09.11.2013)
LIRIA E MEDIAS NË EUROPËN JUGLINDORE - MEDIA E LIRË SI TMERRI I TIRANËVE DHE DASHAMIRËSE E POPULLITNga FRANK SHKRELI (09.10.2013)
Barometri diplomatikPRO ET CONTRA SIMBOLEVE SHTETËRORE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.10.2013)
NË PRITJE TË KRYEMINISTRIT EDVIN RAMANga SAMI REPISHTI (09.09.2013)
LUFTË E NJËJTË, VEND I NDRYSHËMNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (09.09.2013)
FLAMURËT NË GJYSMËSHTIZË...Nga LEBIT MURTISHI (09.09.2013)
A ËSHTË BRITANIA NJË ISHULL I VOGËL?Nga SHABAN MURATI (09.09.2013)
IRANI ËSHTË PËRPARËSIA REALE AMERIKANE NË LINDJEN E MESMENg IAN BREMMER, Reuters (09.08.2013)
Barometri diplomatikBEOGRADI KUNDËR IDENTITETIT DEMOKRATIK TË EVROPËS DHE TË KOSOVËSNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (09.06.2013)
SIRIA NUK ËSHTË KOSOVËNga JAMES RUBIN, New York Times (09.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]