VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË RINI SHQIPTARE E KTHJELLËT PËR FATIN E ATDHEUTNga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Martë, 11.12.2024, 01:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË RINI SHQIPTARE E KTHJELLËT PËR FATIN E ATDHEUT
Nga ARTUR VREKAJ

E Premte, 11.15.2013, 07:20pm (GMT+1)


Shqetësimi qytetar, mbarëkombëtar për JO-në e Çmontimit të Armëve Kimike të Sirisë në Shqipëri ndër Shqiptarët e Ballkanit dhe në Diasporë tregoi se kush me të vërtetë e do atdheun,vëndlindjen e përbashkët Shqipërinë që të tregohet e Zonja për fatet e saj si bota demokratike.

Tregoi se ka një rini larg politikës që vjen era pisllik i vjetër, se në këtë prostestë qytetare poltikanët nuk mund të ulen në mes të studentëve dhe të përfitojnë kredi politike në sytë e faktorit ndërkombëtar duke i kujtuar studentët njëlloj si turmat e militantëve të fushatave elektorale që ju binden edhe për hir të paditurisë se çkanë bërë keq e më keq që e kanë katandisur vëndin nga më të varfrit e BE dhe NATO-s.

Kjo protestë qytetare është shembulli më i bukur i mësimdhënies për parlamentarët dhe qeveritarët Shqiptarë në sistemin e kësaj demokracie të plaguar Shqiptare nga kjo klasë politike ku hijet e liderëve të vjetër të partive shfaqen si fantazma edhe në momentet kur në tavolinën diplomatike ndërkombëtare shtrohen për zgjidhje probleme që kanë të bëjnë me të sotmen e vëndit apo edhe me sigurinë e paqen në rajon e më gjerë.

Ajo që kuptuam nga kjo protestë qytetare është atdhedashuria e pastër e rinisë studentore, sepse u shfaq hapur në Bulevardin "Dëshmorët e kombit" indinjata e thellë që shkaktuan pushtetarët e 23 vjetëve rresht që i bënë peshqesh Shqipërisë Janullatosin, Varrezat Greke, Gërdecin, Importin e plehrave deri në shtator 2013, Fazlliçin, shitjen e detit Jon që akoma nuk ka marrë JO-në përfundimtare dhe tendera ndërkombëtarë për tjetërsimin për përfitimin të klaneve të tyre duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shpërdoruar gjithë atë mund të Shqiptarëve atdhetarë gjatë periudhës në 101 vjet shtet për një Shqipëri me dinjitet.

Me ligjëratën e kësaj rinie të edukuar nga prindër dhe pedagogë që janë të qartë për formimin që duhet të marrë brezi i ri kuptojmë, se durimi për vëndnumëronë e atdheut ka kapur kulmin e mbylljes së shtigjeve të rinisë nga kjo klasë politike që ende mban në gjirin e saj përfaqësues të servirur në popull si të kulluar edhe pse kanë gisht në marrëveshje ndërshtetërore që kanë frenuar rritjen e vetëdijes kombëtare apo edhe zhvillimin në vazhdimësi të atdheut ekonomik dhe kulturor.

Këta të rinj, sidomos biseda në Bulevardin Dëshmorët e kombit e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë e dhënë drejtpërdrejt në kanalin televiziv News 24 dhanë leksione për ëndrrën e atdheut të tyre, Shqipërisë, që e duan ta shohin e ta bëjnë si shtetet më të përparuara të botës demokratike.

Mos të harrojmë se këta studentë janë edhe vëllezërit dhe motrat e atyre kolegëve Shqiptarë që studjojnë në Amerikë apo edhe në Europën Perëndimore e që ndihen keq, sepse nuk shohin kurajon e politikanëve të kërkojnë të falur para popullit që përse në Shqipëri u deshën sakrifikuar edhe 23 vjet për të arritur deri këtu.

Kjo protestë shënoi përfundimisht themelimin e institucionit të Shoqërisë Civile, si e vetmja shpresë për të bërë mbrojtësin e fatit të atdheut edhe në një rast të tillë kur politikanë të rënë nga fiku, të mos futur në listat e deputetëve apo të pushtetit të sotëm tentuan për të marrë drejtimin e prostestave, por dështuan përpara një rinie të kthjellët për veten e saj, për ardhmërinë e saj në vëndlindjen e saj që nuk do ta shohë më ardhmërinë si peng të klasës politike.

Këta pyesin me keqardhje që përse deputetët dhe qeveritarët nuk flasin si të hapin fabrika prodhimi industrial e bujqësor në Shqipëri që të hapin vënde pune më shumë, të begatohet vëndi, të vijnë investitorë edhe nga Shqiptarët e larguar në emigracion apo si ta bëjnë më konkurente ekonominë Shqiptare, turizmin etj që ta ndalojnë emigracionin e rinisë, sepse atdheut pa rini i duhen breza të përkëmbet.

Është një nga risitë më të bukura që i ka ndodhur Shqipërisë këtë muaj, sepse edhe qeveria Rama ka ditur të managojë drejtimin e Policisë Shqiptare për të lënë qytetarët të shprehin mendimin e tyre të lirë në një rend shoqëror të tillë, të lirë.
U pa qartë se qytetarët në protestë nuk qëlluan me gurë, nuk shanë as qeverinë, as faktorin ndërkombëtar , por i kërkuan qeverisë së tyre thjesht dhe hapur të mos veprohet kundër dëshirës së tyre legjitime që Shqipëria me një mijë halle të mos lëndohet më e të mos keqpërdoret nga politika.

Edhe për më shumë ata shprehën hapur opinionin e tyre për rastin e debatit ndërkombëtar për JO çmontimit të Armëve Kimike të Sirisë në Shqipëri edhe pse pleksen shumë pyetje dhe përgjigje për pasojat prej tyre si dhe të mirave diplomatike apo edhe ekonomike në bazë të kërkesës që ju bë Shqipërisë nga palët që janë më kopetentë siç janë SHBA, një aleat gati një shekull që ndihmoi për fatin e ekzistencës së tërësisë tokësore të Shqipërisë së vitit 1913 me kufij të përcaktuar nga Fuqitë Europiane të kohës.

Komunitetet e qyteteve nga vijnë këta studentë nga Shqipëria apo nga Kosova kanë një dritare të hapur që këto ditë, për mënyrën se si e shpjegojnë ardhmërinë këta të rinj. Jo me korrupsion, jo me shkelje të ligjeve, jo me dhunë, jo me urrejtje, jo me etiketime, jo me sulme të panevojshme, jo me politika të skutave, jo me vjedhje me shpërdorim detyre të pasurisë kombëtare, jo me arsimim me para nën dorë, jo me opinione keqinformuese por thjesht me dije, me punë të pastër dhe kulturë qytetare.

Ata thanë hapur se ne zgjedhim atë ide që jep më shumë mirëqënie, sepse jemi ngopur me lugë bosh, me premtime fushatash të kompromentuara që prodhojnë përfaqësues që shiten kollaj pa moral ashtu siç janë dhe liderët e tyre apo klanet e tyre në spektrin politik Shqiptar.

U pa qartë dhe populli Shqiptar mësoi më shumë se në një debat të tillë ndërkombëtar u përzgjua më në fund një shpresë e së ardhmes Shqiptare që do demokraci të pastër vërtetë. Këta janë me të vërtetë ardhmëria e Shqipërisë.

Dhe duhe të krenohemi me ta. Njerëzit kanë nevojë dhe po i dëgjojnë fjalët e tyre, sepse janë të ligjërata që të bëjnë të mendohesh se në Shqipëri vërtetë po formohet një shoqëri e re si zë i patjetërsuar i shoqërisë civile.

Sot Shqipëria u kthye tek vetvetja! Faleminderit Studentëve dhe Ambjentalistëve!

Faleminderit edhe Kryeministrit Rama që dëgjoi edhe zërin qytetar, zërin e shpresës për ardhmërinë Shqiptare.

Prapaskenat e keqdashësve në klasën politike ne i dimë. Tashmë pak rëndësi kanë ato. Rëndësi ka se Shqipëria ka një qeveri që premtoi se do të dëgjohet zëri i atdheut, zëri i brezit më të ri! Dhe e bëri.

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË PROTESTOSH ËSHTË LEGJITIME! TË JESH ANTIAMERIKAN JO!Të protestojmë por t’i themi jo histerisë antiamerikane të tipit të Fatos Lubonjës me shokëNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.15.2013)
GJUKANOVIÇI ËSHTË NDOTJA MË E MADHE EKO-POLITIKE E KRAHINËS ETNO-HISTORIKE TË PLAVË-GUCISËEsé nga RAMIZ LUSHAJ (11.14.2013)
AMERIKA NUK DO T'I IMPONOJË SHQIPËRISË SHKATËRRIMIN E ARMËVE KIMIKE TË SIRISËNga FRANK SHKRELI (11.13.2013)
ÇARMATOSJA E SIRISË PA PASOJA SI NË SHQIPËRI DHE NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-SHBA-NATONga ELIDA BUÇPAPAJ (11.12.2013)
SHKUPI KËRKON SHKES TË RI PËR EMRINNga SHABAN MURATI (11.12.2013)
SHQIPËRIA DHE ARMËT KIMIKE TË SIRISËNga FRANK SHKRELI (11.11.2013)
KTHIMI I ILIR KERNIT NË SHQIPËRI SI DREJTOR I TOB Nga ELIDA BUÇPAPAJ (11.11.2013)
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.10.2013)
DEMONSTRATË PËRPARA AMBASADËS AMERIKANE NË SHQIPËRI...? E TURPSHME, THJESHT EDHE TË MENDOHETNga BARDHYL UKCAMAJ (11.10.2013)
KËTË FUNDJAVË KINA DO TË SHPALLË TË ARDHMEN E SAJ EKONOMIKENga ANATOL KALETSKY, Reuters (11.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]