VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Fjalë lamtumire presidentit Ibrahim Rugova - Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 03:17am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Fjalë lamtumire presidentit Ibrahim Rugova -
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E Shtunë, 01.24.2009, 09:15am (GMT+1)


j

 

Në trashëgimin poetike prej gjithësejt 389 poemash të Uollt Uitmanit (1819-1892), bardit amerikan të poetikës moderne botërore, në ciklin prej katër poemash me titullin "Kujtimet e Presidentit Linkoln", përndryshe Libri XXII i veprës "Fije bari", bashkë me poemat, shkruar gjatë jetës së Presidentit dhe pas largimit të tij nga jeta, "Kur çelnin jargavanët vjet te porta", "Fushave mbretëron heshtja (4 maj 1864)", dhe "Ky pluhur dikur ishte një burrë", është edhe poema "O Kapiten! Kapiteni im!"


Sot kur të gjithë ne shqiptarëve, të pranishëm ose jo fizikisht në varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova, Kryetarit të Shtetit të Kosovës dhe figurës më të dashur në historinë tonë të sotme kombëtare, heshtja na i ka ndryrë fjalët thellë brenda vetes sonë, për të shprehur përmasat e zisë sonë kombëtare, e cila është zi e çdo individi shqiptar, ndoshta bregun më të sigurtë të kapërcimit të dhimbjes sonë e gjejmë pikërisht në fjalët të cilat dikur kampioni i metaforës amerikane dhe planetare ia drejtonte, nga pozitat e bashkëkohësit dhe të bashkëqytetarit, Presidentit Abraham Linkoln (1809-1865). Kjo poemë na gjendet pranë në ditën kur ndahemi me Presidentin Ibrahim Rugova (1944-2006).


Linkoln, Presidenti i 16-të i Amerikës (1861-1865), kishte të njëjtin emër të cilin do ta kishte edhe Rugova, Presidenti i Parë i Kosovës. Kuptimi që i jepet këtij emri është "babai fisnik" (lofty father). Librat e shenjtë, pra fjalët e Zotit, na thonë se nuk ka përkime dhe rastësi, ka vetëm ligjshmëri dhe domosdoshmëri. Ato na thonë se emrat ekzistojnë shumë kohë përpara se të vijnë njerëzit që do të pagëzohen me ata emra. Ky ligj, kjo domosdoshmëri vepron edhe për njerëzit e thjeshtë, edhe për prijësit, edhe për heronjtë, edhe për profetët.


Presidenti Ibrahim Rugova, ashtu si kapiteni i anijes në poemën e Uitmanit, bën largimin tragjik, pikërisht në prag të fitores, pas kapërcimit heroik, të vorbullave, shtjellave, dallgëve, honeve, kur ankthi merr fund dhe kur kraharorët e një kombi janë përgatitur të brohorasin fitoren. Kapiteni i anijes, ai që gjithë ankthin tonë e përjetoi në çdo pikë të shpirtit të vet, nuk i dëgjon brohoritjet e fitores, nuk e shijon arritjen në cakun për ku na kishte prirë, nuk e gjen dot prehjen në jetë, e gjen prehjen në përjetësi. Kapiteni i anijes nuk i shikon fytyrat e etura të kthyera të gjitha drejt tij. Ai ka lëshuar pikën e tij të fundit në bregun e arritjes së qëllimit, ka mbështetur kokën mbi ëndërrën e tij, ka fluturuar në përjetësi, duke lënës pas vetes shëmbëlltyrën.


Edhe fitoret e ëndërruara tepër gjatë, edhe fitoret përmes sakrificave dhe flijimeve të panumërta, edhe fitoret për shekuj e mijëvjeçarë të merituara, ndodhka të kenë shijen e tyre të hidhur. Këtij ligji, mjerisht, nuk i shmangemi dot as ne shqiptarët, nuk i shmanget dot as Kosova martire. Profeti i lirisë sonë, që e ka emrin shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova, një hap larg kurorëzimit të idealit të tij, është ndalur nga vdekja dhe nuk do të jetë fizikisht midis nesh në ngjarjen epokale për Kosovën, për kombin dhe për Evropën.


Nuk është përkim, nuk është rastësi që kombeve të përbuzur, të shpërfillur, të nëpërkëmbur, kombeve mbi të cilët janë ushtruar padrejtësitë, dhunat, egërsitë më të përbindshme, kombet që janë shtyrë drejt zgripeve të mosekzistimit t'iu takojë fati për të nxjerrë nga vetja njerëz të cilëve iu bindet kombi i tyre, ashtu edhe e nxjerrin në dritë kombin e tyre duke i prirë në rrugën e pagabueshme të Zotit, edhe bëhen shëmbëlltyre shpëtimi për kombet e tjerë rreth e rrotull që të heqin dorë nga e kaluara e tyre dhe të hyjnë në rrugën e drejtësisë, të përparimit të cilin e kishin përdhosur vetë dhe ua kishin mohuar të tjerëve.


Në poemën gjithësejt katërvargjëshe të të njëjtit cikël, Uollt Uitmani, thotë: "Ky pluhur ishte dikur një burrë,/shpirtmadh, i thjeshtë, i drejtë dhe i vendosur, nga dora e mençur e të cilit/, kundër krimit më mizor në histori njohur në ndonjë vend apo kohë,/ shpëtuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës." Të njëjtat përmasa ka për Kosovën dhe kombin shqiptar, njeriu tokësor që bëri vepër hyjnore duke shpëtuar Kosovën dhe kombin shqiptar në kapërcyellin më sfidues të fatit tonë kombëtar. Të njëjtën madhështi ka ky trup pa jetë përpara të cilit përkulet sot e gjithë Kosova nëpër borën që nuk resht dhe erën e furishme që nuk pran, nëpër të ftohtët polar që pllakos gjithçka. Të njëjtën përkulje nderimi ia kemi borxh dhe duke shpërfillur hapësirat dhe largësitë ia kushtojmë këtë ditë janari në shenjë lamtumire të pafjalë Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, kapitenit të anijes së kombit tonë, që na nxori na apokalipsi në bregun e fitores.

--

Box

 

Uollt Uitman

 

O KAPITEN! KAPITENI IM!

 

O Kapiten! Kapiteni im! Udhëtimi ynë plot ankth u krye,

Anija ka përballur çdo vorbull, çmimi që kërkuam u fitua,

Limani është afër, i dëgjoj kambanat, populli i tërë brohoret,

Teksa vështron lundrimin e sigurtë, anijen e zymtë dhe të guximshme;

Por o Zemër! Zemër! Zemër!

O pika të kuqe gjaku,

Në kuvertë Kapiteni im shtrihet,

Akull i ftohtë dhe i vdekur!

 

O Kapiten! Kapiteni im! çohu dhe dëgjoi kambanat;

Çohu për ty flamuri po valvitet- për ty boria ushton,

Për ty janë buqetat dhe kurorat palë-palë - për ty bregdetet me turma,

Për ty ata thërrasin, në turmë valvitëse, me fytyrat e tyre të etura drejt teje;

Nga udhëtimi plot ankth anija fitimtare vjen me qëllimin e arritur;

Këtu Kapiten! baba i dashur!

Kjo dora ime ku ti të mbështetësh kokën!

Në ëndërrën tënde mbi kuvertë,

Je shtrirë akull i ftohtë dhe i vdekur.

 

Kapiteni im nuk përgjigjet, buzët e tij janë të zbehta dhe pa fjalë,

Babai im nuk e ndjen dorën time, ai s'ka as puls dhe as frymë,

Anija është ankoruar shëndosh e mirë, udhëtimi ia doli mrekullisht mbanë

Nga udhëtimi plot ankth anija fitimtare vjen me qëllimin e arritur;

Brohoritni o brigje, dhe bini ju kambana!

Por unë me hap të përzishëm,

Eci në kuvertën ku Kapiteni im shtrihet,

Akull i ftohtë dhe i vdekur.

 

26 janar 2006
SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nderim atyre 1 milionë shqiptarëve që përfaqësuan kombin shqiptar pa kufij dhe vazhdimësinë e Rugovës - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.22.2009)
We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ (01.19.2009)
"LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.14.2009)
Zekeria Cana ose pleqnari i madh i modernitetit tonë (01.11.2009)
Vdiq Zekeria Cana burrë i shquar i Kosovës dhe kombit (01.11.2009)
Wall Street Journal: Travajet e Ballkanit: Perëndimi i dha fund luftës, tani është koha të sigurojë paqen (01.09.2009)
Veriu i Mitrovicës është përgjegjësi e plotë e KFOR-it dhe EULEX-it (01.06.2009)
Më 2009 si më 2008 Kosova Sfidë Shqiptare (12.31.2008)
Pyetja është sa janë të pranishëm strukturat joparalele në Veriun e Mitrovicës (12.29.2008)
Ligji i Spiunëve nuk i cënon marrëdhëniet me Amerikën (12.24.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]