Duket sikur këto ditë ne të gjithë, pavetëdijshëm a nënvetëdijshëm, jemi përfshirë në fjalëshpejtën 'Ra Lazarati s'ra Lazarati'.
Kjo sindromë kolektive 'Ra Lazarati s'ra Lazarati' vërtet sapo është riaktualizuar, por ka gjasa të mos na ndahet as në kohët vijuese - 'Ranë Lazaratët s'ranë Lazaratët'. Kjo do të ndodhë nëse ne nuk i kemi nxjerrë tashmë konkluzionet e duhura, të paanshme, larg çdo konflikti interesi qoftë të natyrës politike, qoftë të natyrës ekonomike, qoftë të natyrës psikologjike a - më mirë me thënë - psikike, apo të këtyre e të tjerave, të gjithave së bashku.
Lazarati është më Lazarat se të tjerët. Por nuk është i vetmi në Shqipëri. Ky refren u dëgjua këto ditë më dendur se më parë. Është 'Lazarati blu'. Ka edhe Lazaratë 'jo blu' në jug, në veri a tjetërkund në Shqipëri. Ka 'Lazarati ynë dhe Lazarati juaj'. Të gjithë, pra të heqin dorë nga Lazaratët e tyre. Vetëm kështu zinxhiri i Lazaratëve prishet dhe nuk ia shtrëngon më fytin Shqipërisë, i jep fund ekonomisë me zhvillim të njëanshëm, për më tepër me zhvillim të njëanshëm të jashtëligjshëm, i jep fund pra informalitetit ekonomik, politik, jetësor në Shqipëri.
Të jemi të vetëdijshëm se Lazarati nuk bie, Lazaratët nuk bien nëse nuk bien bosët e tyre, nëse nuk bie ekonomia e ngritur prej tyre, nëse nuk bie infrastruktura që e kanë krijuar ata dhe që iu është krijuar atyre. Nga përvoja dhjetëravjeçare e luftës së Italisë kundër mafies del në pah se asnjë rrjet trafiku, asnjë segment mafioz nuk është shpartalluar, nuk është çrrënjosur nëse nuk janë kapur bosët e tyre. Pos kësaj, në të gjitha lajmet për luftën kundër mafias, ne kemi dëgjuar gjithnjë për sekuestrime marramendëse pronash, vlerash monetare, vlerash të tjera materiale që iu janë bërë e iu bëhen gjithnjë të arrestuarve. Në Shqipëri dëgjojmë vetëm për arrestime e dënime shpërndarësish. Nuk dëgjojmë për arrestime e dënime bosash. Nuk dëgjojmë për sekuestrime të pasurive informale. Pa u bërë kjo, Shqipërinë e mbulon skaj më skaj informaliteti dhe pandëshkueshmëria.
Ekspertët evropianë llogaritin që Lazarati, i vetëm, prodhon 900 tonë marihuanë në vit, me vlerë 4,5 miliardë euro. Me Lazaratët e tjerë kushedi çfarë shifrash përrallore do të kishim. Po asnjëherë nuk shtrohet pyetja se ku investohen këto miliarda, kur në Shqipëri ne nuk shohim asnjë investim serioz në asnjë fushë. Nuk shohim që Shqipëria përveç oazeve dhe ishujve të lumturisë të klasës së politikës dhe biznesit, të investojë për punësim, të investojë për prodhim. Punësimi dhe prodhimi, pra, duhej të ishin përparësitë kryesore të çdo investimi. Do të ishin infrastruktura më e sigurtë që do të çonte tek rritja ekonomike, rritja e përgjithshme zhvillimore, rritja e përgjithshme e mirëqenies.
Lazaratët janë akuza më flagrante ndaj politikës së tranzicionit në Shqipëri. Sepse Lazaratët janë simbol i marrjes peng të Shqipërisë nga politika e saj mafioze. Me rënien e Lazaratëve, lind pikërisht pyetja se si dhe ku do të rehabilitohet ajo pjesë e pafajshme e popullsisë e cila është përdorur për kultivimin, industrializimin dhe shpërndarjen e drogave. Nëse nuk merren masat për integrimin e tyre në jetën formale, atëherë ata do të shndërrohen në një bumerang fatal jo vetëm për të ardhmen e politikës, por edhe për të ardhmen e vendit.
Në luftën ndaj mafias, nisur nga përvoja e Italisë, ka edhe fushata, por nuk ka ndërprerje në asnjë çast. Në luftën ndaj mafias nuk mund të përfytyrohet që përpjekjet apo përballjet të mbeten episodike. Lufta ndaj mafias mund të japë frute vetëm nëse është luftë e pareshtur, luftë e vendosur, e pakompromis. Nëse përpjekja e këtyre ditëve mbetet episodike, atëherë mafia në Shqipëri do të dalë shumë më triumfuese se deri tash. Në vendet ku ka hedhur rrënjë mafia, ka ose fitues, ose të humbur. Ose fiton mafia dhe humb shteti, ose humb mafia dhe fiton shteti.
Mafia është, pra, antishtet. Dhe gjithçka që është antishtet në jetën e një vendi, vetvetiu është aleat - i shpallur a i pashpallur, i vetëdijshëm a i pavetëdijshëm - me mafian. Po ashtu, çdo informalitet, çon ujë vetvetiu në mullirin e mafias. Prandaj në qëndrimet ndaj mafias, për më tepër në qëndrimet politike, në qëndrimet zyrtare ndaj mafias nuk mund të ketë ekuivoke, nuk mund të ketë rezerva, nuk mund të ketë tone të ulura, aq më tepër nuk mund të ketë tone pajtuese me mafien.
Urojmë që përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë, të shtetit të Republikës së Shqipërisë në mposhtjen e Lazaratëve të mos mbeten episodike. Sepse nuk do të kishte gjë më të shëndetshme për mafian se përpjekjet e mbetura episodike në luftën kundër saj. Në luftën kundër mafias, siç e nënvizova, nuk mund të ketë episodizëm, mund të ketë vetëm ndërthurje taktikash, mjetesh, mënyrash, mund të ketë vetëm thellim dhe zgjerim të kësaj lufte. E njëjtë mbetet strategjia.
Mbështetja dhe përkrahja ndaj përpjekjeve të sinqerta dhe serioze të organeve të caktuara për të marrë nën kontroll Lazaratin dhe Lazaratët e tjerë janë mbështetje dhe përkrahje për shtetin. Duke mbështetur dhe përkrahur shtetin ne mbështetim dhe përkrahim sigurinë tonë, qetësinë tonë, rregullin, ligjin, mbarëvajtjen. Të gjitha këto e përbëjnë infrastrukturën që sjell ato investime që i duam ne - ato investime që burojnë punësime, ato investime që burojnë prodhim, ato investime që burojnë investime të tjera në një cikël të pafundëm.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të delazaritizohet dhe të tregojë anën e saj të bukur të cilën as gjatë këtij tranzicioni nuk e ka parë ende bota, mbi të gjitha, nuk e kanë parë deri sot investitorët e huaj të mëdhenj.
--
©MISIONI I RI I HASHIM THAÇIT ËSHTË NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 06.11.2014, 10:58amPDK BËRI ZULLUME NË QEVERISJE, BËFTË HAJËR NË OPOZITË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.06.2014, 10:45amQEVERIA E RE KRIJON TË PAKËNAQUR, POR ATA NUK JANË ME PD-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.26.2014, 08:57am
REVOLUCIONI ME VOTË - KOHA E KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 05.19.2014, 06:46pm NJË OPOZITË E SHPARTALLUAR KUNDËR NJË QEVERIE ENDE TË PAKONTURUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.16.2014, 10:08amFTESA NDAJ QYTETARËVE TË KOSOVËS DHE LUGINËS SË PRESHEVËS - NJË LËVIZJE TJETËR MË SE BOSHE E TIRANËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 05.08.2014, 02:59pmTemë për debat
DEFETARIZIMI I POLITIKËS DHE DEPOLITIZIMI I FESË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 04.09.2014, 07:56amSFIDË NDAJ SKEMAVE
Libri 'Traumat e tranzicioni' i Elida Buçpapajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 04.07.2014, 09:32pmFtesa këtuT'I DREJTSHKRUAJMË SHQIP EMËRVENDET ZVICERANENga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.17.2014)PS TË MOS IMITOJË PD-në, PD TË MOS IMITOJË PS-në
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 03.05.2014, 11:47amKëndi këtu
SI TË UROJMË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.17.2014, 06:50pmSHPEND MOS U ÇMEND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.12.2014, 10:28am
FQINJËT JANË NË EKSPANSION, NE JEMI NË RESTRIKSION
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 01.29.2014, 11:37am
POPULLI SHQIPTAR I KOSOVËS PO - E MERITON ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Enjte, 01.02.2014, 11:19am
NË EVROPË, SI ALEATË TË AMERIKËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 12.29.2013, 12:04pm
Ribotim me rastin e ditëlindjes së Presidentit Rugova
IBRAHIM RUGOVA - NJË EPOKË E PANDËRPRERË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 12.02.2013, 08:58am
TË MOS SHNDËRROHEMI NË HORDHI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
OKSIGJEN OPOZITËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.17.2013, 10:10am
BEDRI MYFTARI - JETOI PËR NJË ËNDËRR, IKU PA TË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 11.10.2013, 10:12am
E MAJTA SHQIPTARE KONSOLIDON LULIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.30.2013, 10:22am
COMMONWEALTHI SERB ËSHTË SA ANTISHQIPTAR DHE ANTIEVROPIAN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEM HAJDARI DHE IBRAHIM RUGOVA - FIGURA BASHKUESE DHE EMANCIPUESE TË POLITIKËS E TË KOMBIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 09.15.2013, 09:50am
Ribotim
PD DHE PS MËTOJNË SE 23 QERSHORI 2013 KA TË NJËJTËN RËNDËSI ME 22 MARSIN 1992
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 08.24.2013, 08:56am
TIRANA DHE PRISHTINA NË GARË PËR DESHQIPËZIMIN E SHQIPES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 08.21.2013, 10:44am
'MAQEDONIA' NUK PUNON PËR EVROPËN, KOHA NUK PUNON PËR 'MAQEDONINË'
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 08.13.2013, 07:50am
SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK: NUK KAM QËNË KURRË ANËTAR I PPSH
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 07.15.2013, 05:51pm
SEVDALLINJTË MANJAKË TË PARTIVE - DIVERSION EDHE KUNDËR MEDIAVE ONLINE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 07.07.2013, 11:35am
VOTA PARANDALUESE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 06.28.2013, 09:42am
A ËSHTË 23 QERSHORI ZGJIDHJA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 06.16.2013, 07:12am
HAPËSIRA SHQIPTARE MË VERILINDORE - PENG I TERMAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 06.04.2013, 07:03am
MONOLOG PAS ZYRTARIZIMIT TË LISTAVE - QAJ FACEBOOK ME LOTË PËRPJETË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 05.10.2013, 10:23am
TIRANË - KUVENDI BURLESK NË SEANCËN E JASHTËZAKONSHME PËR EGIN CEKËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 04.26.2013, 02:28pm
NJË THËNIE ME DOMETHËNIE E MESIÇIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 04.14.2013, 08:41am
TË NESËRMEN E NJËZET E DY MARSIT TË NJËZET E DYTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.23.2013, 09:46am
MJERIMDIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.10.2013)
MAFIA NUK BËN DOT ZGJEDHJE - OSE MEDITIM PËR 23 QERSHORIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 02.27.2013, 02:54pm
SI E HUMBI KRYETARI I PD SHANSIN PËR TË PASUR FLAMURIN E INTEGRIMIT EVROPIAN FLAMUR TË FUSHATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THJESHT ATDHEDASHURI - TË JEMI BIJ TË ATDHEUT, TË MOS JEMI VAMPIRË TË ATDHEUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Djelë, 02.03.2013, 10:09am
Përmendore IBRAHIM RUGOVA, VËLLAI YNË, BABAI I KOMBIT TONË
Shkruar më 22 janar 2006
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.21.2013, 08:43am
POPULLI E DI KË KA CUB KË HERO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Shtunë, 01.12.2013, 09:57am
HOSSANA, BARJABA!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Hënë, 01.07.2013, 10:00am
SHKRUAR MË 21 DHJETOR 2012, NË DITËN E PARË TË EGOS GLOBALE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 12.21.2012, 11:35am
A DO TË JETË PD NJË OPOZITË BLLOKUESE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 12.12.2012, 11:54am
Ribotim përkujtimor
XHEMAJL MUSTAFA DHE KOSOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FUNDNËNTORI 2012, TIRANA E DAFINAVE DHE E GJEMBAVE Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
E Djelë, 11.18.2012, 02:34pm
ISH TË BURGOSUR POLITIKË TË POPULLIT TË BURGOSUR POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPËRISË ORA E PRONËS I KA NGECUR NË VITIN 1946
Ese nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Martë, 09.18.2012, 02:03pm
Ese BASHKIM GJYRIQI, NJË LARGIM I HESHTUR QË NUK E MORËN KRONIKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E Premte, 08.24.2012, 07:48am
NDËRVETINga SKËNDER BUÇPAPAJ
Pesëvjetori i vizitës së Presidenti amerikan në Shqipëri XHORXH W BUSHI NË TURIN EUROPIAN HISTORIK TË KOSOVËS
Veta e parë LETËR ZOTIT PËR BARDHYL AJETIN!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (shkruar më 4 qershor 2005)
SHQIPËRIA POSTKOMUNISTE DREJT PRESIDENTIT TË GJASHTË
Nga SKËNDER BUÒªPAPAJ
MIRËNJOHJE AMERIKËS!
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOBIA KRYESORE E KATASTROFAVE NATYRORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DY FJALË PARA PROTESTËS SË PRITSHME TË VETËVENDOSJES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VIT HARRAKAT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAVELI QË E PATËM, HAVELI QË NUK E PATËM
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINOPSIS STINORIT TË SIVJETËM TË ZJARREVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PRESIDENTI BILL KLINTON ËSHTË NJERIU QË MORI VENDIMIN EPOKAL PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
Ribotohet me rastin e 65 vjetorit të lindjes së presidentit të 42-të të SHBA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR GJUHËN SHQIPE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DISA IDE PËR ORGANIZIMIN E DIASPORËS SHQIPTARE NË ZVICËR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET MIRËSEARDHËN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
INSTRUMENTI I VETËM ËSHTË PUNA
MË SHUMË SE OPOZITË INSTINKTIVE, KOSOVËS I DUHET NJË OPOZITË ME STRATEGJI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
REVOLUCIONE APO RRËSHQITJE SITUATE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
URIMET EVROPIANE NDOSHTA NUK DO TË VIJNË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FORCËN E OPOZITËS NUK E BËJNË NUMRAT
Nuk e bën as dobësia e shumicës qeverisëse
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BISEDIME JO, DIALOG PO
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POETIKA E DHIMBJES NË NJË ROMAN TË RI
Romani "Imazh" i Zef Mulajt
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË SKEMË PA SENS KRIJUES
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A ËSHTË E PËRGATITUR LIDHJA DEMOKRATIKE PËR TA QEVERISUR KOSOVËN?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
THAÇIZMI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
RADHA E RËNIES SË RAISËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
©