VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Z. Berisha, nuk kishte tapet të kuq për gazetarët në LazaratNË LAZARAT NUK PATI GAZETARË TË PRIVILEGJUAR, PATI VETËM GAZETARË QË RREZIKUAN JETËNNga: MENTOR KIKIA

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 12:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Z. Berisha, nuk kishte tapet të kuq për gazetarët në Lazarat
NË LAZARAT NUK PATI GAZETARË TË PRIVILEGJUAR, PATI VETËM GAZETARË QË RREZIKUAN JETËN
Nga: MENTOR KIKIA

E Djelë, 06.22.2014, 08:07am (GMT+1)


Ish kryeministri Berisha, të enjten, pas qëndrimeve që kishte mbajtur në seancën plenare, u shfaq në një konferencë të gjatë për shtyp. Zakonisht, Berisha flet për gjithçka në këto konferenca, por të enjten ai iu kushtua Lazaratit, pa lënë gjithsesi mënjanë çështjen e moralit të gruas së një ministri. Berisha foli për mënyrën e organizimit të operacionit policor, foli për çmimin e kanabisit dhe drogave të forta, foli për Gaten, dhunimin e kishave në fshat nga policët, terrorin policor ndaj civilëve etj, etj. Por nuk la pa përmendur as rolin e gazetarëve. Ai tha se policia kishte marrë vetëm dy media të afërta me qeverinë dhe më pas ua shpërndante pamjet edhe mediave të tjera. Pas Berishës, u shprehën të revoltuar, në rrjetet sociale, edhe disa redaktorë mediash nga zyrat e tyre komode që policia nuk i kishte marrë në Lazarat, por kishte marrë vetëm ato "të dyja" që kishte thënë Berisha, që në fakt ishin "Top Channel" dhe "A1 Report".

Është një sipërmarrje e guximshme dhe e kotë njëkohësisht të replikosh me Berishën, pasi në fund të fundit as ia del dhe as ia vlen. Por dua të ndalem pikërisht tek pjesa mediatike e Lazaratit, ose më saktë tek puna e gazetarëve. Duke qenë se e kam nisur këtë profesion si një korrespondent që ka udhëtuar deri në 14 orë në këmbë për të shkuar në një vendngjarje, për të shkruar një lajm, përulem me respekt të veçantë për punën e korrespondentëve dhe reporterëve që grisin këpucët në terren dhe përbuz çdokënd që nga kolltuku i zyrës me ajër të kondicionuar, përpiqet të gjykojë e, më keq akoma, të paragjykojë punën e atyre që janë në terren, mes plumbave, vapës apo shiut.
Lidhur me pretendimet e ish kryeministrit se policia mori me vete vetëm disa gazetarë të privilegjuar, dua të sqaroj për të gjithë që kanë ndjekur betejën e Lazaratit në televizione këtë javë, se nuk ka patur asnjë gazetar të privilegjuar në Lazarat. Ka patur vetëm gazetarë të guximshëm që morën rrezikun mbi vetë dhe shkuan në një zonë lufte ku nuk kishte një "front line", por ishte një zonë ku plumbat fluturonin kuturu, nga tu tekej atyre që i qisnin.

Policia nuk mori asnjë gazetar me vete, pasi ditën e parë nuk dinte nga të hynte as vetë dhe gazetari i parë që ishte brenda fshatit Lazart ishte korrespondentja e "Top Channel" në Gjirokastër, Kristina Fidhi. Aty ku ishte Kristina ditën e parë, policisë iu desh tre ditë të shkonte. Raportimin e parë, në linjë telefonike, ajo e bëri shtrirë barkas në oborrin e një shtëpie, ndërsa dëgjoheshin live fërshëllimat e plumbave. Pas disa orësh, ajo doli prej aty e terrorizuar, duke thënë atë që thonë të gjithë gazetarët e luftës në front: Po unë ç'dreqin dua këtu? Kristina e bëri rrugën duke qenë tërë kohën në linje telefonike me redaktorin e saj Altin Kreka, i cili e inkurajonte për të mos u ndjerë vetëm në një vend katrahurë dhe në një situatë ku edhe një gur të duket aleat. E kujtoj dialogun e saj me redaktorin, ndërsa thoshte:

-Na ndaluan, janë një grup adoleshentësh me maska dhe armë.
-Nxirr ndonjë gjë të bardhë dhe tunde, për të treguar shenjë paqeje që mos të të sulmojnë e këshillonte redaktori. Por si vendalije, Kristina e gjeti ndryshe zgjidhjen. U tha atyre tërë tërsëllimë që ta hapnin rrugën se ishte mik shtëpie i Gates. Kështu bënim edhe ne në 1997-ën kur donim të kalonim urën e Mifolit për në Vlorë, duke thënë se ishim me porosi të Zani Çaushit. Edhe kur donim të udhëtonin në "bazën ushtarake" të Nehat Kullës në periferi të Tiranës, thonim: Kemi porosi nga Gjenerali.


Një guxim që shkonte në kufijtë e budallallëkut, për pak u kishte kushtuar jetën gazetarëve të "A1 Report", Gerti Xhaja dhe ekipit të tij. Ata do të futeshin në zonën e luftës me makinë me logon e televizionit dhe për pak ranë viktimë e një bande adoleshentësh që ishin nën adrenalinën e armëve dhe histerinë e rebelimit dhe se kishin për gjë të të shponin trupin me plumba, por që për fat përfundoi vetëm me djegien e makinës.

Përmes njohjeve personale si banore e zonës, në Lazarat hyri edhe korrespondentja e "News24" në Gjirokastër Eri Muço.

Gjatë ditës dhe të nesërmen, ekipeve të korrespondentëve iu bashkuan edhe gazetarja e kronikës së zezë, e guximshmja Anila Hoxha e "Top Channel", dhe gazetari i ri i talentuar i "News24", Spartak Koka. Ata dhe grupet e xhirimit udhëtuan me këmbë nëpër pllajat e malit ku shtrihet Lazarati, u futën nëpër rrugica, në këmbë dhe kërrusur, e madje edhe duke u zvarritur, me dhe pa praninë e policisë. Por në çdo rast, ishin grupet e xhirimit ata që shoqëronin policinë dhe jo policia ata. Filmimet e para të Anila Hoxhës ishin të bëra me aparat telefonik, pasi udhëtoi me makinën e një banoreje të fshatit, duke mbajtur në prehër një fëmijë e duke u prezantuar si e afërme e familjes. Anila u shfaq në një foto bashkë me dy policë të RENEA-s me shapka, pasi këpucët i ishin shqyer nëpër shkëmbinj e shkurre. Ndërsa Spartak Koka përfundoi të raportonte dhe realizonte reportazhin veshur me tuta sportive, pasi pantallonat ishin grisur gjatë zvarritjes. Të tjerë gazetarë e korrespondentë, vendas dhe të huaj, e ndoqën operacionin nga pjesë të ndryshme të fshatit duke plotësuar një mozaik informacioni mbi këtë ngjarje që ishte më e rëndësishmja e policisë për gjithë dekadën e fundit.
Këto janë fare pak përshkrime dhe unë kërkoj ndjesë që nuk kam përmendur shumë emra gazetarësh e kameramanësh, por e bëra këtë për të treguar se nuk kishte asnjë tapet të kuq për gazetarët në Lazarat, ku u vendos që disa të parakalonin e disa jo. Nuk kishte asnjë skuadër policie që u kujdes veçmas për të garantuar gazetarët, pasi në të kundërt nuk do të ishte djegur makina e "A1 Report". Në Lazarat kishte thjesht gazetarë guximtarë, gazetarë lufte, që duhen vlerësuar dhe respektuar për kurajën dhe guximin e tyre, duke ua toleruar edhe ndonjë lapsus gjatë raportimit.

Berisha ka të drejtë kur dyshon se ata ishin nën mburojën e shtetit, pasi standardi që ai kishte vendosur me median kur ishte president ishte standardi i gazetës "Albania", të cilës policia dhe SHIK ishin të detyruar ti raportonin gjithçka ndodhte, kuptohet sipas interesit shtetëror. Madje ndonjëherë ngatërroheshin dhe raportonin edhe atë që do të ndodhte, siç ishte rasti i lajmit për hedhjen në erë të lokalit të deputetit socialist Lush Përpali, ku njoftimi u botua në gazetë para se të ndodhte ngjarja.

Po, ata gazetarë që ishin në Lazarat ishin të privilegjuar. Ata u privilegjuan pasi raportuan nga një zonë lufte. Por këtë lloj privilegji nuk e kupton askush tjetër veç atyre që e ndjejnë këtë profesion jo thjeshtë si punë, ata që e përjetojnë adrenalinën e rrezikut dhe e shijojnë atë. Por këtë nuk ka si ta përjetojë një politikan, pasi në të kundërt do të ishte bërë gazetar. Ndërsa ata gazetarë që e kanë nisur karrierën direkt si redaktorë zyrash, padyshim që mendojnë se në një zonë rreziku shkohet vetëm duke u fshehur nën kapotën e policit.

MENTOR KIKIA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KA SHUMË TË DREJTË SHKRIMTARJA E NDERUAR, ZONJA VILHELME HAXHIRAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.21.2014)
LIDHJA E LIRISËNga DUKAGJIN ALIMUSAJ (06.19.2014)
DEDIKIM KUSHTUAR BASHKËVUAJTËSVE TË MINga RESHAT KRIPA (06.19.2014)
VIZITA E PAPËS NË TIRANË DHE HISTORIA E PERSEKUTIMIT FETAR NË SHQIPËRINË KOMUNISTENga FRANK SHKRELI (06.18.2014)
RA LAZARATI S'RA LAZARATINga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2014)
SHTETI, EKONOMIA, POLITIKANËT DHE...Nga UK LUSHI (06.16.2014)
BlogAPEL SHQIPTARËVE DHE POLITIKËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.15.2014)
100 VJET BRENGË KOLONEL TOMSONINga Dr. PËRPARIM TOMSONI (06.15.2014)
CA ÇASTE TË KËNDSHME ME Dr BUJAR LESKAJNga Prof. dr. ESHREF YMERI (06.14.2014)
AY, VETËM NJËNga RESHAT KRIPA (06.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]