E Hënë, 12.11.2023, 02:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
STABILITETI QË VJEN NGA LARGIMI I FULLANIT - Rreth takimit të Ambasadorit Amerikan me Guvernatorin
Nga RUDINA SESERI

E Premte, 08.15.2014, 04:24pm (GMT+1)



Duke rrezikuar së qeni një zë më shumë në një humnerë ku zërat që shkruajnë e flasin për drejtësi humbasin e nuk dëgjohen, po ndaj disa mendime në lidhje me procesin se si po menaxhohet skandali i abuzimit kriminal në Bankën e Shqipërisë.

Shtysa për këtë shkrim është interpretimi që po i jepet takimit të ambasadorit amerikan me Guvernatorin e Bankës shqiptare si një mbështetje e hedhur për Guvernatorin Fullani, pasi ai refuzoi të prononcohej nëse Guvernatori duhet të japë dorëheqjen.

Lejomëni të shtroj argumentin se problemi qëndron tek fakti se ambasadorit iu bë pyetja e gabuar. Nuk është as në kompetencat e ambasadorit dhe as në mandatin e tij të japë opinione nëse duhet të (dorë)hiqet drejtuesi më i lartë i bankës së një shteti të huaj. Pyetja e duhur për ambasadorin amerikan do të kishte qenë se si mendon ai që do të veprohej në shtetin e tij, ku ai shërben në një administratë publike, nëse do të zbulohej i njëjti skandal? Çfarë do të kishte bërë Janet Yellen, e cila kryeson Bankën Federale të rezervave në këtë rast! Çfarë hapash do të kishte ndërmarrë Bordi i saj? Për më tepër, ai duhet të pyetet në beson se Kongresi Amerikan do t'ia kishte lënë këtë çështje tërësisht Prokurorisë apo nëse do të kishte ngritur një grup special hetimi për këtë skandal?

Eksperienca dikton që kryetarja e Bankës Federale do të kishte marrë të gjithë përgjegjësinë mbi vete, do të kishte dhënë dorëheqjen në mënyrë të menjëherëshme, ndërkohë që Kongresi Amerikan do të kishte ngritur jo një, por disa grupe hetimore për këtë çështje.

Unë e interpretoj ndryshe takimin e Guvernatorit me ambasadorin amerikan. E shoh atë si një përpjekje të dëshpëruar të guvernatorit për mbijetesë. Në fakt, thuajse si anekdotë, imazhet e takimit më kujtojnë presidentë e kryeministra shqiptarë të së shkruarës, të cilët duke parë pozicionin e tyre të dobët politik në vend, s'lenë gurë pa lëvizur për të pasur mundësi fotografike me figura publike amerikane, me shpresë që të mund të influencojnë opinionin publik.

Duke shkuar paksa thjeshtë lëvizjet taktike të mbijetesës të Guvernatorit, çfarë gjej tërësisht fyese ndaj qytetarëve shqiptarë si një nënvleftësim të inteligjencies së tyre, është guximi me të cilin Guvernatori na informon se mosdorëheqja e tij është veprim përgjegjësie dhe jo e anasjellta. Ky konkluzion bazohet në tezën, se po të largohet ai, rrezikohet stabilitet ynë monetar. Çfarë?! Si mundet që një individ, sado i rëndësishëm, të njësojë peshën e tij individuale si të barabartë me institucionin? Banka Shqiptare është një institucion me struktura, rregulla dhe staf, që ka ekzistuar dhe do të ekzistojë shumë vite pasi emri i Guvernatorit në detyrë të harrohet. Të aludosh të anasjelltën, do të thotë të mos besosh në sistemin ligjor e financiar shqiptar. Do të thotë të besosh që i gjithë ekipi i Bankës të Shqipërisë luan rolin e kukullës dhe gjithçka nga kërkimet dhe analizat e deri tek politikat monetare dhe vendinmarrja të bëhet nga një individ i vetëm.

Largimi i Fullanit, qoftë dorëheqja apo largimi i detyruar, vetëm e forcon stabulitetin në vend. Së pari, kthen besimin tek një institucion që sot sundohet nga individë të punësuar nëpërmjet taktikave nepotiste. Ata variojnë nga familjarë të Guvernatorit e deri tek ndërthurja e thellë me të afërm të ish-pushtetit, ky i fundit një mekanizëm tejet efikas, për të siguruar mbijetesën e Guvernatorit. Së dyti, largimi i tij do të krijonte besimin se rregullat dhe ligjshmëria do të sundonin këtë institucion. Jo kaosi i rregullave të pashkruara e procedurave të pazbatuara. Së fundi, do të na jepte shpresën dhe BESIMIN se Banka e Shqipërisë merr përgjegjësi për problemet e saj, në vend që të çonte për dhjam qeni punonjësit më të ulët në rëndësi e më pak të lidhur me politikën. Këto janë veprimet që na japn besimin dhe jo uni mbretëror i Guvernatorit.

Së fundi, do t'i referohem këtu eksperiencës sime direkte si drejtuese bordesh mbikqyrëse në kompanitë ku unë investoj këtu në SHBA. Detyra e çdo anëtari në këto borde është qeverisja e institucionit në përputhje me ligjin, rregullat dhe etikën.

Në raste moszbatimi të njërit prej këtyre tri aspekteve, qoftë edhe në raste kur kemi të bëjmë me një shkelje të thjeshtë të etikës, e jo më tej, hapi i parë që merret, është largimi i drejtuesve të lartë, jo thjesht përfituesave të rëndomtë që gjetën hapësirën për të shkelur ligjin dhe e shfrytëzuan. Bordi Mbikqyrës i Bankës të Shqipërisë nuk po përmbush asnjërën prej përgjegjësive të lartpërmendura. Vetëm mbledhje e deklarata shtypi me shkrim, të gjitha në funksion të mbijetesës së Guvernatorit në detyrë - Shqipëria është vërtetë vendi i çudirave, por niveli kaq i lartë i papërgjegjësisë është ajo çka shtyn për mosbesim dhe mosqëndrueshmëri, jo anasjelltas.

*Nëntitulli është nga VOAL, është marrë respektivisht nga teksti.


RUDINA SESERI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHKRUHET 'KLAN' - LEXOHET 'HAJN'Nga ARTUR ÇANI (08.14.2014)
EDHE NJË PRESION TJETËR KUNDËR SHQIPTARËVE NËN MALIN E ZINga FRANK SHKRELI (08.14.2014)
60-VJETORI I THEMELIMIT TË ASAMBLESË SË  KOMBEVE TË ROBËRUARA EUROPIANENë kujtim të Vasil Gërmenjit Nga FRANK SHKRELI (08.12.2014)
VLORA DHE KOSOVANga RESHAT KRIPA (08.11.2014)
'RUSIA', POLEMIKË E ASHPËR BRITANI-FRANCËNga ANNE APPLEBAUM, Washington Post (08.10.2014)
A DO TA PËRVETËSOJNË SERBËT PERANDORIN ILIRO-SHQIPTAR KONSTANDINNga REXHEP SHAHU (08.10.2014)
'NE DUHET T’I THEMI STOP PUTINIT, TANI'Nga FRANK SHKRELI (08.08.2014)
OKTAPODI PO IA MERR FRYMËN VENDIT, SE SISTEMIN E KA GLLABËRUAR - KUSH GËNJEN ERMELINDA MEKSI APO KËSHILLI MBIKQYRËS?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.07.2014)
MEDEMEKËTNë vend të Letterman apo Leno, uriahipi FevziuNga ARTUR ÇANI (08.07.2014)
PRANDAJ KUVENDI I RI NUK PO LICENSOHETNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2023  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]