VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LIRIA E MOSPUBLIKIMITNga MICHAEL KNIGGE, Deutsche Welle

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 08:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LIRIA E MOSPUBLIKIMIT
Nga MICHAEL KNIGGE, Deutsche Welle

E Premte, 01.16.2015, 04:16pm (GMT+1)



Disa media kryesore amerikane u kritikuan ashpër, sepse vendosën të mos botonin karikaturat e Charlie Hebdo. Pa të drejtë, mendon Michael Knigge.

Ishte një impuls unik dhe gobal. Pas masakrës së shëmtuar ndaj karikaturistëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo javën e kaluar mediat dhe gazetarët në mbarë botën shprehën mbështetjen e tyre për lirinë e mendimit dhe të shtypit. Shumë media, ndër ta edhe Deutsche Welle, reaguan ndaj atentatit me fotografi, në të cilat gazetarët mbajnë pankarta me mbishkrimin "Je suis Charlie". Këto pamje u bënë shpejt simbol global i solidaritetit me viktimat. Në fund shprehja e solidaritetit gazetaresk dhe mbështetja e lirisë së shtypit u bënë vetë objekt i raportimit dhe i diskutimit në lidhje meCharlie Hebdo. Pas antentatit shumë media publikuan vetë karikaturat e Charlie-Hebdo, ndërsa të tjera zgjedhon të kundërtën. Dhe përsëri çështja, nëse mediat i botuan karikaturat apo jo, u bë pjesë e një diskutimi të gjallë. Ky debat nuk është vetëm i justifikuar, por edhe i dobishëm.

Kritikë e përgjithshme



Me të drejtë mund të kritikosh disa media kryesore amerikane si New York Times, Wall Street Journal, apo agjencinë e lajmeve Associated Press, që nuk kanë publikuar menjëherë pas sulmit karikatura të Muhametit, për të qenë të kujdesshëm me muslimanët, të cilëve ato u duken të papranueshme. Edhe CNN dhe Fox News nuk e bënë një gjë të tillë. Por që t'i cilësosh këto media për këtë arsye hipokrite dhe t'i akuzosh, se u lëshojnë pe xhihadistëve duke bërë vetëcenzurë, mund të jetë emocionalisht e kuptueshme, por është edhe fyese dhe kontraproduktive. Detyra e organizatave të mediave dhe gazetarëve është që të vlerësojnë informacionet, që i konsiderojnë relevante për vete dhe për përdoruesit e tyre. Vlera e lajmit është një nga kriteret, që përmenden shpesh në këto raste. Interesi publik është një tjetër aspekt i rëndësishëm, edhe pse më pak i përmendur.

Pyetje gazetareske

Le t'i shohim karikaturat e Charlie-Hebdo nga ky këndvështrim. A është e domosdoshme përsëritja e njërës, apo e disa karikaturave, për të paraqitur sulmin ndaj redaksisë së Charlie-Hebdo dhe sfondin e tij? E thënë me fjalë të tjera, a kanë karikaturat, që shumë muslimanëve u duken ofenduese, vetë vlerë lajmi? Shumica e gazetarëce do të thonin, vizatimet kanë vlerë lajmi, sepse Charlie Hebdo u sulmua për hir të tyre. Pyetja tjetër është, a është në dobi të interesit publik të publikohen vizatime, të cilat për një pjesë të shoqërisë janë të papranueshme dhe blasfemike. Përgjigja për këtë pyetje është edhe më pak e qartë.

Natyrisht liria e shtypit u jep gazetarëve të drejtën, për të botuar informacione, edhe kur një pjesë e shoqërisë i konsideron ato ofenduese. Por kjo nuk do të thotë se gazetarët duhet të publikojnë pa nevojë informacione apo fotografi delikate, vetëm se e kanë në dorë ta bëjnë këtë. Ata duhet ta vlerësojnë, nëse mund të transmetojnë informacionet e nevojshme, pa plagosur pa nevojë ndjenjat e njerëzve. Prandaj është një dilemë, t'i publikohesh karikaturat, dhe nëse po, cilat. Buzzfeed dhe të tjera portale amerikane të internetit kanë nxjerrë një përzgjedhje më të gjërë të karikaturave të Charlie-Hebdo. Wall Street Journal dhe Washington Post, që pas atentatit hoqën dorë nga karikaturat e Muhametit, publikuan pastaj kopertinën e Charlie-Hebdo me Muhametin, që qante. Ndërsa New York Times nuk e publikoi as atë. Çdonjëri prej këtyre vendimeve mund të justifikohet. Kjo që quhet liri e shtypit. Dhe ajo përfshin të drejtën për të mos publikuar. dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË KËRKIM TË ESHTRAVE TË TË RËNËVE PËR LIRI E DEMOKRACINga RESHAT KRIPA (01.16.2015)
NË MBROJTJE TË VLERAVE TË PËRBASHKËTANga FRANK SHKRELI (01.16.2015)
NA DUHET NJË TJETËR PROTESTË E MADHENga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (01.15.2015)
VIDHET HISTORIA E QYTETIT ILIR TË SHASITNga FRANK SHKRELI (01.14.2015)
Baromteri diplomatikNËNAT TONA NUK JANË EGËRSIRA, POR SHEMBËLLTYRË E VIRTYTSHME SI NËNË TEREZA SHQIPTARE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.12.2015)
SHPIFËSIT E MINISTRISË SË KULTURËS - GËNJYEN PA KUFINga GANI MEHMETAJ (01.11.2015)
TË JESH A TË MOS JESH CHARLIE HEBDONga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.10.2015)
NË PARIS VRITET LIRIA E SHTYPITNga FRANK SHKRELI (01.08.2015)
Barometri diplomatikBEOGRADI PO LUFTON PËR 'ANULIMIN' E PAVARËSISË SË KOSOVËS, KURSE PRISHTINA PËR 'NORMALIZIMIN' ME SERBINË!!!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (01.08.2015)
NGA CIKLI I SHKRIMEVE PËR ZVICRËN - PËR SHQIPËRINË NGA EKSPERIENCA ZVICERANE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]