VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NUK ËSHTË PUNË E NDERSHME TË DËMTOSH ATDHEUN - LETËR DREJTUAR EDI RAMËSNga Akademik MARK KRASNIQI

                                                                                      

E Shtunë, 10.12.2024, 07:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NUK ËSHTË PUNË E NDERSHME TË DËMTOSH ATDHEUN - LETËR DREJTUAR EDI RAMËS

Nga Akademik MARK KRASNIQI


E Djelë, 05.16.2010, 03:52pm (GMT+1)

Ka kohë që po të shohim përditë në ekranin televiziv dhe në faqet e shumë gazetave të përditshme, duke luftuar bashkë me shokët tu socialistë për të marrur pushtetin në mënyrë jo legjitime, madje dhe me dhunë, duke bllokuar rrugët në kryeqytet dhe në disa qytete të tjetra dhe duke organizuar madje, edhe grevë urie të dhjetra deputetëve socialistë. Është e drejtë, madje do të thosha - është detyrë e opozitës në çdo vend që të kritikojë qeverinë në mënyrë të ndryshme paqësore, civilizuese duke respektuar normat ligjore edhe për një veprim të tillë. Por, kjo luftë paqësore e opozitës duhet të zhvillohet në seancat e Kuvendit të Shtetit, duke mbështetur kërkesat dhe kritikat përkatëse me arguumente, për të pasur sukses përpjekjet e tilla. Rruga, greva dhe dhuna nuk mund ta kenë efektin, i cili mund të arrihet brenda Parlamentit.

Madje, veprimet e tilla jashtë këtij institucioni nuk i pëlqen shumica dërrmuese e elektoratit dhe e popullit në përgjithësi, aq më pak faktori ndërkombëtar. Ne në Kosovë, por mendoj se edhe mbarë popullsia shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, me vëmendje dhe brengosje përcjellim ngjarjet e fundit në Republikën e Shqipërisë, të cilën e duam dhe i gëzohemi përparimit të saj. Madje, siç dihet, për krijimin e këtij shteti edhe shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të tjerët, kanë derdhur gjakun e tyre. Nuk është punë e ndershme të dëmtosh atdheun, shtetin, për interesin personal, për karrierizëm të sëmurë. Kutitë janë numëruar e stërnumëruar deri tash në Fier, në Lezhë etj.

Dhe janë vërtetuar nga të gjitha instancat përkatëse qytetare, gjyqsore e ndërkombëtare, është vërtetuar numri i saktë i votive dhe janë mbyllur ato të bekuara. Prandaj mos kërko çka s'ke të drejtë. Tash, me këto budallallëqet e tua ke humbë simpatinë e shumëkujt, madje edhe ndër partizanët e tu të deridjeshëm, sepse po e dëmton Shqipërinë. Bile, po ta them edhe një të vërtetë: me këto sjelljet tua antikombëtare, shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës nuk të do aspak. Ne e duam vetëm atë qeveri në Shqipëri e cila ndjek rrugën kombëtare, demokratike, djathtiste, e jo asnjë tjetër. Ti dhe Spartak Ngjela, Arta Dade dhe ndonjë ish-komunist tjetër i deridjeshëm, i maskuar si social-patriot, mund të thotë, bashkë me ty, ",kosovarët le t'i bienë kavallit, ne bëjmë punën tonë''.

Por nuk është ashtu, sepse ne shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët pertej kufirit janë më se gjysma e popullit shqiptar. Ka edhe ndër ne shqiptarët e Kosovës që janë partizanë të tutë dhe të Rexhep Mejdanit e të Ramiz Alisë. Por, ata gjoja marksistë, nuk gëzojnë simpatinë e pjesës dërrmuese të shqiptarëve kombëtarë djathtistë. Madje edhe adhuruesit komunistë të deridjeshëm nga Kosova, tashmë e kanë ndrruar pllakan e gramofonit të tyre të demoduar, i cili deri dje "argëtonte" kryeqytetin e Kosovës deri në mesnatë me këngën kumbuese "Parti-Enver, jemi gati kurdoherë!". Dhe tash me entuziazëm rinor e mençuri pleqrore, ia kanë ndërruar dyzenin kësaj melodie dhe nuk po këndojnë më për Enverin, por ia kanë dredhur bigën dhe e kanë shitur Enverin për tenderin, duke u gërvallur deri në kupë të qiellit me ,,Parti tender, jemi gati kurdoherë!". A mos po e merr ti rolin e bandave komuniste si në vitin 1997?/I nderuar zoti Rama, historia po përsëritet në Shqipëri, a mos po merr ti rolin e bandave komuniste të vitit 1997, kur Millosheviqi i ka blerë ato banda për të shkatërruar atdheun e vet.

Sot Serbia do të jepte edhe 100 milionë për shkatrrimin e Shqipërinë, qeverinë demokratike të saj. Në Greqi, megjithëse është në krizën e madhe financiare, do të gjëndeshtin biznismenë shovinistë antishqiptarë për të finansuar përsëritjen e ngjarjeve të vitit 1997. Akademiku famëkeq serb,Vasa Qubrilloviq, kur Serbia me 1937 me terror pastronte Koasovën e Maqedoninë nga shqiptarët, duke ua marrë token dhe duke i dëbuar për në shkretëtirat e Anadollit në Turqë, ky akademik monstrum, në eleboratin e tij për pastrimin etnik paraqitur qeverisë së Beogradit, shkrante se - Evropën do ta bindim që ketë ekzod e kërkojnë vetë shqiptarët, sepse duan të jetojnë në shtetin mysliman, në Turqi.

Shqipëria mund të kundërshtojë, por Serbia nuk duhet të kursejë asgje për t'ua mbyllur gojën me para njërëzve në Tiranë, sepse "atje shkojnë paratë". Zoti Rama, prapë po u them, historia po përsëritet, Serbia është plot me Millosheviqa, në opinion mbretëron dyshimi, a mos ka edhe sot në Shqipëri Lalë Krosa të korruptuar dhe Esat Pashë Toptana, tradhtarë që shitën si kafshë në pazar!... Ti sot, me socialistat tu, keni marrë rrugën e tradhëtisë, e jot ë kutisë. Vetëm me kthimin prapa nga kjo rrugë duke ndjekur rrugën institucionale në Parlament si opozitë për të mirën e shtetit, të atdheut tend, mund ta demantoni këtë dyshim. Nëse ti nuk e bën këtë, merr përgjegjësinë për të gjitha të këqijat që po i shkakton me demonstrara, greva, bllokimin e rrugëve e me veprime të tjera, dhe më në fund asgjë s'fiton.

Mos i dëgjo këshilltarët e t'u qëllimkeq, sepse ata kanë interesin personal, ndoshta janë edhe të korruptuar, sepse në Shqipëri, por jo vetëm aty, ka shqiptarë që shitën, siç janë shitur më 1997 si delet te kasapi i Ballkanit, krimineli Slobodan Milosheviq. Prandaj mos ia zë rrugën Shqipërisë për të hyrë në Evropë. Ti edhe sikur të ishe në pushtet, nuk do ta kishe përkrahjen ndërkombëtare, sepse po tregohesh si element shkatërrimtar. Sali Berisha gëzon autoritet dhe përkrahje ndërkombëtare, sepse është treguar i aftë për të udhëhequr shtetin demokratik dhe për të qenë kooperativ në politikën e jashtme. Mos u merr me Sali Berishën, sepse ai ka përkrahjen e popullit, të kosovarëve dhe të ndërkombëtarëve, merru me interesin e Shqipërisë... Me shpresë që këtë letër pak ekstravagante do ta kuptosh si një bisedë të sinqertë shoqërore, të uroj shëndet të mire fizik e mental dhe punë të mbarë e konstruktive në Kuvendin e Shqipërisë.

MARK KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STANDARDI I DYFISHTE I DREJTESISE NDERKOMBETARENga Faton BISLIMI *  (05.15.2010)
RADIKALIZIMI ËSHTË KUNDËRPRODUKTIVNga LEONARD DEMI (05.14.2010)
SHBA TË MARRIN NË MËNYRË EMERGJENTE ROLIN AKTIV NË SHQIPËRI PËR TË NDALUR HUGO ÇAVEZIN E BALLKANIT !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.10.2010)
NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (05.05.2010)
ATJE KU DIGJET FLAMURI I NATO-S - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.05.2010)
A ËSHTË KURSIMI NJË MIT GREK?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (05.03.2010)
BIZNES APO POLITIKË?Nga PATRICK MOORE. Radio Evropa e Lirë (04.30.2010)
SHARLATANË DHE SHARLATANIZËMNga MAUREEN DOWD, New York Times (04.29.2010)
NATA SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2010)
RËNIA E TË PAPREKSHMËVENga MASSIMO GAGGI, Corriere della Sera (04.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]