VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EDHE NJË PAQYRIM TJETËR I TERRORIT KOMUNIST: GRABJANI RREZE KODRAVE  LIBER I ZOTIT LEKE TASI   Nga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 10:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EDHE NJË PAQYRIM TJETËR I TERRORIT KOMUNIST:
GRABJANI RREZE KODRAVE
 LIBER I ZOTIT LEKE TASI  
Nga FRANK SHKRELI

E Mërkurë, 05.19.2010, 07:10pm (GMT+1)




Pasi renja e komunzimit ne Shqiperi nuk u shoqerua nga ngritja e muzeumeve qe do te deshmonin terrorin dhe krimet komuniste, nderkohe qe nuk u ngriten peremendore ne kujtim te viktimave te komunzimit dhe nuk u ruajten kampet e perqendrimit si kujtese te krimeve komuniste per brezat e ardheshem, libri i Zotit Leke Tasi eshte nje permendore tjeter qe i dokumenton keto shtypje dhe krime kunder njerezimit. E lexova kete liber nderkohe qe Ramiz Alia me shoket e vete, duke perfshire edhe Nexhmije Hoxhen, po i serviret popullit shqiptar me "kujtimet" e tyre duke paraqitur veten dhe perkrahesit e regjimit te tyre si  "heroje te idealit".  Rendesia e deshmise se fuqishme e te gjalle ne kujtimet e Zotit Tasi, si edhe deshmite e te tjereve me pare per krimet e komunizmit, si Pater Zef Pllumi, eshte se ajo perben nje pergjigje te drejte per drejte ndaj atyre ne Shqiperi, por edhe jashte, qe gjithnje jane nostalgjike, paraqesin argumenta falso dhe perpiqen qe tani te minimizojne krimet e komunizmit ne Shqiperi.

Zoti Tasi pershkruan vuajtjet e tija, te familjes se tij e shume personave rreth tij, me te cilet fati i jetes e kishte bere bashkvuajtes me ta. Ai jep hollesi  mbi krimet e nje diktature qe ishte me e egera ne Evropen Lindore, e ndoshta ne bote, dhe ne menyre te terthorte na ben te mendojme edhe per humbjet shpirterore, morale e fizike te popullit shqiptar gjate asaje periudhe.  Libri i Zotit Tasi fakton se shteti komunist shqiptar jo vetem qe ishte nje regjim qe kryente krime kunder njerezimit ne radhet e shqiptareve qe nuk pajtoheshin me te -- por ne te vertete, ai regjim ishte nje ndermarrje kriminale, qe detyronte bashkatdhetaret e vet te jetonin dhe te punonin ne kushtet me barbare qe mund te merreshin me mende.  Regjimi komunist ne Shqiperi, internonte, burgoste e vriste te gjithe ata qe i konsideronte si sfida politike ndaj regjimit te Enver Hoxhes. Si te tilla, ato kryheshin me qellim arrijtjen e nje objektivi politik te vetem, qe ishte mbajta ne fuqi me cdo kusht e regjimit enverist.  Ne pergjithesi, keta te perndjekur politike -- te vrare, te torturuar e te ekzekutuar -- ishin ajka e kombit shqiptar: njerez qe patriotizmin,  e jo proletarizmin nderkombtar, e shihnin si detyre civile, por edhe si burim i virtyteve kombetare, per te ngritur larte atdheun dhe per te bere jeten me te mire dhe me te kenaqeshme per te gjithe. Keta ishin burra, por edhe gra si motera e Zotit Tasi, Tefta, qe ishin te bashkuar rreth dashurise per atdheun, me patriotizem dhe me idealet e lirise. Ketyre u kemi borxh shume, por mbi te gjitha kujtimi i tyre nuk guxon te harrohet, e kejo eshte nje nder meritat e ketij libri.

Eshte e vertete se ne thelb ky liber pershkruan neperkembjen e dinjitetit njerezor, si dhe vuajtjet e trupit. Por ndoshta torturat me te renda mund te kene qene ato te mendjes te atyreve qe dergoheshin ne kampet e perqendrimit dhe ne kampet e ri-edukimit.  Lista e krimeve per te cilat ata dergoheshin ne keto kampe ishte e gjate duke filluar nga kritikat kunder regjimit e deri tek te degjuarit e radio transmetimeve te huaja, duke perfshire ketu edhe Zerin e Amerikes. Me kujtohet se -- megjithse me programet tona e dinim se mbushnim nje boshllek te madh informacioni ne Shqiperi -- shpesh mendonim se sa njerez qe mund kishin kurajon te na ndegjonin, perfundonin ne burg ose internim per kete te drejte baze te njeriut, per te qene i informuar. Ne te vertete, e ndienim si nje barre te rende shpirterore. Por kejo ishte lufta, qe Presdienti Ronald Reagan e cilesonte si "e mira kunder te keqes." Ne fakt, per ata qe nuk dinin ose nuk donin te dinin, duke lexuar tani librin e Zotit Leke Tasi, njerezit normal vine ne perfundim se me renjen e regjimit komunist, dicka me te vertete e keqe ka marre fund.

Zoti Tasi meriton falenderime per motivimin per te botuar kete ditar, por edhe per fisnikerine e tij, dhe per besimin e tij ne nje rregull moral shoqeror dhe per nje shoqeri te mire shqiptare. Ky liber, si edhe te tjere libra deshmitare te nje tmerri qe historia jone nuk e kishte njohur me pare, eshte i doemosdoeshem te lexohet nga te gjithe, por sidomos nga brezat e ri -- pasi ne mendimin tim problemet politike, shoqerore e ekonomike me te cilat perballet sot Shqiperia, e kane gjithnje bazen e burimin ne kete regjim; regjim ky i cili edhe sot, pas 20-vjetesh, mban peng shoqerine shume te vuajtur shqiptare.

Libri i Zotit Tasi eshte nje kontribut i vlefshem per te informuar brezat e ardheshem, jo vetem per ato qe sipas Ramiz Alise mund te kene qene "gabime", por per krimet e verteta te sistemit komunist -- tragjedise me te madhe politike te shekullit te kaluar -- nje sistem ky qe denonte njerezit jo per ato qe benin, por vetem per faktin se kush ishin. Per te gjallet, si Leke Tasi e tjeret, neqoftse nuk ka mundesi ose deshire t'ju sherojme plaget e tyre trupore e mendore, atehere e kerkon dinjiteti njerezor qe te pakten ish-udheqesit e regjimit komunist te periudhes qe pershkruan Zoti Tasi ne librin e tij,  ete cilet dhane urdher per persekutimin e tyre, mos tu hedhin krype ne plaget e tyre tani duke ri-shkruar kete histori te hidhur te kombit sipas versionit te tyre te rreme.

Per nje deshmi te vertete te kesaj historie te shekullit te kaluar shkoni me Zotin Leke Tasi ne "Grabjan rreze kodrave", ku do te mesoni per tragjedine e hidhur tonen.


FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUR ATDHEU TË VRETNga KIM MEHMETI (05.18.2010)
NJË SUPERFUQI - DHE NJË PRESIDENT - ME NDIKIM NË RËNIENga RICHARD COHEN, Washington Post (05.18.2010)
NUK ËSHTË PUNË E NDERSHME TË DËMTOSH ATDHEUN - LETËR DREJTUAR EDI RAMËSNga Akademik MARK KRASNIQI (05.16.2010)
STANDARDI I DYFISHTE I DREJTESISE NDERKOMBETARENga Faton BISLIMI *  (05.15.2010)
RADIKALIZIMI ËSHTË KUNDËRPRODUKTIVNga LEONARD DEMI (05.14.2010)
SHBA TË MARRIN NË MËNYRË EMERGJENTE ROLIN AKTIV NË SHQIPËRI PËR TË NDALUR HUGO ÇAVEZIN E BALLKANIT !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.10.2010)
NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (05.05.2010)
ATJE KU DIGJET FLAMURI I NATO-S - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.05.2010)
A ËSHTË KURSIMI NJË MIT GREK?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (05.03.2010)
BIZNES APO POLITIKË?Nga PATRICK MOORE. Radio Evropa e Lirë (04.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]