Me heret kete muaj, Presidenti i Rumanise, Zoti Trajan Basesku beri nje vizite njeditore ne Shqiperi ku u takua me udheheqes te shtetit dhe te qeverise shqiptare. Ne pamje te pare kjo vizite e udheheqsit rumun u duk shume e ftohet nga takimet qe ai pati me zyrtaret shqiptare, kur konsideron miqesine e vjeter shqiptaro-rumune, si edhe rolin qe komuniteti shqiptar ne Rumani ka luajtur ne perkrahje te çeshtjes shqiptare, sidomos ne fillim te shekullit te kaluar. Per me teper, kjo vizite nuk u duk aspak miqesore, pasi kemi te bejme me dy vende qe tani jane anetare te aleances se NATO-s, dhe detyrimisht ne rast te nje nevoje ekstreme ushtaret e dy vendeve do te luftonin krah per krah me njeri tjetrin ne mbrojtje te vlerave e te parimeve te aleances kunder nje armiku te perbashket. Nga pamjet e jashteme u duk sikur Zoti Basesku e perdori viziten e tij ne Shqiperi jo per te thelluar marredhenjet midis Tiranes e Bukureshtit, por vetem e vetem per t'u dhene nje "leksion" publik shqiptareve ne lidhje me minoritetin arumun, por qellimi kryesor duket se ishte per te vene ne dukje perseri kundershtimin e ashper edhe ndoshta me te eger se ne te kaluaren ndaj pavaresise se Kosoves -- kesaj rradhe nga platforma e nje vizite shteterore ne Tirane.
Interesimi i tij per arumunet ne Shqiperi mund te pertypet disi, megjithse po te perdorej e njejta logjike, Shqiperia e tani edhe Kosova si dy shtete te pavarura, duhej te interesoheshin dhe te kerkonin edhe njohjen e pakicave te shqiptareve ne vende te tjera, larg trojeve tona autoktone ne Balkan, si per shembull ne Ukraine, ne Zare te Kroacise e gjetke, ku ka pakica shqiptare. Por qellimi i ketyre pak rreshtave nuk jane arumunet, por deklarata e Zotit Basesku ne Tirane, dhe politika "jo-fleksibile" e shprehur prej tij ne emer te shtetit rumun karshi pavaresise se Kosoves. Rumania, per nje kohe te gjate ka zhvilluar nje politike pro-serbe, por sidomos gjate lufterave te fundit ne Balkan, Bukureshti perkrahu forcat me te erreta te regjimit serb, te kryesuara nga Milosheviqi. Me kujtohet kur isha drejtor i Zerit te Amerikes per Evropen gjate lufterave te Balkanit me 1990-at dhe gjate luftes ne Kosove, ndersa regjimi i Miloshevqit kishte vendosur censure te plote dhe kishte mbyllur nje numer radiostacionesh, Zeri i Amerikes se bashku me BBC dhe Radio-n Evropa e Lire, vendosen per te krijuar te ashtuquajturin, "ring around Serbia". Ne te vertete, ishte nje unaze radio-stacionesh rreth e perqark Serbise, te cilat kishin ra dakord te ri-transmetonin programet perendimore drejtuar popullit serb. Rumania ishte i vetmi vend qe ngurronte te aprovonte ri-transmetimin e programeve te tilla nga territori i saj, ne nje kohe qe populli serb vuante nga mungesa e informatave te sakta ne lidhje me krimet qe bente regjimi i Miloseviqit ne Kosove dhe ne Balkan. E them kete per te vene ne dukje se politika rumune kunder shqiptareve te Kosoves ka nje histori te gjate dhe eshte ne perputhje dhe ndoshta ne bashkrendim te plote me politiken serbe. Absurditeti dhe hipokrizia e politikes rumune u pa nga deklaratat e Zotit Basesku ne Tirane, ku ai vuri ne dukje shqetsimin e tij per gjendjen e arumuneve ne Shqiperi, te cilet gezojne respektin nga ligji si çdo qytetar shqiptar, ndersa shteti rumun gjate dekadave ka perkrahe ose ka heshtur ne lidhje me gjenocidin seb kunder shqiptareve ne Kosove, dhe tani refuzon gjithnje te njohe pavaresine e Kosoves.
I nderuar Zoti Basesku. Evropa jug-lindore ka pesuar ndryshime rrenjesore ne 20 vjetet e fundit. Shqiperia dhe Shqiptaret, siç tha edhe Presidenti i Shqiperise, Zoti Bamir Topi gjate vizites suaj ne Tirane, deshirojne te rrisin bashkpunimin dhe sigurine ne Balkan si dhe anatersimin e te gjitha vendeve ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian, perfshire, pra edhe Kosoven. Presidenti shqiptar tha gjithashtu se eshte detyrim dhe aspirate e vendeve dhe popujve tane, si edhe i lidershipit politik per te qene se bashku, per te bashkpunuar qe e nesermja e Ballkanit te jete ne Evropen zyrtare. Nga vizita e presidentit rumun ne Shqiperi u pa qarte papajtueshmeria mids qendrimit te Bukureshtit dhe Tiranes karshi pavaresise se Kosoves. Por Shqiperia dhe Kosova kane perkrahjen e patundur e konsekuente te Shteteve te Bashkuara dhe aleateve tjere perendimore per pavaresine e Kosoves. Kete e vuri ne dukje per te 100-here edhe dje ambasadori amerikan prane OSBE-es, Zoti Ian Kelly i cili tha se "Qendrimi i Shteteve te Bashkuara (ndaj pavaresise se Kosoves) mbetet i pandryshuar. Pavaresia e Kosoves mbetet e pandryshuar. Pavaresia e Kosoves eshte e pakethyeshme. Kufijte e saje jane te vendosur", tha ambasadori amerikan. Dhe ne Prishtine sot, Ministri britanik per Evropen, Zoti David Ledington, ne nje konference shtypi me Presidentin e Kosoves, Zotin Sejdiu, tha se "qeveria britanike do te mbetet e vendosur ne mbeshtetjen e saj per pavaresine e Kosoves dhe ne kundershtimin e saj ndaj cfaredo bisede per ndarjen apo trajtimin e serishem te ceshtjes se statusit te Kosoves", tha ministri britanik, gjate vizites se tij ne Prishtine, ku solli pershendetjet e kryeminsitrit te ri britanik, Zotit David Cameron, per popullin e Kosoves.
Prandaj, i nderuar president Basesku, per hir te miqesise se vjeter midis dy kombeve tona dhe per nje te ardheme me te mire ne marredhenjet midis shqiptareve e rumuneve, bë ate qe ka bere shumica e botes se qytetruar: njihe Kosoven shtet te pavarur e sovran, pasi nje gje e tille eshte jo vetem ne interesin e perbashket, por ne te njejten kohe i sherben paqes dhe stabilitetit ne Evropen jug-lindore, zhvillimit demokratik, paqes e begatise rajonale dhe integrimit te saje te shpejte ne komunitetin euro-atlantik.
KËSHTU NDEROHEN HERONJTË
Nga FRANK SHKRELI
MASAKRA E TIVARIT
Nga FRANK SHKRELI
EDHE NJË PAQYRIM TJETËR I TERRORIT KOMUNIST:
GRABJANI RREZE KODRAVE
LIBER I ZOTIT LEKE TASI
Nga FRANK SHKRELI
NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT
Nga FRANK SHKRELI
NUK JEMI POPULL KRAHINASH AS FISESH POR NJË KOMB: SHQIPTAR
Nga FRANK SHKRELI