Në konsumimin e përditshëm të realiteteve që lidhen me Kosovën, tani jemi duke u përballur me një realitet të ri pak fantazmagorik, sipas të cilit Brukseli do të kryesojë bisedimet Kosovë-Serbi, kur bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit nuk janë as prioritet dhe as emergjencë. Për Brukselin momentalisht, bisedimet Prishtinë-Beograd duhej të mbeteshin tabu, përderisa Serbia zyrtare i kërkon ato për përfitime territoriale, çka bie ndesh direkt me ato që kërkon Brukseli prej Serbisë.
Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë i shpallur më 22 Korrik 2010 ishte shumë i rëndësishëm sidomos për t'ua prerë rrugën pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës. Ideja e Brukselit për t'u kthyer tek bisedimet nuk ngjan produktive. Nuk ngjan si hap përpara, nuk ngjan as si qëndrim në vend por si një prapaktheu.
Brukseli përmes Rezolutës së 28-shes, të cilën e paraqiti si arritjen e vet pas takimit Eshton-Tadiç, reflektoi një gjendje konfuzionale, pasi Rezoluta nuk shprehte një qëndrim të përbashkët midis Brukselit dhe Serbisë, por ishte shprehje e një marrëveshjeje që s'mund të jetë e tillë përderisa palët shprehin në thelb qëndrime diametralisht të kundërta me njëra-tjetrën. Ajo që tingëlloi më e papranueshme është fakti se Brukseli e paraqiti Rezolutën si të 28-shes, duke lënë jashtë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Kroacinë. Termi 28-të ishte utilitar por keqkuptues.
Por sensacioni më i madh i kësaj historie, është pretendimi i Brukselit për të bërë solo, pa Amerikën, mediatorin midis Kosovës dhe Serbisë, çka ka një tingëllim shumë stonues, sepse historikisht Brukseli pa SHBA nuk ka qullosur kurrë gjë.
Nëse Brukseli do të dëshironte të demonstronte një ndryshim të stilit të tij, për të treguar se mund, do të duhej që të mos e fillonte punën nga bishti, por nga koka. Momantalisht nuk janë emergjente bisedimet Kosovë-Serbi. Emergjente është njohja e Kosovës nga sa më shumë shtete. A mund të lobojë Brukseli me vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ? Po ! Këtej mund ta nisë punën Zonja Eshton.
Por më emergjente për Brukselin, çka do të duhej të ishte edhe prioritet i prioriteve, është që të ushtrojë ndikimin e vet që pavarësinë e Kosovës ta njohin Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia e Qiproja , që janë 5 vendet anëtare të BE, të cilat deri më tash nuk e kanë njohur. Nëse Brukseli nuk ka fuqi të ndikojë tek vendet anëtare të saj, tre prej të cilave përfaqësojnë shtete me demokraci shumë fraxhile, ndërsa Greqia dhe Spanja, janë dy shtete, thellësisht të cfilitura nga kriza ekonomike, e si mund të pretendojë atëhere BE-ja që do të bëjë e vetme pa SHBA ?
E kur Brukseli në lidhje me Kosovën ka pasur ndonjëherë sukses "solo" pa SHBA? Asnjëherë. Brukseli ka pasur sukses vetëm kur ka qenë në duet me SHBA, dhe kur në këtë duet, SHBA kanë luajtur rolin kryesor. Le të shohim në retrospektivë 12 vitet e fundit, prej 1998-2010. A do ta kishte zgjidhur dot Brukseli "solo" çështjen e Kosovës? Kurrë ! E atëhere e përse i duhet të eksperimentojë rolin e solistit tani kur Kosova është në finish? Rolin e solistit, Brukseli mund ta ushtrojë atje ku duhet, tek pesë shtetet anëtare të saj që vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si dhe përmes një diplomacie intensive lobuese për Kosovën nëpër botë. Për të tjerat Brukseli duhet të jetë e lidhur ngushtë me SHBA, në një duet solid, ku SHBA të mbajnë rolin kryesor. Sepse këtë rol ua ka diktuar historia, pasi BE nuk ka bërë dot primadona-n.
(Ky opinion është botuar më 20 Shtator tek Bota Sot)
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJUNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ