VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDKNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 09.21.2010, 02:48pm (GMT+1)

LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) nuk arrin të na e mbajë frymën pezull as sa çel e mbyll sytë.

Isa Mustafa, i zgjedhur në dhjetor 2007 kryetar i Komunës së Prishtinës, i njohur si personaliteti më popullor nga radhët e LDK-së në Kosovë, ia ka këputur shpresat shefit të tij të vjetër, Bujar Bukoshit, se ai mund të ishte në përkrahje të ish kryeministrit të Kosovës në mërgim dhe ministrit aktual të shëndetësisë në garën e mundshme për kreun e partisë.

Vetëm nëse Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e lejon Fatmir Sejdiun që, duke qenë president i vendit, të jetë edhe kryetar i LDK-së dhe kështu të mos kryesojë dot fushatën e re zgjedhore, atëhere Mustafa do të kandidonte për kryetar të ri të partisë, ashtu duke qenë alternativë e Bukoshit. Pra, vetëm me lejen dhe pajtimin e vetë Sejdiut.

Mustafa ka qenë Ministër i Ekonomisë dhe i Financave i Republikës së Kosovës i qeverisë së Bukoshit në mërgim (1991-1999). Njeriu me CV-në më të pasur në Kosovë me karrierë politike, shtetërore, akademike e tjerë, namin e tij të mirë e pati vulosur me "Sistemin e Financimit të Republikës së Kosovës", çka ia jepte jepte edhe emrin e dytë Mistër Trepërqindëshi. Përkrahjen e tij, z. Mustafa ndërkohë ia deklaroi shefit të ri të tij, Presidentit Fatmir Sejdiu, me të cilin ka punuar si këshilltar ekonomik në vitin 2007, zyrë të cilën e ndërronte me atë të kryetarit të Prishtinës.

Lidhja Demokratike ka vuajtur edhe më herët nga mungesa e kandidaturave të reja për kryeministër. Emri i Isa Mustafës, sa kohë që pati qarkulluar si kandidaturë e mundshme alternative për kreun e LDK-së, pati ngjallur shpresën se, më në fund, kjo parti do të dilte me një emër të ri serioz për kryetar qeverie. Nga ngurimi i Mustafës, do të shikonte hapësirë të lejueshme Bujar Bukoshi, i vetmi kryeministër që ka nxjerrë kjo parti.

Mosdhënia e përkrahjes nga ana e Mustafës, shpallja e kalimit të kësaj përkrahjeje tek kryetari aktual i partisë, presidenti Sejdiu, e bëjnë përfundimisht Bujar Bukoshin një alternativë jobindëse të Sejdiut. Bukoshi pati shpresuar se duke ia dhënë LDK-së kandidatin për kryeministër të ardhshëm, do të gjente përkrahjen e duhur dhe do t'ia kthente shkëlqimin e humbur kësaj partie e do t'ia ringjallte shpresën për të qenë më e parapëlqyera e elektoratit.

Pozicionimi i Mustafës i heq përfundimisht shpresat edhe për ndonjë reformim përmbajtësor në këtë parti. Tashmë çdo reformim do të mjaftohet me risitë në grupin e njerëzve të stafit të Fatmir Sejdiut. Dhe LDK-ja do të tentojë të bëjë edhe një hap tjetër drejt konsolidimit të saj si parti e liderit, duke marrë përfundimisht fizionominë që lidhet me emrin e përveçëm të presidentit aktual.

Ky moment politik sqaron edhe se LDK-ja do të hyjë në zgjedhjet e ardhshme politike të Kosovës duke pasur si kandidaturë për kryeministër të Kosovës Fatmir Sejdiun. Formati dhe pesha e ardhshme e fitores së kësaj force politike do të përcaktohen nga kapitali politik i liderit të saj të grumbulluar në pesë vitet e fundit, pra deri në momentin e votimeve, më 2011.

Natyrisht, kjo është formula me të cilën kjo parti do t'i paraqitet elektoratit të Kosovës dhe formula e cila do ta mobilizojë partinë, tashmë të Sejdiut, për t'ia kërkuar votat këtij elektorati. Dhe kjo na bën të parashikojmë se asgjë nuk do të dalë nga skemat e njohura të kësaj force politike. Pra, me asgjë kjo forcë politike nuk do ta befasojë anëtarësinë apo elektoratin. Dhe këtë, madje, do ta ketë si përparësi ndaj rivaleve politike. Duke u paraqitur kështu si partia më e vjetër e spektrit politik pluralist, e cila nuk i ka munguar asnjëherë jetës së vendit, e cila nuk i ka munguar asnjëherë qeverisjes së vendit.

Pikë e dobët e partisë vazhdon të jetë paraqitja e kandidaturës për kryeministër të ri të Kosovës. Nëse Sejdiun do ta paraqesë si figurë që do të rikandidojë për president, atëherë partia thjesht do të rikonfirmonte se është një parti që nuk nxjerr dot kandidatura për postin më të rëndësishëm të vendit. Dhe, përfundimisht, partia do të detyrohet ta kandidojë Sejdiun për kryeministër e, nga ana tjetër, në një skemë jo të re dhe jo befasuese, në rast se LDK do të dalë përsëri parti e dytë do të llogaritet rikandidimi i Sejdiut për president.

Dhe do të llogaritet përsëri në kapitalin që presidenti aktual ka grumbulluar si partner i kryeministrit Thaçi në proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova këto vite. Dhe e gjitha do të varet sa do ta vlerësojë vërtet elektorati i Kosovës rolin e tij në këtë duet në krye të vendit.

Kjo i paragjykon dhe i paracakton edhe lëvizjet e kësaj partie drejt aleancave politike, të cilat gjithashtu nuk mund të dalin nga korniza e skemave. Edhe nga një kundërthënie e tillë LDK do të përpiqe të betonojë vendin e dytë në spektrin politik të Kosovës. Kjo renditje në mandatin e tashëm është përjetuar me komoditet të pazakonshëm në këtë parti. Sa është e tillë për elektoratin? Edhe për këtë duket se LDK-ja do t'i ketë rënë lapsit.

-

Botuar në Bota Sot më 19 shtator 2010

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LËVIZJA QË PO TRONDIT PARTITË POLITIKE AMERIKANENga FRANK SHKRELI (09.21.2010)
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.20.2010)
BASHKËJETESA EVROPIANE MES ISLAMIT DHE PERËNDIMITNga FRANKO FRATINI, ministër i Jashtëm i Italisë (09.20.2010)
ISLAMOFOBIA DHE NJË BANKIER QENDROR GJERMANNga BERND DEBUSMANN, Reuters (09.19.2010)
SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.19.2010)
BRUKSELI: TË FALEMINDERIT WASHINGTON, TANI JEMI NE NË KRYE!Nga FATON BISLIMI (09.19.2010)
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (09.18.2010)
14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)
PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (09.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]