Sot klasa politike në Kosovë është në dilemë, të shkojë në zgjedhje të reja apo jo. Partia e maxhorancës ka interes, ngaqë ajo ndihet e favorizuar pas tronditjeve që priten në LDK pas dorëheqjes së Sejdiut, ndërkohë që edhe Ramush Haradinaj vazhdon të jetë në Hagë.
Kosovës nuk i intereson të futet në fushatë zgjedhore në këto kushte, prandaj zgjedhja e presidentit të ri nga LDK-ja do të ishte një mënyrë për t'i shmangur ato, me qëllim për të evituar një fushatë zgjedhore që do t'i gjente të papërgatitura partitë.
Zgjedhja e presidentit të ri nga LDK-ja, do të ishte shansi i parë për Fatmir Sejdiun, pas dorëheqjes, për të treguar nëse ka reflektuar e ka nxjerrë mësime nga ata pesë vjet.
Në qoftë se Fatmir Sejdiu do të vazhdojë kursin e tij, për të ricikluar rrethin e tij vicioz, ashtu si ka vepruar pesë viteve, tshmë të shkuara, atëhere presidenti i ri nuk do të sjellë asgjë të re dhe do të jetë si vazhdimi i një avazi të vjetër.
Më kujtohet predispozita që kishte elektorati dhe miqtë e simpatizantët e LDK-së e të Rugovës, në shkurtin e 2006-të, për të parë tek Sejdiu vijuesin e kursit të presidentit indipendentist, që natyrisht, ishte në kushte shumë më të favorizuara se koha e presidencës së Rugovës. Dhe është një habi e madhe se përse Fatmir Sejdiu, nga pozita thellësisht komode, gjatë këtyre pesë viteve sa ka qenë në majë të piramidës, presidencës dhe partisë përdori një stil thellësisht përjashtues, me ata të cilët ishin thellësisht të predispozuar të punonin e bashkëpunonin me të.
Nëse Sejdiu do të zgjedhë njërin prej emrave që po përfliten tani lartë e poshtë, nëpër çajtoret e kafenetë e Prishtinüesë, apo nëpër çatet e Facebook-ut, që në fakt janë emra tmerrësisht të konsumuar, atëhere kjo gjetje e Fatmir Sejdiut për koalicionin nuk do të luajë asnjë rol, sepse vasaliteti ndaj partisë së maxhorancës do të mbetet po vasalitet, ndërsa për fatin e Sejdiut si politikan po.
Nëse Fatmir Sejdiu, do të fillojë të reflektojë, do të kthejë kokën pas për të parë gabimet, jo për kureshtje, por me qëllimin për t'ia rifilluar gjithçkaje, në zbulim të vlerave, larg frymës së intrigave, atëhere ai do të gjejë e zbulojë se rrethi i izolimit është tejkaluar.
Nëse Fatmir Sejdiu ngutet, për t'u futur në zgjedhje, duke përfituar nga koha e shkurtër, përfitimi që do të ketë ai do të jetë afatshkurtë. Në fakt, është një stil i klasës politike, importuar nga Shqipëria, i politikanëve, të cilët kur janë në pushtet, kujtojnë se u ka rënë në dorë një shans që nuk u vjen më, dhe zakonisht e keqpërdorin këtë shans.
Fatmir Sejdiu ka shansin, që në mos t'i largojë, të paktën të mos i dëgjojë ata këshilltarë që e kanë sjellë këtu ku është sot, nëse nuk ka ardhur deri këtu vetë, me kokën e këmbët e tij. Duke pasur privilegj, që është me background akademik, duke pasur parasysh se gjithnjë ka komunikuar me auditore, me pjesëmarrje nga e gjithë Kosova, jo vetëm nga Llapi, le të fillojë atje ku ka përparësi, ta kthejë kohën pas për një fillim të ri. Ky do të jetë një fillim i ri për të, por sidomos për LDK-në, si një parti e krijuar nga një humanist i madh evropian, siç ishte Ibrahim Rugova.
(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 1 Tetor)
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"ŽFATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJREZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJPavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJUNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ