VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NGA NGURIMET NË NGUTJE?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 04:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Martë, 10.19.2010, 05:49pm (GMT+1)

Zhvillimet si këto të muajve shtator dhe tetor në Kosovë nuk mund të mos lënë mbresën e vrazhdë të zhurmës së një makine gurëthyese, prandaj edhe keqtingëllimet (kakofonitë) e aliteracioneve (rimave nistore) si këto në titull janë krejt të pashmangshme, madje shndërrohen vetiu në mjet artistik.

Ngurimet në Prishtinë për të hyrë në çfarëdo bisedimesh të reja apo çfarëdo dialogu me Serbinë ishin krejtësisht të pritshme dhe të shfajësueshme. E pashfajësueshme ishte fryma jorealiste paraprirëse e kësaj periudhe trysnish mbi Prishtinën në vijim të verdiktit të 22 Korrikut 2010 nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, një nga ato çaste të papërsëritshme historike kur hapej për ne shqiptarët qielli prej nga mund t'ia shprehnim të gjitha dëshirat tona Perëndisë.

Doemos, ardhja e njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës do të kishte qenë pasuar me krizë politike në Beograd. Mosardhja e këtyre njohjeve do të pasohej me krizë politike në Prishtinë, doemos. Dhe mungesa e këtyre njohjeve tejetej në mbarë horizontin e pritjes, s'kish nga të mos e thellonte krizën. Dhe kështu do të binte pjesa më e tultë e politikës së Kosovës. Fillimisht do të binte Sjediu, pastaj do të binte partia e tij, dy dorëheqje të njëpasnjëshme. Dorëheqjet e Thaçit dhe të PDK-së dolën rrenë. Dhe, duke menduar me zemër, prirem të parashikoj që të dalin rrenë edhe më tej.

E vërteta pse ndodhën dorëheqjet, është kjo që po them unë. Dhe gjithnjë kam pasur drojën se Prishtina nuk i përballon assesi trysnitë, as më minimalet. Unë prandaj kisha ngulmuar që diplomacinë ta bëjmë sa më shumë vetë. Kështu i ndihmonim edhe miqtë tanë për të na ndihmuar ne sa më mirë që të jetë e mundur për konsolidimin përfundimtar të pavarësisë së Kosovës. Ashtu që pavarësia e Kosovës të mos lakohej kurrë më as për mirë, as për keq.

Mënyra deri tani me dy kohë të thjeshta e dorëheqjeve të Prishtinës bëri që ato të merrnin një ngjyrim prishjesh martesore, tipike për Beverly Hills dhe personazhet e rubrikave rozë mediatike, kryesisht hollivudiane: Bashkëjetojnë, nuk bashkëjetojnë, janë ndarë, nuk janë ndarë, provojnë ta shpëtojnë, nuk provojnë ta shpëtojnë martesën, i dorëzojnë letrat për divorc, nuk i dorëzojnë letrat për divorc, mbeten miq, nuk mbeten miq, i marrin përsipër nuk i marrin përsipër të dyja palët së toku a sekush më vete përkujdesjet për fëmijët e kështu me radhë.

Janë fare normale mospajtimet në çdo partneritet, përfshirë atë politik, qoftë edhe kur ai është i panatyrshëm si partneriteti midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Ndonëse këtë përshtypje e zbehte gjithnjë kimia midis dy liderëve, Thaçit dhe Sejdiut. Sido që të rrjedhin punët më vonë, çfarëdo të thuhet kur ish palët në martesë do ta hapin barkun kundër njëra tjetrës, mua nuk më bind dot askush se ndarja do të kishte ndodhur kaq improvizueshëm.

Prandaj më herët e kam trajtuar këtë temë me mjete eufemistike të tipit mos qoftë e thënë, mos qoftë e bërë, e mosqoftethëna, e largqoftethëna, pra duke i mënjanuar përmendjet e drejtpërdrejta, shqiptimet e mirëfillta. Sepse vërtet iu jam druajtur inskenimeve në Prishtinë si ato të fushatave dorëheqëse të dikurshme. Dhe nuk kam dashur kurrsesi të mos ketë recidive të tilla, sepse ato, sido, ngado, qyshdo e tekdo e dobësojnë pozitën e shtetit të Kosovës. Dhe unë gjithnjë mendoj çilërsisht se nuk ka faktor më të pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin e rajonit evrojuglindore se forcimi i pozitës së shtetit të Kosovës. Kompromiset në këtë pikë, të çfarëdoshme, sidoshme, ngadoshme, qyshdoshme e tekdoshme, sjellin duhma të cilat i kemi frymëmarrë e frymënxjerrë bashkë me tymin dhe flakët prej nga dalin ato, gjatë fundit të shekullit të kaluar.

Dhe këto zhvillime, larg çdo metaforike, mua më sjellin mbresin e një ngutjeje të Prishtinës për t'u zhytur në bisedime të reja apo dialog të ri me Prishtinën, prandaj hidhen tej rekuizita, nxirren nga garderobat rekuizita, për një nusërim, çka druaj unë, tejet të inskenuar. U bëftë më e mira.

(Botuar në Bota Sot më 19 tetor 2010)

EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.19.2010)
QËLLIMET E SEKRETARES CLINTON PËR BALLKANINNga JANUSZ BUGAJSKI (10.19.2010)
KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT  TË LDK-SËNGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.18.2010)
PA E BËRË REGJISTRIMIN E SHQIPTARËVE, MAQEDONIA NUK E KAPËRCEN YLBERINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.17.2010)
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.16.2010)
NJË BOTIM I RI KUSHTUAR BALLKANIT PERËNDIMORVëllimi i parë i botimit "Western Balkans Polici Review 2010"Nga FRANK SHKRELI (10.16.2010)
OBAMA ZBUT FJALORINNga STUART GOTLIEB, "Christian Science Monitor" (10.15.2010)
HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.13.2010)
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (10.12.2010)
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial) (10.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]