
 
Në fillim të pranverës të vitit '99, Hillari me të bijën morën një udhëtim në Egjypt, Marok, dhe Tunizi. Ky ishte udhëtimi i saj i 62-të jashtë vendit, që nga koha kur i shoqi Bill Klinton u zgjodh president.
Për nga numri i udhëtimeve jashtë Amerikës, ajo ia kishte kaluar tashmë edhe Eleonora Ruzveltit, gruas që admironte. Në këtë udhëtim, gjatë të gjithë kohës, atë e shoqëroi mendimi se ç'do të bëhej me Kosovën.
Presidenti serb, Millosheviç, po intensifikonte fushatën e pastrimit etnik. Të shtunën që ajo u nis për në Afrikë, i shoqi takohej me këshilltarët ushtarakë për të diskutuar obsionet për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë kundër Millosheviçit. Sekretari i mbrojtjes Uilliam. Kohen si edhe gjenerali i ushtrisë H.Shelton ishin të hapur në opinionet e tyre, duke dhënë vlerësime negative lidhur me bombardimin nga ajri nisur nga mendimi se territori nuk mund të kontrollohej duke përdorur avionet.
Në 21 mars Hillari telefononte nga Afrika e Veriut duke përcjellë një opinion krejt të kundërt: "Unë jam për bombardimin." Në ditët në vazhdim presidenti në telefonata të gjata me Hillarin diskutonte gjërësisht, dyshimet e tij: "Po në qoftë se bombardimi do
të shtojë me keq ekzekutimet e kosovarëve nga ana e serbve? Po sikur bombardimi të përçajë aleancën e NATO-s?
Hezitimet e tij ndeshnin në vendosmerinë e Hillarit: "Ti nuk mund të lësh këtë gjëndje të vazhdoje kështu deri në mbyllje të shekullit që po sheh holokaustin më të madh të kohës sonë. E përse na duhet NATO-jakur nuk mbron mënyrën tonë të jetesës?"
Hillari e inkurajonte presidentin të niste bombardimin edhe pa mbështetjen e NATOs.
Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Egjypt, ajo priste të dëgjonte për përfundimin e mbledhjes 11 orëshe midis të dërguarit të SHBA Riçard Hollbruk dhe Millosheviçit. Bisedimet dështuan. Atëhere Hillari i tha të shoqit të vepronte pa hezitim. Ditën tjetër Klintoni deklaroi se përdorimi i forcës në Kosovë ishte i pashmangshëm. Në
25 mars mbi Serbi filluan të bien bombat.
Zonja e parë e Amerikës, Hillari Klinton, e mbështeti presidentin fuqimisht për përdorimin e forcës në Kosovë, duke mbetur gjithnjë aktive e me një vizion të gjërë në politikën e jashtme të SHBA.
Albana Melyshi Lifschin nga libri Udhetim ne Historine e Amerikes