VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPINGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 12.08.2024, 08:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

HILLARY CLINTON NË KOSOVË ËSHTË SI NË SHTËPI

NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E Mërkurë, 10.13.2010, 12:26pm (GMT+1)

Hillari Klinton sot në Prishtinë përpara statujës të Presidentit Klinton

Hillary Clinton vjen në Prishtinë, si stacioni i fundit gjatë turit të saj ballkanik. Si për të përgënjeshtruar spekulimet se Ballkani nuk është më prioritet amerikan, Hillary Clinton vërteton të kundërtën.

Në Prishtinë, ajo është si në shtëpinë e saj. Bulevardi kryesor i kryeqytetit të Kosovës mban emrin e Presidentit Clinton, të cilin shqiptarët e njohin si shpëtimtarin e tyre.

Prej turit të Zëvendës Presidentit të SHBA Joseph Biden në maj të 2009 e deri në vizitën e Zonjës Clinton në Ballkan në tetor të 2010, dukej sikur Amerika e dhënë pas problemeve të shumta, e kishte lënë mënjanë Ballkanin, por vizita e Zonjës Clinton dëshmoi se Amerika nuk mund të largohet nga një rajon aq problematik pa përfunduar integrimi i tij i plotë.

Hillary Clinton viziton tre shtete të Evropës Julindore, të cilat dikur ishin në raporte lufte me njëra-tjetrën, ku Serbia ishte agresori ndërsa Bosnja dhe Kosova viktimat e saj, ndërsa tani si e përshkruante dje në mënyrë lakonike editoriali i NYT, "Bosnja, Serbia dhe Kosova kanë ecur nëpër një rrugë të gjatë që nga vitet e 90-ta, ku Serbia nuk është më një agresore e rrezikshme, Bosnja nuk është më një fushë vrasjesh dhe Kosova, dikur e terrorizuar nga Serbia, është shtet i pavarur."

E pra ndërsa përpara 11 vjetësh, Presidenti Clinton do të angazhonte Aleancën Veri-Atlantike për të ndalur Holokaustin e kohëve moderne që kishte ndërmarrë Sllobodon Milosheviçi, sot Sekretarja e Shtetit e SHBA vjen në Ballkan për të treguar se Amerika është këtu, ndryshe nga sa dëshiron segmenti ultranacionalist serb në Beograd.

Hillary Clinton viziton trekëndëshin Sarajevë, Beograd, Prishtinë duke përforcuar qendrimin amerikan në mbështetje të një Serbie moderne, e gatëshme të plotësojë reformat për t'iu bashkuar BE-së; të një Bosnje të unifikuar, që vazhdon rrugën e integrimeve, larg kokave të çmendura separatiste të ultranacionalistëve serbë që nuk reshtin së bëri deklarime kërcënuese; të një Kosove të pavarur, në prag të bisedimeve midis Prishtinës e Beogradit, ku SHBA do të jenë palë.

Në prag të vizitës të Zonjës Clinton në Ballkan, për të shmangur çdo lloj ekuivoku  të mundshëm, pala Amerikane qartësoi edhe një herë qendrimin e saj. Në këtë kontekst Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Gordon, duke konfirmuar praninë e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi, nënvizoi faktin se "Dialogu do të jetë mes të barabartëve dhe çështja e statusit apo ndarjes nuk do të jetë tryezë", duke nxjerrë në pah se "Shtetet e Bashkuara i shohin bisedimet mes Kosovës e Serbisë si mundësi për të zgjidhur një mori çështjesh praktike që ekzistojnë mes dy vendeve fqinje." Nga ana e tij James Steinberg, Nënsekretari i Shtetit tek Zëri i Amerikës duke komentuar vizitën e Zonjës Clinton në Ballkan, përsëriti edhe një herë "SHBA e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se tashmë ky është një fakt i jetës ndërkombëtare që është përforcuar nga opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".

Këtë linguazh diplomatik tejet eksplicit, është duke e theksuar edhe gjatë këtij turi Sekretarja e Shtetit, duke vënë në fokus faktin, se Amerika nuk do t'i tolerojë qëndrimet ekstremiste që frymëzojnë ndarje të Bosnjes apo coptim të Kosovës për të ushqyer orekset e ultranacionalizmit serb, të cilat kanë shkaktuar aq gjakderdhje.

Vizita e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në Sarajevë, Beograd e Prishtinë bëhet edhe për t'iu dhënë një mësim atyre zërave në BE, të cilat pretendojnë t'i përjashtojnë SHBA nga Ballkani, kur dihet qartë se pa Amerikën, Ballkani sot do të ishte turpi i Evropës, pasi pa SHBA, Evropa nuk do të kishte ndalur kurrë dot spastrimin etnik dhe genocidin që Serbia kriminale e Milosheviçit kishte ndërmarrë kundër atyre popujve të Ballkanit, për fajin e vetëm se këta popuj nuk ishin as serbë dhe as ortodoksë.

Zonja Clinton shkoi në Sarajevë e Beograd e vjen në Prishtinë për të konfirmuar edhe një herë praninë Amerikane në Ballkan deri në përfundimin e proceseve integruese dhe demokratizuese të rajonit.

Beogradi nga ana e tij kërkon që t'i forcojë sa më shumë raportet ndërshtetërore me SHBA, ndërsa në Prishtinë Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton është në shtëpinë e saj.

(Ky opinion ështe botuar më 13 Tetor tek Bota Sot)

TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga  ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë  Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shqetësimi i Hillarit për Kosovën:MË 21 MARS HILLARI TELEFONONTE: "UNË JAM PËR BOMBARDIMIN"Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (10.12.2010)
"New York Times": BALLKANI, E KALUARA DHE E ARDHMJA (Editorial) (10.11.2010)
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËTNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.11.2010)
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.10.2010)
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇINGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË  ASHTON NGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.09.2010)
EVROPË! EVROPË! EVROPË! Nga ROGER COHEN, New York Times (10.08.2010)
DITË KRENARIE DHE VOTËBESIMI EUROPIAN PËR REFORMATNga SALI  BERISHA (10.08.2010)
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (10.06.2010)
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJENGA ELIDA BUÇPAPAJ (10.05.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2024  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]