Kryeministri i Koresë së Jugut Chung Hong-won njoftoi dorëheqjen, pas revoltimin publik lidhur me përgjigjen e qeverisë ndaj tragjedisë së mbytjes së tragetit më 16 prill nga i cili gjetën vdekjen ose figurojnë të humbur mbi 300 vetë.
Zoti Chung njoftoi dorëheqjen në një fjalim të shkurtër sot. Ai tha se mbajtja e postit është një barrë tepër e madhe për administratën.
Megjithatë, dorëheqja duhet të miratohet nga Presidentja Park Geun-hyen para se të hyjë në fuqi. Zonja Park, e cila ka fuqinë kryesore në qeveri, ende nuk ka marrë vendim.
Trageti Sewol kishte qindra studentë dhe mësues që po bënin një ekskursion për në ishullin Jeju, kur u përmbys. Aksidenti tronditi dhe zemëroi koreano-jugorët, dhe zgjoi kritika të forta ndaj ekuipazhit për braktisjen e anijes para se të evakuoheshin pasagjerësh.za