Shkencëtarët mjeko-ligjorë thonë se kanë gjetur varrin e shkrimtarit të njohur spanjoll, Miguel de Servantes, afër 400 vjet pas vdekjes së tij.
Ata besojnë se kanë gjetur eshtrat e Servantesit, gruas së tij dhe disa të tjerëve që thuhet se janë varrosur me të në një manastir në Madrid.
Autori i Don Kishotit është varrosur më 1616, por arkivoli i tij më vonë është humbur.
Kur manastiri është rindërtuar në fund të shekullit 17, mbetjet e tij janë zhvendosur në një ndërtesë të re dhe janë dashur vite që të rigjenden.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se do të jetë e vështirë ndarja dhe identifikimi i eshtrave të dëmtuara të Servantesit nga mbetjet e tjera.
Servantes njihet në Spanjë si "Princ i Shkronjave".rel