HILLARY CLINTON - KATËR VJET SEKRETARE, VIZITOI 112 SHTETE, UDHËTOI 1,6 MILIONË KILOMETRA (Fotogaleri)
E Hënë, 04.13.2015, 03:34pm (GMT+1)
Më 1 shkurt 2013, Hillary Clinton i dha fund angazhimit të saj si
sekretare amerikane e shtetit, e 67-ta me radhë. Nga ky post largohet me
vlerësime të larta dhe, sipas presidentit amerikan, Barack Obama, me
merita për ritkhimin e imazhit të dikurshëm të Shteteve të Bashkuara në
botë. Radio Evropa e Lirë i hedhë një vështrim katër viteve të zonjës
Clinton si sekretare shteti, gjatë të cilave ajo vizitoi 112 shtete dhe
udhëtoi afërsisht 1,6 milionë kilometra. 1
Hillary Clinton me të shoqin, ish presidentin amerikan, Bill Clinton,
dhe vajzën e tyre, Chelsa, duke dhënë betimin si sekretare amerikane e
shtetit, në Departamentin Amerikan, Washington, 2 shkurt 2009. 2 Hillary Clinton dhe Barack Obama, 2008... 3
Për katër vitet e saj si sekretare shteti zonja Clinton thotë: "Pjesë e
punës sime fare në fillim ishte të vizitoj botën dhe të rikthej besimin
në lidershipin amerikan". 4
Hillary Clinton me të bijën, Chelsea, derisa përgatitej për të dëshmuar
në seancën e konfirmimit të saj në Senatin e Shteteve të Bashkuara,
janar 2009... 5
Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, gjithashtu ish sekretare
amerikane e shtetit, në kohën kur president ishte bashkëshorti i zonjës
Clinton, Bill Clinton. 6
Sekretarja amerikane e shtetit, duke vënë buzëkuq derisa po bisedonte
me presidentin turk, Abdullah Gyl, në fillim të takimit të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 23 shtator 2010. 7
Hillary Clinton dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke qeshur, në
një adresim para mediave, në Departamentin Amerikan të Shtetit, 7
qershor 2011. 8
Hillary Clinton duke u përshëndetur miqësisht me ministrin e jashtëm
turk, Ahmet Davutoglu, gjatë një takimi midis tyre në Abu Dhabi të
Emirateve të Bashkuara, më 9 qershor 2011. 9 Sekretarja e shtetit, Hillary Clinton, në shoqërinë e ushtarëve të Libisë, gjatë vizitës së saj në Tripoli, 18 tetor 2011. 10
Zonja Clinton duke pranuar uniformën e Los Angeles Lakers, nga legjenda
e NBA-së dhe ambasadori i kulturës në Departamentin Amerikan të
Shtetit, Kareem Abdul-Jabbar, Washington, 18 janar 2012. 11
Sekretarja Clinton, duke "falënderuar" zotërinë që i solli një jastëk
për shpinën e saj, derisa fliste në Senat për çështje buxhetore në
Washington, 28 shkurt 2012. 12
Secretarja amerikane e shtetit gjatë një vizite në Malawi, më 25 gusht
2012. Ishte kjo vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në një
vend të Afrikës juglindore. 13 Hillary Clinton dhe Nelson Mandela, 6 gusht 2012. 14
Presidenti rus, Vladimir Putin, mirëpret sekretaren amerikane të
shtetit, Hillary Clinton, në një samit në Vladivostok të Rusisë, 8
shtator 2012. rel
www.voal-online.ch
|