Austria -- Dmytro Firtash, one of Ukraine's most influential oligarchs, appears in court in Vienna,
Një gjykatë në Austri e ka hedhur
poshtë kërkesën amerikane për ekstradimin e një miliarderi ukrainas në
SHBA ku do të duhej të përballet me akuzën për korrupsion.
Industrialisti miliarder ukrainas, Dmytro Firtash, bashkëpunëtor i afërt i ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych
i ka hedhur poshtë akuzat për ryshfet dhe pastrim parash, ndërsa është
ankuar se autoritetet amerikane janë ndikuar nga ish kryeministrja
ukrainase, Yulia Tymoshenko.
Vendimi është marrë pas një procesi 12 orësh, ndërsa prokuroria ka thënë se do e apelojë vendimin.
Dmytro Firtash, 49 vjeçar, është arrestuar vitin e kaluar në Vjenë me
kërkesë të autoriteteve amerikane, të cilët kanë qenë duke e hetuar atë
prej vitit 2006.
Firtash i ka thënë gjykatës në Vjenë që akuzat se ai ka bërë
përpjekje që të korruptojë zyrtarët e qeverisë indiane janë "tërësisht
të pavërteta".
Në vitin 2013, një gjykatë në në Çikago të SHBA-ve e ka akuzuar
Firtashin, së bashku me disa pjesëtarë të parlamentit Indian me dyshimin
se iu kanë dhënë ryshfet pjesëtarëve të qeverisë indiane që të hapet
mundësia e shfrytëzimit të mineraleve.
Ai ishte liruar nga paraburgimi në mars të vitit të kaluar pasi kishte paguar kaucion në vlerë prej 125 milionë dollarëve.
Biznesi i Firtashit që përfshinë tregtinë me gaz dhe me kemikale ka
lulëzuar gjatë regjimit të ish presidentit, Viktor Yanukovych.
Gjatë proceseve të kësaj jave në Vjenë, manjati miliarder, i veshur
me një koshtum gri dhe me një kravatë të kuqe, i ka thënë gjykatës
vjeneze se akuzat se ai ka bërë përpjekje të korruptojë qeveritarët
indianë janë "tërësisht absurde" dhe "absolutisht të pavërteta".
"Unë tashmë disa herë e kam shprehur besimin tim në sistemin e drejtësisë austriake. Sot, ky besim më është verifikuar i drejt", ka thënë Firtash në një komunikatë dërguar mediave pas vendimit kundër ekstradimit të tij.
Firtash e ka portretizuar vetën si viktimë të një fushate politike nga Uashingtoni.
Avokatët e tij, duke cituar kabllograme diplomatike amerikane ku
shprehet mosbesim ndaj oligarkut ukrainas, kanë thënë se ai ka nxitur
dyshimin amerikan pas themelimit të një kompanie të përbashkët me
gjigantin rus të gazit, "˜Gazprom' për t'i dërguar gaz Ukrainës.
Firtash thotë se ai ka vepruar nga sinqeriteti që t'i jap fund mospajtimeve ukrainaso-ruse rreth çmimeve të gazit.
Miliarderi ka shfrytëzuar pasurinë e tij që të përkrah ish
presidentin ukrainas, Viktor Yanukovych para se ai të largohej nga
pushteti. Ai thotë se autoritetet amerikanë janë të ndikuara nga rivali
politik i Yanukovychit, Yulia Tymoshenko.
Kur Tymoshenko ka qenë kryeministre në vitin 2009, ajo kishtë
nënshkruar një marrëveshje gazi me Moskën që i kishte dhënë fund
biznesit me gaz të Firtashit.
Ajo humbi zgjedhjet presidenciale kundrejt Yanukovychit në vitin 2010.
Një vit më vonë, Tymoshenko është shpallur fajtore dhe ishte burgosur
se kishte abuzuar me fuqinë e saj si kryeministër për të arritur
marrëveshjen.
Gjykatësi austriak që vendosi kundër ekstradimit, Christoph Bauer, ka thënë se zyrtarët amerikanë nuk kanë ofruar të gjitha dokumentet e kërkuara nga gjykata si dëshmi për kërkesën.
Gjykata ka thënë se kaucioni mbetët në fuqi, por Firtash mund të
largohet nga Austria me kushtin që të jetë e mundshme të kontaktohet
përmes avokatëve të tij.
Kim Nerheim, zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit në Çikago, nuk ka pranuar të komentojë vendimin e gjykatës austriake. rel