"Jean-Marie Le Pen nuk duhet të flasë në emër të Frontit Nacional, pasi idetë e tij janë në kundërshtim me vijën e përcaktuar të partisë sonë", deklaroi ajo në një intervistë me Europe 1, iTELE dhe "Le Monde".
"Nuk duhet që deklaratat e tij të ndikojnë mbi lëvizjen tonë", theksoi ajo.
Themeluesi dhe presidenti i nderit i Fondit Nacional është thirrur nesër përpara byrosë ekzekutive të partisë për t'iu përgjigjur deklaratave të mëparshme, që janë në kontradiktë me vijën e partisë.
Në fillim të prillit, Jean-Marie Le Pen i konsideroi "një detaj të
historisë" dhomat e gazit të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore./atsh/afp