Zyrtarët mbretërorë në Britani thanë se emri i princeshës së porsalindur është Charlotte Elizabeth Diana.
Princesha e vogël është fëmija i dytë i Princit William dhe i bashkëshortes së tij Kate, që e ka titullin Dukesha e Kembrixhit.
Charlotte, ekuivalent i formës femërore të emrit Charles, e përkujton
gjyshin e vajzës, Princin Charles. Emrat e mesëm, e nderojnë
Mbretëreshën Elizabeth II, që është stërgjyshe, dhe Princeshën e ndjerë
Diana, nëna e Williamit.
Princesha e porsalindur është e katërta në linjën për në fron, pas gjyshit Charles, babait William, dhe vëllaut George.
William dhe Kate e treguan princeshën e porsalindur më 2 maj, 12 orë pasi Kate ishte pranuar në një spital londinez për lindje.
Sot, më herët gjatë ditës, zilet në Westminster Abbey kumbuan
fuqishëm, ndërsa u dëgjuan të shtënat e nderit në gjithë Londrën në
nderim të princeshës së porsalindur.