130 vjetori i lindjes së Albert Ajnshtajnit
E Shtunë, 03.14.2009, 09:09am
Përballë kërcënimeve nga ana e regjimit nazist ai nuk pranoi të merrte pozicione pacifiste dhe në vitin 1939 i shkruante bashkë me shumë shkencëtarë një letër presidentit të atëhershëm Franklin Delano Ruzvelt ku nënvizohej mundësia e realizimit të një bombe atomike. Letra shënoi fillimin e planit për ndërtimin e një arme bërthamore. Einstein natyrisht që e përbuzte thellësisht dhunën dhe, me të mbaruar ato vite të tmerrëshme, iu kundërvu aktivisht luftës dhe përndjekjeve raciste, duke hartuar një deklaratë pacifiste kundër armëve bërthamore. Pastaj shumë herë përsëriti nevojën që intelektualët e çdo vendi të përkushtohen me të gjitha sakrificat e duhura për ta ruajtur lirinë politike e për t’ia kushtuar dijet shkencore qëllimeve paqësore.
|
|
 |
A doni të dini se ku jetojnë miliardierët e kësaj bote?
E Premte, 03.13.2009, 12:29pm
A doni të mësoni si jeton 0,00001% e popullsisë së planetit ? Duke filluar prej shtëpisë të më të pasurit Bill Gates deri tek çmendia e princit Alualeed bin talal Al-Saud të Arabisë Saudite, i cili ka në Riad një pallat me 317 dhoma, ndërtimi i të cilit ka kushtuar 130 milionë $ ?!
|
|
 |
Mefarete Laze talenti që mundi biografinë
E Enjte, 03.12.2009, 08:56am
Nga Agron Sejamini
Fituesja e përhershme e çmimeve në festivalin e këngës në RTSH
Diçka e çuditshme na ndodhi me Mefarete Lazen. Duke ditur se ishte fituese e çmimit të parë në Festivalin e 19-të të Këngës së Lehtë në RTSH, me "Shoqet ilegale" dhe e disa çmimeve të dyta e të treta me këngët "Nën kurorën e ullirit", "Nusja e maleve", "Gjuha jonë", "Udhët e atdheut na thërrasin", "Pragu i vegjëlisë" ...menduam se objekt i bashkëbisedimit tonë, do të ishte karriera e saj artistike. Por të linte biografia? Nëse do të duhet një dëshmi e plotë, për atë sistem totalitar, ku të tregohet se si talenti ka sfiduar biografinë, e kini gati! Është jeta e familjes dhe këngëtares shkodrane, Mefarete Laze...
|
|
 |
Zhyljetë Binosh një dukuri befasuese franceze në kinematografinë botërore
E Hënë, 03.09.2009, 04:15pm
Juliette Binoche, lindur më 9 mars 1964, plot dyzet e pesë vjet më parë, është një aktore franceze fituese e Çmimit Oskar (Academy Award). Binoche është e njohur botërisht për rolet e saj në filma popullorë dhe në filma të vlerësuar me çmime, si The Unbearable Lightness of Being (Lehtësia e padurueshme e qenies), The English Patient (Pacienti anglez), më 1996, dhe Chocolat (2000), si dhe i filmave me sukses ndërkombëtar si Thrre Colors: Blue (1993) dhe Cachè (2005). Ajo fitoi çmim Oskar për rol jokryesor, në filmin The English Patient, duke u bërë aktorja e dytë franceze që e fiton ktëtë çmim. Binoche lindi në Paris, vajzë e Jean-Marie Binoche, regjisor, aktor e skulptor, dhe Monique Stalens, mësuese, regjisore dhe aktore. Nëna e Binoche është me prejardhje polake, dhe sërgjshërit e saj katolikë, nga nëna, ishin të burgosur në Aushvic, ngaqë ishin intelektualë.
Binoche ka gjithashtu prejardhje franceze, flamande, braziliane dhe marokene. Prindërit iu ndanë kur ajo ishte katër vjeçe. Binoche dhe motra Marion u dërguan në një shkollë me konvikt.
|
|
 |
Këngëtari Xhejms Blant dhe kënga e tij "You'r Beautiful"
E Djelë, 03.08.2009, 11:13am
Nuk ndodh shpesh që një i ri i cili ëndërron të bëhet këngëtar dhe kompozitor të ketë tankun si mjet udhëtimi. James Blunt, megjithatë, nuk e ndante kitarën nga vetja duke e mbajtur pranë armëve të tij duke shkruar për albumin e tij debutues single „Back to Bedlam“. Tri vjet më herët, para se të arrinte vendin No. 2 në klasifikimn e albumeve në Evropë, ai ishte një oficer në ushtrinë britanike, me forcat paqësore të NATO-s në Kosovë. Pas disa vitesh duke shkruar këngë përgjatë situatash të vështira të shërbimit, Blunt braktisi profesionin e ushtarakut të trashëguar nga babai i tij në favor të jetës së muzikanit luftëtar, tashmë në betejën për t’u afirmuar. Ajo që ai e quan një përvojë ushtarake “tejet turbulluese dhe shkatërruese“ kanë frymëzuar disa nga këngët më të fuqishme të albumit, i cili do të dalë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 4 tetor 2005. Por është kënga optimiste “You're Beautiful†që e vuri në qendër të vemendjes zërin e tij prej tenori.
|
|
 |
Marrëdhëniet e rrezikshme të djalërisë së Frank Sinatrës
E Premte, 03.06.2009, 06:46pm
Në San Domenico të Taorminës, kohët e fundit, një trupë japoneze instalonte dritat dhe kamerat në një kënd interesant të kuvendit antik të shndërruar në hotel luksoz. Vemendje ishte drejtuar krejt te një zotëri me shtat pak më tepër se mesatar, veshur si s’ka më mirë, që luante në pianoforte të hatashmen “Night and Dayâ€. Pastaj një gazetar e ndërpreu me një varg pyetjesh: ishte i pari ciak i një dokumentari për të, personazh i jashtëzakonshëm që si pensionist luante për turistë elitarë. Por një kohë… Një kohë Chico Scimone, i bukur, i fortë, pianist i talentuar, emigroi në SHBA me të parën nga pesë gratë e tij, aktoren spanjolle Aurora De Alba, e filloi të japë koncerte në klubet e natës në Nju Jork e Çikago. Më patën ndihmuar “miqtëâ€â€, tregonte Chico. “Bosët mafiozë siciliano-amerikanë ishin të gjithë nostalgjikë për tokën e tyre, vinin në koncerte, na takonin edhe në anijet kroçiera ku më rastiste të jepja shfaqje.â€
|
|
 |
Havzi Nela triumfi i një morali brenda ferrit - Nga Petrit PALUSHI
E Enjte, 03.05.2009, 08:28am
1. Është e nevojshme të thuhet se Havzi Nela nuk luajti asnjëherë rolin e viktimës, të lutjes a mëshirëkërkuesit, apo të fshehjes së asaj që ndjente, por u shfaq si njeriu i përballjes së madhe dhe që kërkonte vazhdimisht drejtësi. Kështu ndodhi në dënimin e parë me 15 vjet burg, në ridënimin prej 8 vjetësh, në dënimin e tretë (internimi) dhe në dënimin e fundit fatal. Mbas dënimit të fundit, i kërkonte Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me kryesues Abdiun dhe anëtarë Robon dhe Laskën: "Të më japë drejtësinë që më takon". Edhe pak kohë para se t'i merrej fryma, në orën 3.30 të mëngjesit ende të terrtë të 10 gushtit të 88-s, ai gjeti forca të ruante profilin e njeriut që s'qe pajtuar asnjëherë me shëmtinë e atij regjimi, që s'u përvujtnua, gjunjëzua e s'u përshpirt kurrsesi t'i falej jeta. "
|
|
 |
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes së poetit të varur në litar nga diktatura komuniste
E Martë, 02.24.2009, 08:30am
POEZIA POLITIKE E HAVZI NELËS
Shefqet HOXHA
I.- Më 24 shkurt është 75-vjetori i lindjes së poetit martir Havzi Nela, varur nga diktatura, më 10 gusht 1988, në një shesh të qytetit të Kukësit, pasi qe dënuar dy herë me 23 vjet burg, dhe më pas me 5 vjet internim. Ai na la jo vetëm mësimet se si duhet përbuzur diktatura dhe çmuar liria, por edhe një vepër poetike të gjerë me mbi 5000 vargje të shënuar në shtatë fletore shkollore, të cilat mezi i shpëtuan censurës së burgjeve dhe u ruajtën me kujdes nga vëllezërit e tij.
|
|
 |
U shua Soks, "Macja e Parë" e Familjes Klinton
E Djelë, 02.22.2009, 10:14am
Voal-online - U shua Soks (Socks), macja me njolla të zeza e të bardha e cila në krah të familjes Klinton ishte bërë “Macja e parë†më e dashur e Amerikës. Me ardhjen e saj në Shtëpinë e Bardhë kishte thyer një tabu, pasi të gjithë presidentët e mëparshëm në vend të maceve mbanin qenë. Në këtë kontekst macja Soks e kishte revolucionarizuar traditën e deriatëhershme presidenciale. Tani Soks nuk është më. Ajo kishte qenë kohë e sëmurë dhe u shua kur ishte 18 vjeç. "Soks na ka dhuruar shumë lumturi për vite të tërë Çelsit dhe ne, dhe ka qenë e dashur për fëmijët dhe ata që duan macet. Prandaj i jemi mirënjohës", ka deklaruar familja Klinton, Bill dhe Hillari, në një komunikatë për shtyp.
|
|
 |
200 Vjetori i Lindjes të Ikonës Abraham Linkoln
E Enjte, 02.12.2009, 04:11pm
“Linkolni ishte me të vërtet presidenti i parë i medias, thotë zoti Uord, nëse mund të përdoret kjo fjalë për vitet 1840 dhe 50. Çdo herë që Linkolni mbante një fjalim të rëndësishëm, ai merrej në fotografi. Ai dëshironte të paraqiste një imazh tek publiku rreth personit dhe udhëheqësit që ai donte të ishteâ€. “Këtu jemi në fund të luftës civile. Ai nuk mund ta dinte se do të vritej. Ekziston një farë ndjenje mortore, por edhe një ndjenjë e vazhdimit të jetës. Linkolni e dinte se e kishte përmbushur misonin për të ruajtur vendin të bashkuar, për të çliruar skllevërit dhe për t’u dhënë të drejta afrikano-amerikanëve. Mendoj se fakti që një person me ngjyrë është tani president do ta prekte shumë Linkolninâ€.Nuk ka dyshim se fakti që Barak Obama zgjodhi Linkolnin si frymëzim të tij do ta kënaqte presidentin e 16-të
|
|
 |
Faqe 114/115: « :: ... 109 110 111 112 113 114 115 »
|