ADNAN JANUZAJ SHPRESON NË DEBUTIMIN E ËNDRRAVE NË BOTËROR
E Enjte, 06.26.2014, 02:03pm (GMT+1)
Belgjika, e kualifikuar me gjashtë pikë nga dy ndeshje, do të ndeshet me Korenë e Jugut në ballafaqimin e tyre të fundit në kuadër të Grupit H në Kampionatin Botëror.
Dhe, objektivi i arritur mund të bëjë që selektori Marc Wilmots t'i japë debutimin mesfushorit Adnan Januzaj, i cili nuk është paraqitur në dy fitoret e Belgjikës kundër Algjerisë dhe Rusisë. Wilmots pritet të bëjë ndryshime në formacion dhe Januzaj mund të jetë një prej atyre që do të shijojnë lojën. Por, edhe pse Belgjika është kualifikuar dhe ka mundësi të bëjë ndonjë eksperiment, skuadra duhet të përkujdeset që të sigurojë pozitën e parë në grup në mënyrë që t'i shmanget ballafaqimit eventual me Gjermaninë.
Ëilmots ka thënë se skuadra e tij gjithmonë do të kërkojë fitoren në çdo ndeshje pa marrë parasysh rrethanat. Megjithatë të gjithë shqiptarët i kanë sytë kah Januzaj, i cili mund të behet shqiptari i shtatë këtë botëror që e shijon lojën, pas Shaqirit, Behramit, Xhakës, Mehmedit, Dzemailit dhe Shkodran Mustafit.kd
www.voal-online.ch
|