Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo e ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga "Zonja e Vjetër", raporton "Football Italia".
Ai ka deklaruar se do të largohet nga Juve, nëse kjo e fundit e fiton Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ai ka thënë se Juve do të jetë skuadra e tij e fundit në Itali.
Këto komente ai i ka bërë para disa gazetarëve kur ka diskutuar për situatën e Juventusit në përgjithësi.
"Të përfundoj historinë time me Juventusin me trofeun e Ligës së
Kampionëve në xhep do të ishte një ëndërr e bërë realitet", deklaroi
italiani, transmeton Kohan.net.
"Por nuk do të ndaloj së luajturi. Do të vazhdoj të luaj përderisa
nuk do të më mungojë dëshira për të trajnuar çdo ditë", shtoi ai.
"Fitimi i Ligës së Kampionëve do të ishte mënyra më e mirë për të
mbyllur karrierën me Juventusin. Por, nuk do të shkoja në një skuadër
tjetër italiane, çfarëdo që të ndodhë. MLS do të ishte një opsion i
mirë, por për momentin po mendoj vetëm për Juven. Sido që të jetë, le ta
fitojmë njëherë Ligën e Kampionëve e pastaj vijnë të tjerat...", tha
mes tjerash Pirlo.