E Hënë, 04.29.2024, 05:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 

JETA VAZHDON...

Nga PATRICK MOORE


E Martë, 06.08.2010, 02:11pm
 

Slovenia/Croatia - The Bay of Piran, undated, 04Jan2008

Janë tri të vërteta, që unë i kujtoj, mbi konfliktet. E vërteta e parë është se jo çdo problem ka zgjidhje. Më kujtohet një kolegu im britanik që e ka ngritur këtë çështje gjatë viteve të 80’ta, ku flisnim për Irlandën Veriore dhe Qipron. Hendeqet midis të dyja palëve janë thjeshtë shumë të thella për t’i afruar dhe qëndrimet mund të jenë të papajtueshme. Në raste të këtilla, mund të ketë vetëm përpjekje për menaxhimin e gjërave dhe të ketë shpresë për më të mirën. Në Irlandën e Veriut, së paku, diçka duket se po funksionon – tani për tani.

KUR VRITET GAZETARI VRITET DHE LIRIA

(Pesë vjet pa Bardhyl Ajetin)

Nga AGIM GASHI


E Djelë, 06.06.2010, 07:52pm

Në foto: Rapsodi Agim Gashi

 

Kur vritet gazetari

Vritet dhe liria,

Qajnë shkronjat e Dhaskal Todhrit

Qajnë edhe fëmija.

MOS E PUSHKATONI FJALËN E LIRË !

Nga KËZE (KOZETA) ZYLO
 

E Shtunë, 06.05.2010, 07:48am

M’u zmadhua bebja e syrit, / Nga zgavra e dhimbjes për të vrarët, / Nga plumbat, që vrasin gazetarin, / Të strukur shpellave, nga djajt...  / M’u coptua zemra e ngratë, /  Nga pushkatimi i fjalës së lirë, / Si garnitura të zeza endeni në natë, /  Vratë Bardhylin, emër mbreti ILIR.  /  M’u mpiks gjaku ndër vena, / Nga errësira lakuriqe e botës së çmendur, / Që vrau gjakun e vëllait tim Kosovar, / Bardhylin trim, si shqiponjë gdhendur. / Më ngriu fjala e lirë në buzë, / Se Ajzbergun e Lirise, akoma se kemi shkrirë, / Mjegullueshëm rikthehen, vrasjet, / Nga egërsirat e pyllit, që enden si vampir.  / Ti njeri paemër, dil lufto me mua, / Me poetin, me Bardhylin fjalë lirë,
Përdor penën, jo vetminë e plumbit kob, / Qe si zhgaba suleni, kocka njerëzish duke lëpirë.  / Oh ç’më shfaqet, fytyra tënde ëngjëllore, / Me qepalla të mbyllura, ku ka ngrirë nje pikëz lot, / O Bardhyl Ajeti trim, gazetar i “Botës Sot”. / Fjala tënde e lirë, do të spërkat Shqipërinë, / Në kthesat e çuditshme makbethiane, / E unë si një somnambul i çmendur, / Do eci me pishtarin ndezur, / Për të ndriçuar në mundsha, / Endrrën tënde, për një komb të lirë...
A MJAFTON NJË E-MAIL QË AL GORE DHE GRUAJA E TIJ T'U SHPJEGOJNË MIQVE FUNDIN E MARTESËS SË TYRE
E Enjte, 06.03.2010, 03:43pm
  .

Kështu ndodhi me Al Gore dhe Tipper, i thanë njëri tjetrit adio pas 40 vjet martese. Dhe me vetëm një E-mail ata kanë dashur të mbyllin gojën e hapur prej habisë të atyre që e dëgjuan dhe e lexuan këtë lajm. Janë lodhur më kot, sepse gojët e atyre që tjerrin gossipe janë hapur si çorap duke hamendësuar skenaret e kësaj ndarjeje.

Skenari 1: Tipper e ka braktisur të shoqin për një djalosh të ri, të ri në moshë dhe delikat.

Skenari 2: Statistikisht më e mundëshme: Në mes të tërbimit duke i rënë botës qark, duke prodhuar dokumentarë Oskarësh, duke arritur në Oslo për të tërhequr një çmimi Nobel, Al Gore ka rënë në rrrjetën e ndonjë ambjentalisteje skandinave, nga ato të bardhat, me flokë të verdhë e sy të kaltër, dhe për të patur mundësi që të njihet pak më mirë me të, ka braktisur një mbledhje të rëndësishme, por këtë skenar ish-bashkëshortët Gore e mohojnë të dy bashkë.

ZBULOHET TESTAMENTI NGA GAZETA BRITANIKE E SË DIELËS "NEWS OF THE WORLD"
E Hënë, 05.31.2010, 05:49pm
 

Jackson: fëmijët do të trashëgojnë nga 33 milionë secili, por vetëm kur të mbushin moshën 30 vjeç

I ka lënë së jëmës 99 milionë $, ndërsa asnjë centezë të jatit dhe ish-bashkëshorteve të tij

Voal-online - Fëmijët e Michael Jackson do të jenë të pasur, por vetëm kur të bëhen 30 vjeç. Këngëtari nuk ia ka lënë asnjë pjesë të trashëgimisë së tij babait dhe ish-grave. Këto janë të rejat më të fundit, nga testamenti i Mbretit të Pop-it - Kinfgof Pop, të bëra me dije të djelën që shkoi nga britanikja që botohet të dielën «News Of The World».

Në bazë të dokumentit legal, avokatët kanë bërë edhe një shtesë tjetër. Jacko përpara se të vdiste ishte i mbytur në borxhe, por pas vdekjes fitimet kanë qenë tepër të mëdha. Këngëtari, i cili vdiq më 25 qershor prej dozave të mëdha të Propofol-it, i ka lënë të jëmës Katherine 99 milionë $, por asnjë cent dy ish-grave të tij, Rowe e Lisa Marie-Presley, po ashtu asnjë cent, të jatit Joe dhe vëllezerve dhe motrave të veta. Fëmijët, mund t'i drejtohen fondacionit për të pasur një pjesë të vogël të trashëgimisë kur të jenë 21 vjeç, por duhet të jenë 30 për të marrë një të tretën që ua ka lënë, rreth 33 milionëdollarë secili.

SHBA: DITA E TË RËNËVE, NJË MOMENT PËR TË NDERUAR ATA QË BËNË SAKRIFICËN SUBLIME
E Djelë, 05.30.2010, 05:07pm
 

Është bërë traditë në Amerikë që të hënën e fundit të muajit maj të nderohet kujtimi i të rënëve në luftë. Këtë vit Dita e të Rënëve shënohet më 31 maj, pra nesër. Amerikanët do të reflektojnëmbi sakrificën e bashkëkombasve të tyre, ndërkohë që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan ka arritur mbi 1 mijë vetë.

Rreshta të tërë me varre të të rënëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Pritet që nesër mbi 10 mijë vetë të përshkojnë këto rreshta me rastin e Ditës së të Rënëve. Të rënët e parë të varrosur këtu ishin ushtarë të vrarë gjatë Luftës Civile Amerikane. Tani në këto varreza prehen mbi 330 mijë ushtarë. Në Ditën e të Rënëve, kur amerikanët kujtojnë sakrificat madhore të këtyre burrave e grave, tradicionalisht presidenti dhe nënpresidenti vendosin një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur. Këto janë pamje nga ceremonia e vjetshme. Kaitlin Horst është zëdhënëse e Varrezave Kombëtare:

KA VDEKUR AKTORI DENNIS HOPPER
E Djelë, 05.30.2010, 08:17am
 

Aktori dhe regjisori i Easy Rider, ishte 74 vjeç dhe prej kohësh i sëmurë

Voal-online -Djalosh rebel me James Dean, hippie para e mbrapa makinës së xhirimit në filmin simbol të protestës të viteve Gjashtëdhjetë Easy Rider: Dennis Hopper, personazh i papërmbajtur, antikonformist e anti-skemë i kinemasë amerikane, ka vdekur mbrëmë në Venice, Kaliforni. Ishte 74 vjeç. Hopper ka vdekur nga kanceri në prostat prej të cilit ishte prej kohësh i sëmurë. Pranë tij, ka thënë miku Alex Hitz, ishin mbledhur njerëzit më të dashur.

Tani kujtohet karriera e gjatë e tij, mbi 50 vjet të kinemasë duke filluar nga Rebel Without a Cause (1955) e The Giant (1956) me mentorin James Dean, tek personazhet e çmendur të Apocalipse Now të Francis Ford Coppola, Blu Velvet të David Lynch e Speed të vitit 1994 të Jan De Bont me Keanu Reeves e Sandra Bullock. Por fama e Hopper-it është pazgjidhshmërisht e lidhur me motoçikletën dhe me Easy Rider, film me Peter Fonda- dhe atëherë të panjohurin Jack Nicholson, që e shpërblen me dy kandidatura për Oskar (Fonda e Terry Southern për skenarin më të mirë, kandidatura tjetër vinte më 1986 për filmin dramë tronditës Hoosiers). Easy Rider është konsideruar një prej filmave më të mëdhenj të historisë së kinemasë amerikane: protagonistët e tij në Harley Davidson, shpërndarësit e drogës Wyatt (Fonda) e Billy (Hopper), popullarizuan mitin e jetës 'nëpër rrugë', tymosjen dhe dashurinë e lirë në përgjithësi. Hopper si apripist hapi një erë të re në kinema, ku garda e vjetër e Hollywood-it u detyrua të dorëzohet përballë një gjenerate të re të kineastëve si Coppola e Martin Scorsese.

LAMTUMIRË ARNOLDIT, KA VDEKUR NGA NJË AKSIDENT
E Shtunë, 05.29.2010, 10:18am
 

Vazhdon "mallkimi" i yjeve të serialit televiziv. Aktori Gary Coleman ishte operuar me urgjencë: qe rrëzuar duke goditur fatalisht kokën

Voal-online -Lamtumirë, Gary Coleman (Geri Koleman), protagonist i serisë së famshme "Miku im Arnold". Aktori 42 vjeçar ka vdekur pasi ishte shtruar për një hemoragji cerebrale në një spital të Utahit (SHBA), mbas një fatkeqësie të rëndë: ishte rrëzuar në shtëpi duke e goditur shumë keq kokën.

INCIDENTI

SARAH FERGUSON, DUKESHA E SKANDALEVE
E Premte, 05.28.2010, 09:24am
 

Voal-online -Duket se Sarah Ferguson është kthyer në zanafillë. "Dukesha e skandaleve" - ish gruaja e princit Andrea, nënë e princeshave Eugenie e Beatrice - duke përfunduar në kurthën e orkestruar nga tabloidja News of the World në fakt e ka tepëruar çdo masë. Por ky është vetëm episodi i fundit i një vargu të gjatë "incidentesh" të cilët kanë çuar deri aty sa ajo të deklarohet "persona non grata" (njeri i padëshirueshëm) i familjes mbretërore. Gjë që, në fakt, e mënjanuar nga rangjet e saj.

Gjithnjë adhuruese e jetës së shthurur (i famshëm flirti i saj me kontin Gaddo të Gherardesca-s), Fergie vitet e fundit është përballur me një tronditje të financave të saj personale. Ajo që dukej dikur si një përallë e bukur është përmbyllur me makthe nga më të rëndat. Fillimisht, në fakt, Sarah 'kuqja', siç e thërrisnin tabloidet britanike, ngjasonte të ishte zgjedhja e përkryer- bashkë me Daianën - për t'ia dhënë familjes mbretërore britanike një ngjyrim moderniteti. Vajza e madhe e Ronnie Ferguson, pas diplomës që mori në Queen's Secretarial College gjeti punë në një shoqëri të marrëdhënieve publike në Londër. Pastaj në një galeri artesh dhe më në fund në një shtëpi botuese.

PËRPARA BUKURISË, MAGJIA E FJALËS ËSHTË MË TUNDUESE

Nga MIHAL GJERGJI


E Mërkurë, 05.26.2010, 09:41pm

(Rreth librave me poezi, me autore Kozeta Zylon)

Para disa kohësh kam lexuar një cikël me poezi që më bënë shumë përshtypje. Mes punëve të shumta (gënjejmë veten duke pretenduar të bëjmë gjëra të shumta dhe s’realizojmë dot asgjë !) gjeta kohën dhe mora në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, tre libra për të shuar plotësisht kurreshtjen dhe për të shijuar mrekullinë që të fal poezia e vërtetë. Librat titulloheshin: "Monumenti i Lotit, Pranverë pa Mimoza dhe Mjellmat po të vijnë, me autore zonjën Këze Kozeta Zylo.

Së pari më duhet t’ju them se s’më befasoi vetëm "Monumenti i Lotit", por edhe fotua në kopertinë. Kërkoja të gjeja vendin e saj të merituar mes Sofia Loren, Merlin Monro dhe aktoreve të tjera magjike të skenës. Qënka fatlume e nderuara Kozeta. Zoti qënka treguar tepër bujar me të. Mbasi ka ndërtuar shtatoren sipas qejfit të vet, është marrë edhe me botën e saj shpirtërore.

Zonja Kozeta, ka lindur poete, mandej, jeta e ka bërë një mësuese të mënçur. Më vjen mirë që është e mbushur me shqiptarizëm dhe besoj se horizonti gri i Tiranës, i nderet para syve si një tis pikëllimi. Mbase i trazon edhe ritmin aq të nxituar të ditëve të saj në metropolin e zhurmshëm te New Yorkut, ku banon.

  » FLET POETI DHE MBLEDHËSI I FOLKLORIT TROPOJAN HAMIT ALIAJ
  » SËNDUKU I ANËSNga MERLIN TUSHE, New York
  » BURRI I AKTORES BRITTANY MURPHY GJENDET I VDEKUR
  » JETA IME MIDIS DY MASAKRAVE, NË KAPAÇI VDIQ EDHE BABAI IMNga MANFRED BORSELLINO
  » TAYLOR DHE DIAMANTET E PËRGJAKUR, NAOMI CAMPBELL E THIRRUR TË DËSHMOJË
  » SHBA: LINDSAY LOHAN NUK DO TË ARRESTOHET PAS KTHIMIT NGA KANA
  » CANNES, MICK JAGGER VËRSHON SI ORTEK NË CROISSETE
  » LOTËT E JULIETTE BINOCHE PËR REGJISORIN JAFAR PANAHI
  » CANNES: BIUTIFUL, DUARTROKITJE DHE EMOCIONE
  » MIRË SE TË GJETA KOSOVË! FALEMINDERIT FAMILJA E NDERUAR SALIU!Mbresa të vizitës në Kosovë, maj 2010, nga PIERRE-PANDELI SIMSIA



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]