Sipas informatave jo zyrtare të mediave në Maqedoni,
një vajzë 8 vjeçare dhe prindërit e saj janë vrarë në lagjen e trimave,
derisa ende nuk dihet nëse është nga granatimet apo nga shkëmbimi i
zjarrit. Ndërkohë, flitet edhe për 15 të plagosur.
Kështu ka shkruar portali maqenonas lajm, sipas të cilit kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht
Kurse, doktorëve në spitalin e Kumanovës ua kanë marr telefonin
dhe ua kanë ndaluar të japin informata. Në Spitalin e Shkupit të gjitha
sallat janë të nxana që tregon për situatën dramatike. Në Kumanovë po
vazhdon këmbim zjarri dhe ka edhe disa arrestime.
Policia ka
konfirmuar se po zhvillon aksion ndaj një grupi të armatosur dhe që pas
përfundimit të këtij aksioni do të dal me informata.
Në
vendngjarje ka mbi 20 ekipe të gazetarëve të vendit dhe të huaj. Kurse,
kameramanit të TV Alsat u janë konfiskuar të gjitha materialet e
incizuara.
Nëpër Kumanova lëvizin shumë vetura të ndihmës së shpejt.