NË KOSOVË VAZHDOJNË FESTIMET PËR DITËN E EVROPËS
E Shtunë, 05.09.2015, 09:12am (GMT+1)
Festa për Ditën e Evropës vazhdon edhe sot në Kosovë. Për këtë ditë janë organizuar shumë aktivitete nga Zyra e BE-së dhe institucione tjera. Përveç promovimit të punës së Bashkimit Evropian, do të kërkohen edhe përshpejtimi i procesit për liberalizimin e vizave.
Për edicionin e Ditës së Evropës - 9 maj të këtij viti, Zyra e BE-së në Kosovë ka përgatitur një program të pasur kulturor i cili do të sjell në Kosovë filmin më të mirë evropian të vitit, premierën e bashkë-produksionit kosovar-italian-shqiptar, derisa kitaristi i njohur kosovar Petrit Çeku do të performojë në Teatrin Kombëtar.
Ida, fituesi i Akademisë Evropiane të Filmit dhe fituesi i Oskarit për filmin më të mirë të huaj të vitit, do të paraqitet në ambient të hapur në Sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, në saje të partneritetit të Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE me PriFest, festivalin ndërkombëtar të filmit në Prishtinë, i cili kthehet në vendin e tij pas mbajtjes së edicionit të tij të shtatë në prill të këtij vitinë ekzil, në Tiranë. PriFest është po ashtu duke sjellë në Prishtinë dhe Prizren premierën rajonale të filmit bashkë-produksion kosovar "Sëorn Virgins" (Burrnesha) i cili përfaqësoi Kosovën në Berlinale këtë vit.
Rezultatet e një projekti të financuar nga BE për mënyrën se si të transformohet kinemaja e vjetër në një anëtare të rrjetit të Kinemave Evropiane në qendër të Prishtinës do të prezantohen në një tryezë të rrumbullakët, duke u fokusuar në fuqinë e kinemasë si mjet i diplomacisë kulturore.
Partnerë në kremtimin e Ditës së Evropës 2015 , bashkë me ambasadat dhe misionet e shteteve anëtare të BE-së, janë edhe Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe Komuna e Prishtinës.
Shumë aktivitete të tjera, përfshirë punëtorinë për fotografi dhe modë me nxënës, teatrin e kukullave për fëmijë dhe një panair të vendeve shtete anëtare të BE-së, do të zënë vend që nga e premtja, 8 maj, deri të dielën, 10 maj. Programi i detajuar do të publikohet në media dhe në faqen e Facebook-ut të Zyrës së BE-së. Hyrja në të gjitha ngjarjet do të jetë falas.kp
www.voal-online.ch
|