Vazhdon
aksioni policor në Kumanovë. Nga të dhëna jo zyrtare ALSAT mëson se
numri i të plagosurve është në rritje, 13. Ministria e Punëve të
Brendshme, deri në këto momente nuk ofron asnjë informacion zyrtar për
ngjarjen në Kumanovë.
Në
pyetjet e televizionit ALSAT për informacione mbi atë që po ndodh
realisht në Kumanovë, numrin e të plagosurve apo viktimave të mundshme,
zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, thjesht u përgjigj se "Aksioni
është në vijim e sipër. Në momentin më të parë që do të përfundojë, ne
do të dalim me deklaratë zyrtare." Për momentin, ALSAT nuk mundi të
arrinte për përgjigje as zëdhënësin e Sektorit për Punë të Brendshme
të Kumanovës.
Ndërkaq, në spitalin shtetëror në Shkup, sapo ka mbërritur edhe ministri i shëndetësisë Todorv.
- See more at:
http://www.kosovapress.com/sq/rajoni/vazhdon-aksioni-policore-ne-kumanove-mpb-ja-nuk-jep-detaje-42000/#sthash.q8x73OhE.dpuf