RITA ORA ENDE NUK E KA MARRË VETEN NGA NDARJA ME CALVIN HARRIS
E Shtunë, 08.09.2014, 08:09am (GMT+1)
Duke folur për herë të parë për ndarjen me Calvin Harris, Rita tha: Është e vështirë të jesh në lidhje në këtë biznes.
Rita Ora ka folur haptas për ndarjen e saj nga Calvin Harris, duke pranuar: Nuk jam edhe në gjendje shumë të mirë për momentin.
Edhe pse tani ka gjetur krahë për t'u ngushëlluar të djali i Tommy Hilfiger Richard, Rita tha se ndarja nga Calvin, pas një viti me të, ishte diçka e rëndë dhe gjendja pas ndarjes më mundon.
"Ne të dy punonim gjatë tërë kohës dhe ishim bashkë gjithkund për koncerte. Ishte sikur një paralajmërim. Po ju tregoj të vërtetën.. Nuk jam në gjendjen më të mirë të mundshme. Por jam shumë më mirë se ç'mendoja se do të isha. E adhuroj atë. Ai është një njeri shumë i mirë . E gjitha çfarë ndodhi ishte për shkak të rrethanave."
Tani Rita po mendon se si të kënaqet me shoqërinë e saj.
Ajo tha për Glamour magazine: Mendoj se tani duhet të mendoj vetëm për veten. Jam 23 vjeçare dhe kam shoqërinë më të mirë në botë, sidomos në këtë periudhë të jetës time. Duke jetuar edhe mëson, apo jo ?"
www.voal-online.ch
|