THAÇI DO TË VIZITOJË JAPONINË
E Mërkurë, 04.09.2014, 03:01pm (GMT+1)
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Japoni, nga data 12 prill deri më 15 prill. Gjatë vizitës, Thaçi do të takohet me homologun e tij, Shinzo Abe, me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Sipas tij, vizita e kryeministrit Thaçi pritet të ndikojë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Japonisë. rel
www.voal-online.ch
|