AKSIDENTOHET NË GJERMANI FUTBOLLISTI I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS ILIR AZEMI
E Enjte, 08.07.2014, 01:37pm (GMT+1)

Sulmuesi nga Kosova i skuadrës gjermane Greuther Furthit, Ilir Azemi, ka pësuar një aksident të rëndë në Nyrnberg të Gjermanisë dhe është lënduar rëndë.
Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Azemi, është në gjendje të rëndë në spital, pas aksidentit që pësoi në mëngjesin e sotëm, transmeton KP njoftimin e gazetës Bild.
Azemi ishte me një veturë të tipit Audi, me të cilin është përplasur në një furgon në rrugët e Nurnbergut. Për pasojë ai ka mbetur i ngujuar në veturë dhe është dashur të intervenojë njësia emergjente për ta nxjerrë atë nga vetura.
Sulmuesi Azemi tani është nën përkujdesje intensive të mjekëve të Spitalit të Nurnbergut.
www.voal-online.ch
|