E Shtunë, 07.27.2024, 03:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
FULLANI VIZITON PUNONJËSIT NË ZYRA - MPRIHNI SHQISAT E SKEPTICIZMIT

E Djelë, 08.10.2014, 12:15pm (GMT+1)



TIRANE - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka takuar dy ditë më parë të gjithë punonjësit e këtij institucioni. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë, ku thuhet se Fullani ka takuar punonjësit e tij nëpër zyra, ku edhe iu ka kërkuar që të mprehin shqisat e skepticizmit profesional.

Në të njëjtën kohë, kreu i Bankës së Shqipërisë i ka kërkuar personelit që të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi. "Në vijim të mbledhjeve të posaçme të Këshillit Mbikëqyrës, pas një analize të hollësishme dhe të përgjegjshme të situatës së krijuar nga akti i shëmtuar i vjedhjes në Departamentin e Emisionit, administrimi i Bankës së Shqipërisë organizoi një takim të posaçëm me punonjësit e Bankës. Administrimi i Bankës së Shqipërisë i tërhoqi vëmendjen personelit të Bankës së Shqipërisë që të mprehë shqisat e skepticizmit profesional dhe të rrisë bashkëpunimin në funksion të zbatimit me rigorozitet të kuadrit ligjor dhe rregullator në fuqi", citohet në faqen e bankës.

Më tej, në njoftim sqarohet se "Këshilli Mbikëqyrës dhe administrimi i Bankës së Shqipërisë beson se punonjësit e Bankës kanë ekspertizën teknike, përgatitjen profesionale, integritetin moral dhe kthjelltësinë në vendimmarrje për rikuperimin e situatës dhe përsosmërinë e veprimtarisë së saj". Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme ka vijuar aksioni i shoqërisë civile për mbledhjen e firmave të qytetarëve, me qëllim dërgimin në Kuvend të peticionit, ku kërkohet shkarkimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Deri më sot në kryeqytet e rrethe janë mbledhur 3200 firma për shkarkimin e kreut të BSH.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROKURORIA ZBARDH SKEMËN E GRABITJES SË BANKËS (08.10.2014)
FATOS KLOSI - FULLANI ËSHTË FAJTOR PËR CËNIMIN E SIGURISË KOMBËTARE, TË JAPË DORËHEQJEN (08.10.2014)
FILLON ZBULIMI I PASURIVE TË 10 TË AKUZUARVE PËR VJEDHJE NË BANKËN E SHQIPËRISË (08.10.2014)
SHEZAI RROKAJ - POLITIKA MBRON NJERIUN E PARAVEKryetari i LSI për Tiranën reagon ndaj mbrojtjes që po i bëhet Fullanit (08.10.2014)
SHIKONI - BORDI I BANKËS I VENDOSIN VETES SUPER RROGA DHE KREDI ME 0'5%Më poshtë edhe lista e pagave më të larta në Shqipëri (08.10.2014)
DREJTUESIT E BANKËS SË SHQIPËRISË I DHANË VETES 2,6 MILIONË DOLLARË SHPËRBLIME BRENDA VITIT (08.10.2014)
ERMELINDA MEKSI - E THIRRA UNË KËSHILLIN MBIKQYRËS PËR TË SHKARKUAR FULLANIN (08.10.2014)
PROKURORIA - BANKA E SHQIPËRISË NUK KISHTE KASAFORTË PËR ÇELËSAT E ARKAVE TË THESARITVjedhësi kishte - dhe i mbante në kasafortën e tij (08.09.2014)
KOSOVË - SHPËTOHEN TRE ARINJ TË VEGJËL (08.09.2014)
KOSOVA NIS MUAJIN E TRETË PAS ZGJEDHJEVE - PA QEVERI TË RE (08.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]