Të paktën edhe 20 persona pritet të arrestohen ditëve në vazhdim si të dyshuar për terrorizëm.
Në mesin e tyre janë drejtues të Lëvizjes Islamike Bashkohu të
Fuad Ramiqit dhe të paktën katër imam xhamish, që dyshohen për veprat
penale të nxitjes së urrejtjes, rekrutim për të luftuar me organizata
terroriste dhe veprime tjera, ka mësuar "Koha Ditore".
Këta imamë me ndikim në Kosovë që janë nga Prishtina, Gjilani, dhe
Mitrovica dyshohen se kanë lidhje direkte me organizatat terroriste ISIS
dhe Al Nusra.
"Policia e Kosovës i ka nën vëzhgim të dyshuarit. Ata pritet të
arrestohen gjatë këtyre ditëve. Urdhëresat nga Gjykata Themelore e
Prishtinës janë lëshuar", ka thënë një burim i gazetës...