KOSOVË - PRITET VENDIMI I GJYKATËS PËR 40 TË ARRESTUARIT PËR TERRORIZËM
E Mërkurë, 08.13.2014, 07:41pm (GMT+1)
Në Kosovë, pritet që Gjykata themelore në Prishtinë të vendosë për
procedurat e mëtejshme ndaj 40 personave të arrestuar të hënën në
operacionin më të gjerë deri tani të drejtuar kundër të dyshuarve për
përfshirje në luftrat në Siri e Irak.
Prokurorët kanë kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të
gjithë të arrestuarit në operacionin e së hënës, i cili pasoi
shqetësimet në rritje për shtimin e numrit të qytetarëve të Kosovës që
po u bashkohen militantëve në Siri e Irak.
www.voal-online.ch
|