E Premte, 10.11.2024, 12:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Zhurnal - SKENARET VRASËSE MAQEDONASE PLANIFIKOHEN TE ZBATOHEN NË TERRENET SHQIPTARE

E Premte, 05.08.2015, 11:55am (GMT+1)


Shkup, 8 maj - Prezenca e madhe e forcave policore mbrëmë në rajonin e Kumanovës dhe dyshimet për gjoja prezencën e grupeve të armatosura në Malësinë e Karadakut bëhet me skenar të pregaditur që beteja të bëhet edhe një herë në terren shqiptar, vlersojnë analistët për Zhurnal.

Ndryshe, Maqedonia po përballet me një krizë të madhe politike e cila është intensifikuar muajin e fundit me publikimin e bombave të Zaevit që kanë të bëjnë me keqpërdorimet që i ka bërë kryeministri Nikolla Gruevski dhe shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov.

Për të shpëtuar nga kjo pozitë i gjithë pushteti i udhëhequr nga partia maqedonase VMRO-DPMNE po bën skenarë të ndryshëm me qëllim që të defokusojë vëmendjen dhe betejën ta bëjë në terrenin shqiptar.

Incidenti në Goshincë, një fshat malor i banuar me shqiptarë në Karadakun e Kumanovës dhe incidenti i djeshëm në Bashkësinë Fetare Islame (BFI) ishte vetëm një tentativë e strukturave të dyshimta të cilat kishin plan që ta destabilizojnë vendin mirëpo beteja të bëhet në terren shqiptar.

Alarmi i rrejshëm i MPB-së të udhëhequr nga ministrja Gordana Jankullovska se kinse policia e Maqedonisë ka vërejtur një grup prej 50 personash të cilët kanë hyrë nga Kosova në fshatrat e Komunës së Sarajit.

Mirëpo, menhëherë u demantua nga policia kosovare. Edhe ky rast ishte një përpjekje që beteja të bëhet në terren shqiptar. Analistët janë të mendimit se shqiptarët çdo herë kanë paguar çmimin më të lartë duke derdhur edhe gjak.

Sipas tyre, ende janë të freskëta në kujtime ngjarjet e Bit Pazarit, në Gostivar, aksionet e ndryshme policore, dhe në fund konflikti i armatosur në vitin 2001 i cili u bë kryekëput në rajonet shqiptare në Tetovë dhe Karadak të Kumanovës e jo në Strumicë e Gjevgjeli.

Sipas analistëve pushteti në mënyrë maestrale po bën kurthin në vendbanimete shqiptare me qëllim që shqiptarët para bashkësisë ndërkombëtare t'i akuzojë si fajtor kujdestar.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal deklaroi se ka tendencë për destabilizimin e faktorit shqiptar në Maqedoni duke u nisur nga fakti se në Malinë dhe Goshincë filluan persekutimet apo ndjekjet e njerëzve, hedhja e bombës para selisë së BDI-së në Reçicë, agresiviteti i paparë i armatosur në selinë e BFI-së etj.

"Kjo do të thotë se duhet të projektohet dhe kërkohet një përgjigje që të ngritet dhe shqetësohet faktori shqiptar në Maqedoni. Krejt kjo bëhet në vigjilje të ndryshimeve që priten në pjesën maqedonase, protestat që do të organizojë LSDM-ja. Kjo do të thotë se llogaria e tyre është që edhe shqiptarët në një mënyrë të drejtpërdrejtë të inkuadrohen por në sikletin e vetë, përsëri të jenë objekt trajtimi, përsëri të jenë objekt destabilizimi dhe përsëri t'u jepet argument partive maqedonase dhe politikën që udhëheqin ndaj shqiptarëve", deklaroi për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Ai potencoi se natyrisht se kësaj politike i ndihmojnë shumë partitë shqiptare duke u pozicionuar fort pas Gruevskit dhe kjo është arsyeja pse shqiptarët duhet të destabilizohen në këtë situatë.

Që nga dita e shpërthimit të bombave të Zaevit opinioni në Maqedoni asnjëherë nuk regjistroi ndonjë incident në Veles, Prilep, Ohër dhe vende të tjera. Por, të gjitha u realizuan në vendbanimet shqiptare.

Ditë më parë opozita maqedonase ka paralajmëruar se nga 5 -10 maj të gjitha bombat do të prekin shqiptarët e Maqedonisë. Ky paralajmërim sa është i dobishëm është edhe i rrezikshëm, pasi vetë fakti se komuniteti shqiptar në bazë të temperamentit të vrullshëm, gjaknxehtë mund të manipulohet lehtë andaj edhe opozita maqedonase dëshiron që shqiptarët ti bëjë për vete dhe ti orientojë aty ku ajo ka nevojë.

Rasti i dhimbshëm 'Monstra' dhe rastet të tjera duhet të shqyrtohen në mënyrë të hollësishme por jo në këtë kohë, në këto çaste kur edhe opozita maqedonase tenton që të manipulon me shqiptarët dhe gjithë problem do të hudhet në terren shqiptar.

Sipas kësaj Gruevski përsëri do të shpëtonte, pasi beteja dhe fokusi do të ishte te shqiptarët, të cilët dinë vetëm të hapin problem por assesi të trajtojnë dhe të mbyllin me sukses, ku historikisht përvoja tregon se shqiptarët çdo herë kanë qenë të manipuluar.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VAZHDON GJYKIMI KUNDËR OLIVER IVANOVIQIT (05.08.2015)
PRISHTINË - FILLOJNË VEPRIMTARITË PËR DITËN E EVROPËS (05.08.2015)
70 % E TË RINJVE NË KOSOVË JANË TË PAPUNËU theksua në konferencën rajonale të Shoqërisë Civile që po mbahet në Tiranë (05.08.2015)
KUVENDI I KOSOVËS SOT MIRATON REKOMANDIMET E REJA PËR UKSHIN HOTIN (05.08.2015)
SOT NË TIRANË MBAHET AKADEMI PËR ILIR KONUSHEVCIN (05.08.2015)
EDHE SOT MIJËRA PROTESTUES KËRKOJNË DORËHEQJEN E GRUEVSKIT (05.07.2015)
THEMELIMI I GJYKATËS SPECIALE NGA JAVA TJETËR NË KUVEND (05.07.2015)
MAQEDONI - OPOZITA PUBLIKON REGJISTRIME TË TJERA (05.07.2015)
INCIDENT NGA SOCIALISTËT NË TAKIMIN E OPOZITËS NË KOLONJË (05.07.2015)
TENSIONET PARAZGJEDHORE, DEBATE NË KUVEND, FAJËSOHET QEVERIA (05.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]