KUMANOVË - NJËRI PREJ TË VRARËVE ËSHTË FADIL FEJZULLAI
E Shtunë, 05.09.2015, 12:41pm (GMT+1)
Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar. Sipas "Al Jazeera Balkans", shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga "Lagja e Trimave" të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mengjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorë lokal.
Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.
www.voal-online.ch
|