KUMANOVË - JANË DJEGUR DY SHKOLLA, PËRPLASJA VAZHDON
E Shtunë, 05.09.2015, 05:25pm (GMT+1)
Përleshjet e armatosura mes policisë dhe një grupi të armatosur në Kumanovë po vazhdon, ndërsa banorët e lagjeve të prekura nga ky aksion janë duke u evakuuar.
Në të njëjtën kohë është duke u mbajtur edhe një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal atje.
Al Jazeera raporton se rruga drejt këtyre dy lagjeve është e bllokuar, janë djegur dy shkolla, ndërsa, siç kanë raportuar mediat në Maqedoni, banorët, me ndihmën e policisë, janë duke u evakuuar dhe se kryesisht po shkojnë tek të afërmit e tyre, transmeton Koha.net.
Banorët janë duke u larguar më këmbë ndërsa ka edhe të atillë që po i transporton njësia speciale policore dhe se në përgjithësi, gjithnjë sipas mediave në Maqedoni, janë familje me fëmijë e të moshuar.
Ndërkaq, nga këto anë, siç raportohet, ende dëgjohen të shtëna rafali.
Nga distanca mund të shihet tym i zi ndërsa atje nuk po lejohet të shkojë askush përveç zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë.
www.voal-online.ch
|