Lëvizja
Vetëvendosje ka reaguar ndaj incidenteve të fundit në Maqedoni, duke
thënë se Qeveria e Gruevskit ka mobilizuar artilerinë e rëndë ushtarake
për ta sulmuar Kumanovën. Kurse, arsyetimi i Ministrisë së Punëve të
Brendshme, është një alibi e papranueshme për ta maskuar një fushatë të
armatosur për terrorizimin e shqiptarëve atje.
Në
një konferencë të jashtëzakonshme, Glauk Konjufca, shef i grupit
parlamentar të Vetëvendosjes, ka thënë se lagjet shqiptare në Kumanovë
janë duke u sulmuar me autoblinda e helikopterë, ngjashëm si Slobodan
Milosheviqi në Kosovë.
Konjufca kritikoi mënyrën e reagimit të
Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës duke qenë se ky reagim i
shkon përshtati jashtëzakonisht shumë Gruevskit, i cili, sikurse Hashim
Thaçi, po e justifikon sulmin e tij ndaj shqiptarëve me gjoja luftimin
e grupeve të armatosura.
"Qeveria e Kosovës e ka justifikuar
arsyetimin që e ka dhënë qeveria e Gruefskit për destabilizim të
Maqedonisë nga grupet e armatosura. Reagimi i MPJ-së është që ia ka
bërë një shërbim të hatashëm Nikolla Gruefskit që të vazhdojë me këtë
fushat të represionit mbi shqiptarët e Maqedonisë. Këtu nuk kemi të
bëjmë me grupe destabilizuese", ka thënë ai.
Ai ka shtuar se me
këtë sulm po ndodhë edhe një terr mediatik dhe ka kërkuar nga bashkësia
ndërkombëtare që të reagojë në kthimin e rendit dhe
sigurisë./Kosovapress/
- See more at:
http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/qeveria-e-gruevskit-po-sulmon-shqiptaret-si-milosheviqi-ne-kosove-42021/#sthash.QxxmGzhA.dpuf