E Shtunë, 10.05.2024, 12:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUMANOVË - PESË POLICË TË VRARË, 30 TË PLAGOSUR Autoritetet e Shkupit konfirmuan vrasjen e policëve dhe plagosjen e të tjerëve, por nuk dhanë asnjë hollësi për pasojat në radhët e qytetarëve apo grupit me të cilin u përleshën&a
E Djelë, 05.10.2015, 06:16am (GMT+1)




Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë tha se pesë policë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve të së shtunës në Kumanovë. Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska tha se nuk ka informacione për pasoja në mesin e civilëve dhe nuk nuk ka njohuri të sakta për  numrin e viktimave nga radhët e grupit të armatosur me të cilin pothuajse gjatë tërë ditës kishte shkëmbim zjarri.

Qyteti i Kumanovës, në veri të Maqedonisë, rreth 40 kilometra larg Shkupit, u gdhi të shtunën nga të shtëna të fuqishme. Sipas autoriteteve, një grup prej dhjetëra personash të armatosur mirë, kanë ndërmarrë sulme me pushkë automatike dhe me bomba, që përbën, sipas tyre, një akt terrorist. Krismat kanë vazhduar deri në orët e mbrëmjes.

Forca të shumta policore kanë ndërmarrë aksion kundër këtij grupi që nuk eshtë parë nga burime të pavarura.

Nga ana tjetër, banorë të qytetit flasin për pasoja në njerëz, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi numrin e viktimave eventuale, apo dhe të të plagosurve.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se grupi i armatosur, i veshur me uniforma të zeza, synonte të kryente sulme kundër institucioneve shtetërore. Zëdhënësi i ministrisë Ivo Kotevski tha se bëhet fjalë për një grup të stërvitur mirë që kreu sulme me armë automatike dhe me bomba.

Polica ka bllokuar rrugët e qytetit për orë të tëra. Ka shtëpi që u dogjën nga artileria, ndërsa disa familje me fëmijë të vegjël janë parë duke u larguar nga zona me valixhe.

Lagja e njohur si Divnaselë ose së fundmi si Lagja e Trimave është e banuar kryesisht nga shqiptarë.

Ekipe të gazetarëve janë penguar nga policia që të afrohen tek vendi i ngjarjes. Madje, një televizion që transmeton në gjuhën shqipe, ka njoftuar se ekipi i tij është kërcënuar nga pjesëtarët e policisë dhe se i është marrë video-materiali i regjistruar.

Lidhur me zhvillimet kanë reaguar partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar.

Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes një komunikate u bën thirrje banorëve që të jenë të përmbajtur, të ruajnë gjakftohtësinë dhe që të mos bien pre e provokimeve.

BDI konsideron që zhvillimet e së shtunës në Kumanovë janë veprime që bien ndesh me përcaktimet strategjike të kombit shqiptar si në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në Luginën e Preshevës.

Me thirrjen për qetësi ka dalë edhe Partia Demokratike Shqiptare, e cila kërkon nga Ministria e Rendit që të mos cenojnë jetët dhe pronat e qytetarëve.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate e opozitës u bën thirrje banorëve që të mos bien nën ndikimin e skenarëve të errëta për nxitjen e konfliktit dhe destabilizimit të Maqedonisë. Kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev u bëri thirrje kryeministrit Gruevski dhe Ali Ahmetit të BDI-së që t'u shpjegojnë qytetarëve të Maqedonisë se ç'farë po ndodh, se kush dhe pse po përpiqet ta destabilizojë vendin. Pse grupe kriminale nga vendet fqinje hyjnë në Maqedoni, kush i organizon dhe për çfarë qëllimi, shtroi pyetjen shefi i opozitës, duke thënë se viktima të këtyre zhvillimeve janë qytetarët maqedonas dhe shqiptarë, policë dhe banorë civilë. Ai bëri thirrje që banorëve t'u garantohet siguria.

Ndërkohë ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Shkup e cila përmes një deklarate, shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në aksionet në Kumanovë dhe përreth, dhe u shprehë ngushëllime familjeve të personave të vrarë dhe të plagosur. Ambasada njofton se po e ndjek nga afër situatën dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet dhe drejtuesit politikë, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të lejojnë mbledhjen e fakteve.

Edhe zyra e Bashkimit Evropian në Shkup njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe me drejtuesit politik.

Bashkimi Evropian bëri thirrje për qetësi, ndërsa shpreson në shmangien e acarimit të tensioneve në këtë vend. Edhe OSBE-së ka lëshuar një reagim të ngjashëm.

Kjo gjendje e acaruar padyshim është rrjedhojë e krizës politike në Maqedoni, të shkaktuar nga skandali i madh i përgjimeve. Fshatrat shqiptare të Kumanovës ishin skenë e përleshjeve të armatosura në vitin 2001 midis kryengritësve shqiptarë, të cilët luftonin për të drejta më të mëdha dhe forcave qeveritare ushtarake-policore maqedonase, një konflikt që përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit në gusht të atij viti. za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA ËSHTË E INTERESUAR QË NË MAQEDONI TË MOS KETË DHUNË (05.09.2015)
KUMANOVË - JANË DJEGUR DY SHKOLLA, PËRPLASJA VAZHDON (05.09.2015)
VETËVENDOSJE - QEVERIA E GRUEVSKIT PO I SULMON SHQIPTARËT SI MILOSHEVIQI NË KOSOVË (05.09.2015)
REAGIME NË RAJON NDAJ ZHVILLIMEVE NË MAQEDONITirana dhe Prishtina dënojnë dhunën në Maqedoni dhe bëjnë thirrje për qetësi. Serbia shton praninë e policisë në kufi (05.09.2015)
ZËRI I AMERIKËS - SITUATË KRITIKE NË KUMANOVË PAS INCIDENTEVE ME ARMË (05.09.2015)
BERISHA - TË NDALET MENJËHERË DHUNA E TERRORI SHTETËROR NË KUMANOVË (05.09.2015)
RADIO EVROPA E LIRË - PËRPLASJE TË ARMATOSURA NË KUMANOVË (Tekst dhe fotogaleri) (05.09.2015)
SERBIA DËRGON FORCA SHTESË NË KUFI ME MAQEDONINË (05.09.2015)
REUTERS - EVAKUOHEN BANORËT NGA LAGJIA 'TODE MENDOLL' (05.09.2015)
ZËRI I AMERIKËS - PËRLESHJE TË ARMATOSURA NË KUMANOVËPolicia maqedonase ndërmori një aksion në një lagje të Kumanovës, në kërkim të personave të armatosur (05.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]