VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYERNga SKËNDER BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


E Hënë, 11.15.2010, 08:36am (GMT+1)

Përkufizimi pothuajse absolut (pra me përjashtime tejet të rralla dhe tejet të veçanta) i zgjedhjeve të parakohshme është ndëshkim i pamëshirë i zgjedhësve (votuesve) ndaj shumicës qeveritare në fuqi. Etiketimi i tyre si "zgjedhje të jashtëzakonshme" më shumë se për të bërë kapital partia kryesore e shumicës kundër partisë jokryesore të shumicës, ka qenë pikërisht për të zbutur sa më shumë ngjyresën dhe ndikimin negativ të shkuarjes së Kosovës - realisht - në zgjedhje të parakohshme. Të tilla ato janë edhe sikur të shkohet në zgjedhje një ditë pas ardhjes në fuqi të një shumice qeveritare.

Në kushtetuta shtetërore as në ligjet ndërkombëtare nuk ekziston termi "zgjedhje të jashtëzakonshme". Ky term nuk ekziston as për vendet në konflikt apo për vendet e sapodala prej konfliktit, nuk ekziston as për zgjedhje në gjendje lufte, as për zgjedhje në gjendje paqeje.

Në fakt, ka zgjedhje të hershme. Këto nuk janë aspak të parakohshme. Zgjedhje të hershme ka mbajtur Toni Bleri në mandatin e tij të tretë, kur e kishte të sigurtë fitoren dhe donte ta shfrytëzonte këtë optimalitet kundër opozitës zyrtare dhe kundër opozitës së brendshme të partisë. Zgjedhje të hershme ka mbajtur Karamanlisi në Greqi, në mandatin e dytë, edhe ai në rrethana optimale. Ndërsa zgjedhjet e tij pa mbaruar mandatin e dytë ishin mirëfilli të parakohshme e të detyruara prej krizës ku po hynte Greqia. Nëse tentonte ta mbaronte mandatin, atëherë do të ndëshkohej në mënyrë fatale jo vetëm partia e tij por edhe proceset e vendit.

Zgjedhjet e hershme mbahen në vitin e fundit të mandatit. Mbahen në gjashtëmuajshin e parë të vitit të fundit të mandatit dhe jo në gjashtëmuajshin e dytë të tij. Nëse bëhej përllogaritje meskine e dritëshkurtër, në shumën e përgjithshme të qeverisjes një shumicë kështu mund të humbasë disa muaj, por fiton disa vjet më shumë qeverisje. Kështu, në rastin e Kosovës, i takonte të mbante zgjedhje të hershme nëse ato i zhvillonte në pranverë dhe nuk i zhvillonte ato në fund të vjeshtës, kur mbaronte katërvjeçari i mandatit.

Nuk do të ishte, pra, nga pikëpamja kohore aspak e nevojshme që shumica qeverisës të luante me muajt e vjeshtës dhe të dimrit, për ta çuar Kosovën në zgjedhje, nëse nuk ishin në lojë interesat e ngushta partiake të shumicës qeverisëse. Nëse, pra, të dyja partitë nuk do të kishin qenë të interesuara që të ndërtonin kapital në dëm të pjesës tjetër të spektrit zgjedhor dhe nëse ato nuk tentonin të rritnin kundërpeshën ndaj të tjerëve. Në këtë lojë nuk mund të hynte asnjëra prej pjesëtareve joqeveritare të spektrit politik, sepse ato do të humbisnin elektoratin krejtësisht në shkëmbim të disa karrikeve afatshkurtëra qeveritare, qoftë edhe fitimit të postit tashmë gjithnjë e më të pasigurt e më të lëkundshëm të presidentit. As vetë eksponentët e brendshëm partiakë nuk kanë pranuar që të sakrifikojnë veten për hir të interesave të pasigurta të partisë së tyre. Këto përllogaritje hileqare në të gjitha rrafshet, të gjithkujt kundër gjithkujt, më shumë se çdo gjë tjerër, e kanë çuar Kosovën në zgjedhjet aktuale mirëfilli të parakohshme, tashmë nën nofkën e zgjedhjeve të jashtëzkonshme, në fakt duke qenë zgjedhje të faktit të kryer.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë çuar Kosovën në zgjedhje të faktit të kryer. Ky do të ishte termi më i përshtatshëm për këto zgjedhje, nëse tundoheshim për të dalë nga fjalori juridik i zgjedhjeve, siç po bëjnë duke i quajtur ato zgjedhje të jashtëzakonshme. Kosova është vënë para faktit të kryer, sepse atë e çojnë te kutitë e votimit jo kur e priste, madje edhe më herët se kur kujtonte. Nuk e çojnë as në vjeshtën e 2011-tës (zgjedhje në afat), a në pranverën e 2011-tës (zgjedhje të hershme), as në mesin e shkurtit të 2011-tës, siç e shpallte në fillim u.d-ja.

Vihet kështu para faktit të kryer populli i Kosovës, sovrani i Kosovës, pra, në radhë të parë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, faktor absolutisht i pafajshëm. Vihen para faktit të kryer partitë parlamentare, faktor pjesërisht i fajshëm. Vihen para faktit të kryer partitë joparlamentare dhe lëvizjet qytetare, faktorë gati të pafajshëm. Dhe ironia është se nga e gjithë kjo mëtojnë të fitojnë kush ka më shumë faj, pra partitë qeveritare të Kosovës.

Zgjedhjet priteshin shumë më tepër kur mbaronin zgjedhjet lokale, dilte fituese e padiskutueshme PDK-ja, humbte rëndë LDK-ja, bëheshin konfirmime të reja nga vota e popullit. Ishte shumë e pritshme që PDK-ja ta çonte vendin në zgjedhje kur LDK-ja filloi pakënaqësitë e para publike. Nuk ishte aspak e pritshme që Kosova të çohej në zgjedhje kur shumica qeverisëse ishte më triumfaliste se kurrë, kur shumica qeverisëse mëtonte të kishte fituar sfidën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të kishte fituar sfidën e Rezolutës së Serbisë për Kosovën më 9 shtator 2010.

Pikërisht këtu fle më e keqja e të këqijave. Në vend që shumica qeveritare e Kosovës të flasë hapur me popullin e Kosovës se çfarë e detyron ta kërkojë përsëri votën e tij, shumica qeveritare bëri inskenime edhe më të neveritshme se sa i bënin paraardhësit e tyre në kohën e Jugosllavisë. Ndoshta në këtë fushatë zgjedhore aktuale ato do ta bëjnë këtë. Pra, t'ia thonë të vërtetën popullit të Kosovës rreth pikëpyetjeve të mundshme që e shoqërojnë procesin e Kosovës. Përndryshe hileje duhet t'iu ndihmojë pikërisht dy partive qeveritare, me një ndëshkim sa më shembullor nga populli i Kosovës. Le të jemi këtu dhe t'i shohim PDK-në dhe LDK-në sa të çiltëra, sa të hapura do të jenë në ballafaqimin me elektoratin.

(Botuar në Bota Sot më 13 nëntor 2010)

Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar

NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<

GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

KALVARI I NJË MOCIONI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

 

PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NGA NGURIMET NË NGUTJE?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HAMENDJET PARAZGJEDHORE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

AZEMI, DISIDENTI I LINDUR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MIQËSIA ME VATIKANIN

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VDEKJA E POETIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

FATI I UKSHIN HOTIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 


Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR

MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ



 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ


 

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME


KORRUPSIONI SHESHIT

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ

SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNË BESOJ SE MUND TË FLUTUROJNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (11.14.2010)
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUANNGA ELIDA BUÇPAPAJ (11.13.2010)
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SËNga Elida BUÇPAPAJ (11.12.2010)
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit ShqiptarNGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (11.10.2010)
DIÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL ME RUSINËNga FRANK SHKRELI (11.09.2010)
HEQJA E VIZAVE PËR SHQIPËRINË - MË MIRË VONË SE KURRËNga ILIR HYSA, Ph.D. Candidate, City University of New York (11.09.2010)
NJË START I RI PËR LDK-NËTriumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa MustafënNga Elida BUÇPAPAJ (11.08.2010)
GJUHA LETRARE SHQIPE E TKURRUR E SHMANGUR E SHPËRFILLUR E TËHUMBURNGA SKËNDER BUÇPAPAJ (11.08.2010)
KORPUSI AMERIKAN I PAQES: ME RASTIN E 50 VJETORIT TË THEMELIMIT DHE NË KUADËR TË 20 VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANENga FRANK SHKRELI (11.06.2010)
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇITNga ELIDA BUÇPAPAJ (11.06.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]