I shkruaj me trishtim këto rradhë por e vendosur për të denoncuar censurën dhe xhandarët e fjalës së lirë, të cilët po e kthejnë Kosovën në Absurdistan.
Termi Absurdistan përshkruan në mënyrë satirike një vend, në të cilën absurditeti është normë e jetës. Absurdistani është përdorur së pari nga disidentët e bllokut të Lindjes kur i referoheshin Bashkimit Sovjetik, edhe sot ky term iu rezervohet shteteve të cilat qeverisin me stil autoritarist, si Azerbaixhan, Turkmenistan, Uzbekistan.
Si term i shkruar për herë të parë është zbuluar në gazetën e përmuajshme gjermane Politische Studien, pastaj u përdor në Çeki nga disidenti i asaj kohe dhe pas rrëzimit të Murit të Berlinit, president i vendit Vaclav Havel.
Volteri ka thënë : "Mendoni për vete por lerjuani dhe të tjerëve ta gëzojnë gjithashtu këtë privilegj", por në Absurdistan nuk e njohin Volterin, aty ka censurë, autocensurë dhe liria e shtypit është e cunguar rëndë. I njëjti skenar mjerisht po reflektohet edhe në Kosovë nga xhandarët e fjalës së lirë, me metodologjinë e tyre të përjashtimit, qendrimit ex cadedra, dhe rikopjimit të realiteteve autoritariste, ku njerëzit e shtypit ishin simbiozë e regjimit. Këta duke e përdorur penën si një lloj lavazhi trush, po dëmtojnë rëndë shtetin e ri të Kosovës dhe sidomos rininë e Kosovës, pasi një e treta e popullësisë në Kosovë është nën 15 vjeç, më tepër se gjysma e popullsisë është nën 25 vjeç, dhe mesatarja e popullsisë është 22-23 vjeçe e cila nuk meriton të rritet nën diktatin e mendjeve të çartur orwelliane, të cilave në Kosovë u ka perënduar koha një herë e mirë me çlirimin.
Imazhi i Kosovës nuk mbrohet nga xhandarët dhe censorët e fjalës së lirë, të cilët duke mos pasur mundësi t'u venë pranga kolegëve, përdorin pushtetin politik për t'i friksuar e për t'ua mbyllur gojën. Vrasja është forma më ekstreme e censurës, ka shkruar George Bernard Shaw. Në Perëndim liria e shprehjes si anitezë e censurës është e garantuar nga kushtetuta.
Censura ushqen vetëm mendjet më të zeza, që kanë prodhuar Mesjetën, Inkuizicionin, Holokaustin dhe regjimet diktatoriale. Dje në Shqipëri u kujtua nga ish të përndjekurit politikë dita kur 66 intelektualë komunistë u ekzekutuan pa gjyq nga diktatura komuniste, e cila ka qenë motër me regjimin pushtues serb në Kosovë, që i ka korrur intelektualët dhe elitën. Eleminimi i 66 intelektualëve është vetëm një grimcë nga shfarosja që i ka bërë regjimi komunist elitës të vendit.
Një nga krimet më të përgjakëshme të regjimit pushtues ishte kur i mbylli shkollat dhe universitetet në Kosovë, të cilat janë burim i dritës, dijes dhe demokracisë. Sepse synonte ta linte Kosovën pa intelektualë dhe pa pena, ose me ato pena të klonuara dhe nën errësirën e censurës e xhandarëve të fjalës së lirë.
Po ai realitet i nxirë që përjetonte Kosovë i takon së shkuarës kohës të pushtimit dhe errësisës. Kosova e lirë me një klasë politike shumë të re në moshë nuk duhet të tolerojë reminishenca të periudhës së pushtimit, që ndrydhin apo plagosin fjalën e lirë.
Nuk po përmend emra kësaj here, por ata që po e rrënojnë imazhin e qeverisjes Thaçi, janë pikërisht xhandarët e fjalës së lirë, që shtiren si bodyguard-të e saj, duke mos lejuar shpirtin e kritikës. Kritika është shprehja më adekuate e një shoqërie demokratike, ose thuhet rëndom se testi i demokracisë është kritika dhe liria e shprehjes.
Liria e shprehjes është alfa dhe beta që teston demokracinë e shtetit të ri të Kosovës, ata gazetarë që kritikojnë nuk janë armiq të Kosovës as të politikanëve, ata janë vetëm përçues të opinionit publik dhe të vërtetave.
Gazetarët në Kosovë, si kudo në vendet demokratike, janë pjesë e pushtetit të katërt, i cili duhet të mbetet i pavarur e i pacënuar ashtu si legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Çdo lloj varësie e cënon integritetin e pushtetit të katërt, që njihet si mbrojtësi i tre pushteteve të tjera. Çdo lloj varësie e pushtetit të katërt e dëmton shkallën e demokracisë në Kosovë dhe u jep shans xhandarëve dhe censorëve t"˜u vejnë pranga fjalëve të gazetarëve, e gazetarët t'i kërcënojnë e t'i lenë pa punë,.çka është një mosntruozitet që kthen Kosovën në Absurdistan, diçka e paimagjinueshme dhe e patolerueshme.
Kosova jeton në një demokraci të re, e cila ka nevojë për të vërtetën dhe fjalën e lirë, ashtu si ka nevojë për ajrin. "Diktatorët nëpër piedestale, të rrethuar nga bajonetat, kanë frikë nga fjalët dhe mendimet e lira", thotë Winston Churchill, andaj e prangosin të vërtetën. Por kur e vërteta nuk është e lirë, liria nuk mund të jetë më realitet, thotë Jacques Prevert, dhe vendi kthehet pastaj në Absurdistan. Liria e mendimit, liria e fjalës dhe e vërteta janë mbrojtësit më realë të lirisë dhe demokracisë të një vendi, pra janë si oksigjeni edhe për shtetin e ri të Kosovës.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 18 Nëntor)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ