Jam i një mendjeje me një koleg se listat e deputetëve të forcave politike pjesëmarrëse në garën aktuale zgjedhore në Kosovë kanë peshë vetëm në 20 emrat e pjesës së sipërme të tabelës. Ndërsa përfshirja e emrave të tjerë, sidomos në partitë e vogla, është vetëm ose kryesisht çështje prestigji, sa për t'i thënë vetes apo të tjerëve se jam dikushi në politikë.
Le t'i veçoj për momentin emrat e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, aktualisht parti e dytë në renditjen e spektrit politik të vendit, listë e publikuar më 15 nëntor 2010 në mediat e Prishtinës: 1. Isa Mustafa, 2. Sabri Hamiti, 3. Nekibe Kelmendi, 4. Eqrem Kryeziu, 5. Ismet Beqiri, 6. Teuta Sahatqiu, 7. Bahri Thaqi, 8. Skender Hyseni, 9. Lirije Kajtazi, 10. Lutfi Haziri, 11. Gazmend Muhaxheri, 12. Vjosa Osmani, 13. Naser Osmani, 14. Ramë Manaj, 15. Myrvete Pantina, 16. Lutfi Zharku, 17. Sali Asllanaj, 18. Rita Hajzeraj Beqaj, 19. Agim Ademi, 20. Sali Morina.
Nuk do ta interpretoja praninë e disa zonjave politikane në këtë listë. Duke u nisur nga fakti se është kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare që ato të përbëjnë së paku 30 për qind të listave. Nga emrat e përfshirë në kreun e listës vetëm zonja Nekibe Kelmendi mund të mbartë personalisht vota për partinë e saj. Ndërsa zonjat e tjera nuk mund të parashikohet që të ndikojnë në elektoratin e Kosovës. Në Perëndim prania e madhe e zonjave në përbërje të listave të garave zgjedhore, premtimet për rritjen e peshës së femrave në kreun e institucioneve të reja të vendit, sidomos premtimet për postet ministrore dhe postet e tjera të larta qeveritare e shtetërore, ndikojnë në elektoratin femëror. Ky ndikim kushtezohet salë ndjenjave të elektoratit gjinor dhe falë rolit të lëvizjeve qytetare feministe dhe lëvizjeve të tjera të të drejtave të njeriut për pjesëmarrje sa më të lartë të femrës në pushtetin politik dhe në pushtetet e tjera.
Interpretim të veçantë do të meritonin emra të lidhur me biografinë e vetë Lidhjes Demokratike të Kosovës, emra të lidhur edhe me vetë Presidentin Ibrahim Rugova, por edhe me sfidat nga ka kaluar historia e Kosovës gjatë këtyre njëzet viteve të fundit. Ndër këta emra janë vetë Isa Mustafa, kryetari i partisë, pastaj Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Skënder Hyseni, Ramë Manaj e ndonjë tjetër. Një veçori për të mos u harruar është se Sabri Hamiti, Skënder Hysni e të tjerë, pavarësisht faktit të mësipërm, sjellin vota për partinë vetëm nga një zonë e caktuar e Kosovës, pra nga Llapi. Ndërsa nga zonat e tjera të Kosovës nuk ekziston kategori votuesish prej nga do të vinin vota për hir të këtyre emrave të shquar të kësaj force politike, me role dhe detyra në institucionet qendrore të vendit apo në kreun e partisë. Figura të kufizuara krahinore janë edhe emra të tjerë si Eqrem Kryeziu (Prizren), Lutfi Haziri (Gjilan) e të tjerë. Në masa të ndryshme, vartësisht nga fakti i përfilljes së tyre për krahinën e vet, pra për elektoratin e vet të mirëfilltë burimor, do të ketë bjerrje apo rritje të këtij elektorati për këto figura.
Si kategori më vete do të ishin emrat e rinj të përfshirë në listë. Nuk janë të paktë emrat e rinj në 110-shen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por për këtë gjë nuk shquhet top 20-shi i kësaj partie. Sepse pothuaj të gjitha kanë pasur gjatë këtyre viteve poste qeveritare, karrike parlamentare, përgjegjësi partiake e të tjera. Kjo do të shndërrohej në deficit për këtë formacion politik nëse gjatë fushatës nuk nxirret në pah shumë ky fakt, pra freskimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës me figura të reja. Duke u nisur nga tipat e mësipërme të interpretimit të listave partiake të garuesve zgjedhore parlamentarë, me këtë sugjerim kam parasysh që fushata të përqëndrohet shumë tek kjo dukuri, duke iu mëshuar këtyre emrave sidomos tek kategori të ndjeshme të elektoratit.
Nëse femra në Kosovë, siç e përmenda, ende sot e kësaj nuk përbën shtresë të ndikuar të elektoratit, atëherë nuk duhet shpërfillur shtresa moshore. Të rinjtë dhe të rejat, nxënësit e viteve të larta të shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve e instituteve të Kosovës janë të ndjeshëm ndaj kolegëve të brezit të tyre, nga radhët e inxhinierëve, arsimtarëve, mjekëve, ekonomistëve, biznesmenëve, dijetarëve, krijuesve, artistëve. Edhe figurat e artit e të kulturës me popullaritet të veçantë në Kosovë duhet përfshirë në kategorinë me ndikim në sfera të ndryshme, në shtresa të caktuara të elektoratit.
Listat e partive parazitohen nga emra të aleatëve të vegjël. Këta nuk sjellin ndonjë elektorat të ndieshëm, por vetëm e bëjnë më ndikuese partinë e caktuar, për shkak se konsiderohet e parapëlqyer për aleatë. Me vlerë në këtë rast është edhe se votat e elektoratit nuk mbeten jetime si do të ndodhte nëse partitë e vogla do të garonin më vete. Por përfshirja e emrave nga aleatët përbën vështirësi jo të pakët për partinë e madhe.
Jam i një mendjeje me kolegun e cekur në krye të shkrimit se emrat tek Partia Demokratike e Kosovës dhe tek Lidhja Demokratike e Kosovës mund të kenë peshë edhe deri tek renditja e 30-shes apo 40-shes. Prandaj elektorati i gjykon këto dy parti edhe nga emrat e përfshirë në këtë segment të listave. Sepse këta emra, nëse nuk mund të mëtojnë të gjithë të zgjidhen deputetë, patjetër presin të kenë poste zëvendësministrash, drejtorësh, zyrtarësh të tjerë të lartë shtetërorë, qeveritarë, diplomatikë e tjerë. Shtresa të elektoratit të Kosovës, pra, i gjykojnë këto parti edhe nisur nga emra të tillë si këta të Lidhjes Demokratike të Kosovës: 21. Argjentina Grazhdani, 22. Ali Lajçi, 23. Azem Hajdari, 24. Mybera Mustafa, 25. Adem Salihaj, 26. Sadri Ferati, 27. Hamide Latifi, 28. Sami Hamiti, 29. Armend Zemaj, 30. Vjollca Krasniqi, 31. Zef Morina, 32. Arsim Janova, 33. Vlora Dumoshi, 34. Fevzi Berisha, 35. Xhafer Tahiri, 36. Nazane Breca, 37. Qemajl Ahmeti, 38. Halim Halimi, 39. Florina Jerliu, 40. Berim Ramosaj.
Natyrisht, emrat më poshtë në tabelë, ndonëse pa shanse si ato të kreut të listës, mund të jenë nga veprimtarët më frytdhënës të partive në fjalë. Ndaj këtyre si dhe të tjerëve të papërfshirë dot në lista pavarësisht dëshirës së udhëheqjeve, kërkohet një takt tejet i veçantë, sepse shpesh edhe janë në të vërtetë ndër më të lidhurit drejtpërdrejt me terrenin, me votuesit e thjeshtë të shtresave më të thjeshta të elektoratit.
(Botuar në Bota Sot më 20 nëntor 2010)
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ