KUTURA
FETARE TË DËSHMOHET EDHE ME KULTURË TË HARMONISË POLITIKE
Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, është vendi i harmonisë fetare, ku tre
besimet kryesore, myslimanizmi, katolicizmi dhe ortodoksizmi, të cilët në botë janë
shkas për konflikte, në Shqipëri janë arsye për harmoni dhe bashkekzistencë.
Kjo harmoni nuk lidhet me rrëzimin e sistemit komunist, shëmbjen e Murit të
Berlinit, apo heqjen e Perdes së Hekurt, harmonia fetare është një
karakteristikë tradicionale e kombit shqiptar, çka e bën nga më të emancipuarit
në Evropë dhe botë.
Nuk ka rëndësi nëse në Shqipëri je mysliman, katolik, ortodoks apo
ateist, sepse kushdoqofsh, gëzon të drejtën ta ushtrosh bindjen tënde në
harmoni të plotë. Këtë vlerësim e merr Shqipëria edhe në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit
mbi liritë fetare në botë për vitin 2010, si një vend që garanton lirinë e
fesë. Por më tepër nga sa e përcakton Kushtetuta, harmonia fetare është një
dukuri kombëtare, që i dallon shqiptarët si komb.
Sepse
nëse flasim për Kushtetutën e Shqipërisë, ajo garanton edhe pluralizmin
partiak, duke paraqitur garanci të plotë për raportin midis pozitës dhe
opozitës, i cili paçka se është de jure mrekullisht i rregulluar, de
facto ky raport nuk është aspak harmonioz, bile pothuaj është në dis-harmoni të
plotë. Nëse marrëdhëniet fetare janë në rezonancë të plotë, marrëdhëniet
politike që janë në varësinë e klasës politike, e cila përbën një minorancë të
plotë, janë në dizonancë, dhe pothuaj konfliktuale.
Nëse në vende
të ndryshme disharmonia fetare është shkak për të prodhuar destabilitet politik
në një vend, në Shqipëri dis-harmonia midis shumicës dhe opozitës rrezikon
stabilitetin e vendit, çka nuk është aspak në interesin kombëtar të
shqiptarëve, përkundrazi situata e nderë politike në vend përbën rrezik për
sigurinë kombëtare.
Nuk do të
merrem të analizoj shkaqet e kësaj situate, por do të përsëris një të vërtetë
themelore, të pakundërshtueshme se opozita nuk ka asnjë të drejtë që ta çojë
elektoratin e saj në protesta pasi zgjedhjet e 2009 ishin më të mirat në
historinë 20 vjeçare të trancizionit pluralist shqiptar, zgjedhje që u
certifikuan brenda e jashtë vendit, pra në nivel kombëtar, pluripartiak dhe
ndërkombëtar.
Sali
Berisha është kryeministri në mandatin e të cilit Shqipëria u anëtarësua në
NATO, në mandatin e të cilit Shqipërinë e vizitoi Presidenti George W.Bush, në
mandatin e të cilit u ndërtua Rruga e Kombit, në mandatin e të cilit u
liberalizua lëvizja e lirë e shqiptarëve, në mandatin e të cilit parashikohen
të ndërtohet Tuneli i Krrabës dhe Rruga e Arbërit.Këto janë arritjet e
Berishës, të mjaftueshme që kryeministri i Shqipërisë të pretendojë që ta çojë
deri në fund të mandatit qeverinë e tij.
Nga ana e
saj opozita është dalluar për destruktivizëm, për mungesë të vullnetit të mirë,
për braktisje të parlamentarizmit, për prirje për ta transformuar poltikën e
tavolinës të rrumbullakët në politkë rruge etj. etj.
Pra kanë
munguar qendrimet bipartizane, ka munguar konkordanca, që ka të bëjë me
integrimin e opozitës në rolin e saj kushtetues, si njëri krah i balancës që
siguron ekulibër qeverisës.
Gjithsesi,
në këto kushte, për hir të interesave madhore kombëtare, për hir të harmonisë
politike të shqiptarëve, të cilën e garanton Kushtetuta e vendit, për hir të
interesave të shqiptarëve si komb i shtrirë në të paktën gjashtë shtete
ballkanike, për hir të integritetit të klasës politike, nëse nuk e bën lideri i
opozitës, kryeministri i Shqipërisë, duhet të marrë rolin e xhentëllmenit dhe
t'ia shtrijë dorën liderit të opozitës.
Meqë tani
historia e kutive është mbyllur, si kërkesa më iracionale e opozitës, liderit
të shumicës dhe shefit të qeverisë të Shqipërisë i jepet rasti, që të marrë
përgjegjshmërinë për rivendosjen e harmonisë, midis pozitës dhe opozitës, për
rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e politikës në vend, sepse populli
shqiptar nuk e meriton të vazhdojë e të mbetet peng i një klase politike
të papërgjegjëshme. Sot nuk mjafton të thuash se fajin e ka opozita. Sot
kërkohet që opozita të kthehet në rolin e saj si pjesë e pluralizmit
parlamentar, për rivendosjen e harmonisë politike, si domosdoshmëri jetike për
shqiptarët. Kur shqiptarët e kanë brilante kulturën e harmonisë fetare, e
përse të mos e kenë kulturën e harmonisë politike.
(Ky opinion u botua tek Bota Sot më 19 Nëntor)
XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ
DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ
NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ
KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJFATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA
Nga ELIDA BUÇPAPAJKRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž
FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJSA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJPROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ
SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ