VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PRESIDENTI OBAMA DHE ROLI (I ZVOGËLUAR) I AMERIKËS NË BOTËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 10.05.2024, 12:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PRESIDENTI OBAMA DHE ROLI (I ZVOGËLUAR) I AMERIKËS NË BOTË

Nga FRANK SHKRELI


E Premte, 01.07.2011, 08:39am (GMT+1)


Festat e Krishtlindjes dhe të Vitit te Ri po marrin fund dhe amerikanët janë duke u kthyer në punë dhe në rutinën e zakonshme të jetesës dhe halleve të përditshme. Ky vit i ri shënon gjithashtu edhe fillimin e një stine të nxehtë politike në Washington, ku Partia Republikane, në zgjedhjet e fundit të Nentorit që kaloi, siguroi një shumicë dërmuese në Dhomën e Përfaqësuesve dhe forcoi pakicën republikane me gjashtë anëtarë të rinj në Senat. Ligjvenesit e rinj kane premtuar se po shkojne ne Washington me udhezime te qarta nga populli amerikan, qe te pakesojne kompetencat e qeverise federale, qe te mos shpenzojne fondet qe vijne nga taksa-paguesit amerikane per programe te qeverise federale qe nuk funksionojne me dhe ne pergjithesi per te rimëkembur ekonomine amerikane nepermjet shkurtimit te taksave, duke shtuar keshtu edhe mundesine e punesimit te amerikaneve te papune me krijimin e puneve te reja.

Keto jane çeshtje te mbrendshme qe preokupojne shumicen e amerikaneve, pasi, ne nje menyre ose ne nje tjeter, ato prekin jeten e perditeshme te çdo qytetari amerikan. Mirepo, nje çeshtje tjeter me rendesi ne rendin e dites te ligjvenesve te rinj eshte edhe politika e jashtme e administrates se Presidentit Obama dhe roli i Amerikes ne bote. Se cili duhet te jete roli i Amerikes ne bote, sot dhe ne te ardhmen, eshte nje çeshtje qe i preokupon shume amerikanet. Gjate fushates elektorale Nentorin qe kaloi, kandidatet e ndryshem debatuan ne lidhje me faktin nese Amerika eshte nje vend me te vertete ndryshe dhe i jashtezakonshem nga çdo vend tjeter ne bote, parimet e te cilit kane krijuar nje komb te drejte e te pasur, me ekonomine me te madhe ne bote dhe me aftesi ushtarake si asnje vend tjeter ne historine e botes, apo Amerika eshte si çdo vend tjeter ne bote, asgje me shume as me pak. Ky debat u frymezua nga kritikat ndaj politikes se jashtme te Presidentit Obama gjate dy vjeteve te administrates se tij. Kritiket e kane akuzuar Presidentin Obama se po ndjek politika qe nuk jane ne perputhje me qendrimin e shumices dermuese te amerikaneve te cilet besojne se Amerika dhe kombi amerikan jane te jashtezakonshem dhe unike ne krahasim me çdo vend e komb tjeter ne bote. Republikanet akuzojne Presidentin Obama se eshte e qarte nga politika e mbrendshme dhe e jashtme qe ndjeke administrata Obama, se mendimet e tij nuk perputhen me pikepamjet e 80% te amerikaneve -- qe sipas nje sondazhi te koheve te fundit nga organizata Gallup dhe gazeta USA Today ata besojne se Amerika eshte unike, ndryshe nga çdo vend tjeter dhe eshte vendi me i mire ne bote. Nga deklaratat e konservatoreve te dalluar amerikane disa prej te cileve kane aspirata per te kundershtuar Zotin Obama ne zgjedhjet e vitit te ardhshem -- duket se çeshtja nese Amerika eshte nje vend i posaçem e i jashtzakonshem ne historine e njerezimit, por ne te njejten kohe edhe cili do te jete roli i saj ne arenen politike, ekonomike dhe ushtarake nderkombetare ne te ardhmen -- do te jete nje nder çeshtjet kryesore qe do te vendose se kush do te udheheqe Ameriken pas zgjedhjeve te vitit te ardhshem.

Kritiket e Zotit Obama thone se ai i perket nje rryme intelektualesh liberale qe, sipas tyre, nuk kane qene kurre ne pajtim me nje Amerike qe luan rolin kryesor ne bote. Ata pretendojne se Zoti Obama eshte i kenaqur me nje bote qe vendos rregullat, te cilat Amerika duhet t'i zbatoje. Per te mos permendur presidentet republikane si Ronald Reagan, ata vene ne dukje se Zoti Obama duhet te mesoje nga para-ardhesit e tij demokrate si Franklin Roosevelt, Harry Truman dhe John Kennedy, e Bill Clinton, te cilet me fjale e me vepra, i prine botes dhe i treguan njerezimit se Amerika mbron dhe lufton per lirine e njerezve te shtypur, anembane botes. Mirepo, tani duket se, per nje arsye ose per nje tjeter, besimi se Amerika eshte me te vertete nje vend unik, sipas kritikeve, ka filluar te lekundet ne radhet e amerikaneve, per arsye te politikes se Zotit Obama. Deri tani pergjithesisht besohej se te dy partite kryesore ne Amerike, perkrahnin nocionin se ky vend eshte me te vertete i jashtezakonshem, e i cili sipas Presidentit John F. Kennedy posedon "nje besim te patundur ne rolin unik per te udhehequr boten".

Shtepia e Bardhe i ka kundershtuar akuzat e kritikeve duke i cilesuar ato si absurde dhe ka vene ne dukje se Presidenti Obama beson se ai vete eshte prove se ky vend qe zgjedh per president nje afrikano-amerikan, eshte ne vet-vete i jashtzakonshem dhe unik. Presidenti Obama eshte cituar te kete thene se ai "eshte shume krenar per rolin (qe Amerika) ka luajtur ne historine e botes."

Por pa marre parasyshe nese keto akuza kane vlere ose jo, nje shumice e opinionit amerikan duket se eshte bindur se Presidenti Obama, me fjale dhe vepra, gjate dy vjeteve te adminsitrates se tij, jo vetem qe nuk ka perfillur, por mund te kete hedhur poshte idene se Amerika eshte nje "sinjal ndriçues" i demokracise, fuqise financiare dhe ushtarake anembane botes, si nje vend unik qe luan nje rol te posaçem per te mire te njerezimit. Nga sondazhi i lartpermendur vihet re se nje shumice dermuese e amerikaneve, ne te vertete tre ne kater, sipas Gallup/USAToday, besojne se karakteri unik i Amerikes po zhduket dhe se nje gje e tille eshte shume shqetesuese per shumicen e amerikaneve si edhe per miliona njerez te vullnetit te mire anembane botes, te cilet sipas fjaleve te Abraham Lincolnit e shohin gjithnje Ameriken si "shpresen e fundit me te mire ne bote".

Themeluesit e ketij kombi, qe quhet Amerike, besonin se liria eshte nje standard universal dhe i perhereshem. Xhorxh Uashingtoni me rastin e inaugurimit te tij deklaroi para pothuaj 300 vjetesh se "Roli I Amerikes ne bote eshte per te mbrojtur dhe per te perhapur me shembull dhe me vepra flaken e shenjte te lirise". "Te jesh amerikan.....eshte te besosh se te gjithe njerezit jane krijuar te lire dhe me te drejta te barabarta", sipas ish-presidentit demokrat Harry Truman. Dhe ish-presidenti republikan, Ronald Reagan pat thene se "Kushtetuta amerikane i deklaron botes se LIRIA nuk eshte vetem per disa te privilegjuar. Ajo eshte nje a drejte universale per te gjithe femijet e Perendise."

Sot e kesaj dite, keto parime themelore jane pjese e pandare e kombit amerikan. Kjo eshte edhe arsyeja qe perkrahesit e lirise anembane botes kane kerkuar dhe kerkojne ndihmen e Shteteve te Bashkuara ne luften e tyre kunder despoteve dhe diktatoreve. Asnje politikan serioz amerikan nuk mund te mohoje rolin kryesor qe ka luajtur dhe duhet te luaj Amerika ne bote, pasi shumica e popullit amerikan beson gjithnje ne misionin dhe frymen unike, si edhe ne rolin e posaçem qe Amerika duhet te luaje ne bote, tani dhe ne te ardhmen. Kjo, jo per faktin se Amerika eshte nje vend pa te meta dhe pa gabime, por per arsye se eshte nje vend qe si baze te ekzistences se vet ka parimet universale te lirise, si aspekte te perhershme te natyres njerezore.

Politikanet amerikane tani dhe ne te ardheshem do te benin mire te mendojne thelle rreth fjaleve te ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher e cila tha se "Amerikanet dhe evropianet shpesh harrojne se sa unike jane Shtetet e Bashkuara. Asnje vend tjeter nuk eshte themeluar mbi nje ide, idene e lirise. Asnje vend tjeter nuk ka bashkuar aq popuj e raca te ndryshme brenda nje kulture te vetme. Qofte te arratisurit nga shtypjet ose ata nga varferia, te ardhur nga e gjithe bota, te gjithe me ndonje perjashtim te vogel kane mirepritur dhe pervetesuar vlerat amerikane, menyren e jeteses amerikane si edhe mundesite qe jep shoqeria amerikane. Dhe vete Amerika i ka bashkuar te gjithe me lidhje te forta patriotizmi dhe krenarie."

Udheheqesit dhe politikanet amerikane sot dhe ne te ardhmen -- e kane per detyre qe te mbrojne dhe te promovojne imazhin moral te kombit, si nje vend i cili çprej fillimit te shekullit te kaluar, e nga Lufta e Dyte Boterore dhe gjate luftes se ftohte, e deri tek lufta per çlirimin e Kosoves, Amerika ishte symbol dhe mbrojtese e lirise dhe e demokracise per popujt e shtypur anembane botes.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË SURPRIZË NË TEL-AVIVNga DR. ARON SOLOMON, Beersheva, Izrael (01.06.2011)
Reagim ndaj "Le Matin"BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERANGA ELIDA BUÇPAPAJ (01.05.2011)
SHBA DI SHUMË PAK PËR LUFTËNNga RICHARD COHEN, Washington Post (01.04.2011)
SI TË MBETEMI MIQ ME KINËNNga ZBIGNIEW BRZEZINSKI, New York Times (01.03.2011)
NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 - INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMITNGA Elida BUÇPAPAJ (12.31.2010)
PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VVNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.31.2010)
40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAVNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.31.2010)
MESAZHI I VITIT TË RI PËR AUTOKRATËTNga CARL GRESHMAN, Washington Post (12.30.2010)
SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGUNGA ELIDA BUÇPAPAJ (12.28.2010)
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACINga SKËNDER BUÇPAPAJ (12.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]