KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
21 janari tragjik nuk la intelektual pa
thirrur në apel. Inventari i tyre dy javë më vonë është tashmë i plotë, asnjë
intelektual nuk mungon në këtë apel.
Sado me spitullime dendish, pati plot të
tillë që sërish nuk munguan së dhëni bashkautorësinë e tyre edhe kësaj date
famëzezë.
"Mizoria, ndoshta, është lloji më i keq
i mëkatit. Mizoria intelektuale është sigurisht lloji më i keq i
mizorisë," thoshte filozofi dhe poeti Gilbert Keith Chesterton.
Nostalgjikët e vitit 1997, njëherësh
nostalgjikë të privilegjeve të komunizmit, hymnizuesit e djegies së Shqipërisë,
lakejtë e mjerë dhe të majmë të qenieve më sharlatane të politikës, të
frymëzuarit nga ideologji fondamentaliste dhe interesa mafioze, ishin më të
zellshmit këto ditë së dëshmuari se duan të përmbushin synimin jo plotësisht të
realizuar të vitit 1997: luftën civile.
"Kaosi intelektual iu prin të gjitha
kaoseve të tjera, ne jemi në një kaos intelektual", iu thoshte dikur
bashkëkombësve të tij një shkrimtar i madh tashmë në rolin e liderit shpirtëror
të tyre. Dhe tek ky reagim ndaj 21 janarit, çka më kujton reagimin e tyre ndaj
vitit 1997, gjej shpjegimin pse intelektualët tanë, pse dijetarët dhe artistët
tanë nuk patën dot dhe nuk kanë dot rol shpirtëror.
"Unë nuk jam një lider natyral. Jam
tepër intelektual; jam tepër abstrakt; unë mendoj tej mase," thotë
republikani i famshëm amerikan Newt Gingrich. Detyra natyrale e politikanëve
është të mendojnë pak dhe të vendosin shumë. Detyra natyrale e intelektualëve
është të mendojnë sa më shumë dhe të vendosin sa më pak. Gjersa intelektualët
tanë shumë pak mendojnë, atëherë pse nuk janë përfshirë në politikën aktive të
tranzicionit? Pse kanë parapëlqyer privilegjet nga të njëjtat duar të pista të
diktaturës?
Gjithë këto vite kam përsiatur pse Shqipëria
nuk e pati një Havel në krye të tranzicionit të saj. Pse Shqipëria mbeti në
duart e teknicienëve pragmatistë, me vizion të shkurtër deri tek pasurimi i
tyre? Pse Shqipëria dhe shqiptarët mbetën në duart e sharlatanëve shushunja?
Dhe përgjigjen e jep edhe ky 21 janar, ashtu siç e jepte edhe viti 1997.
Havelët tanë të mundshëm i zhgënjyen shpresat e shqiptarëve, i zhgënjyen
investimet shpirtërore të shqiptarëve, i zhgënjyen investimet materiale dhe
shpirtërore të Perëndimit. Dhe parapëlqyen lëmoshat e majme nga duart e
politikës. Parapëlqyen dromcat dhe llokmat milionëshe nën sofrat e politikës.
Dhe parapëlqyen ta luajnë rolin e prapavijës së politikës duke ia bërë asaj
hosanarat e radhës.
Duke qëndruar duarjashtë nga politika aktive
e tranzicionit, mjerisht ata nuk qëndruan dot duarjashtë nga krimet e kësaj
politike, duke mbetur shërbëtorë të të njëjtëve zotërinj. I vetmi integritet i
tyre do të mbetej pikërisht besnikëria ndaj çdo pabesie të bërë shqiptarëve si
gjatë pesë dekadave të komunizmit edhe gjatë dy dekadave të tranzicionit.
Lakeizmi i shfrenuar ua humbi shansin
intelektualëve tanë jo vetëm të jenë ata Havelët e tranzicionit shqiptar, por
edhe ua humbi shansin të kenë ndonjë rol shpirtëror ndaj kombit të tyre. Duke
qenë në rolin e kumbarëve shpirtërorë të gjithfarë revolucionarësh të vonuar
mafiozë, duke qenë në rolin e ndrikullave që presin kërthizat e gjithfarë
revolucionesh të vonuara mafioze, ata nuk mund të shndërroheshin as në etër
shpirtërorë, as në prindër shpirtërorë, as në kurrfarë farefisi shpitëror me
shqiptarët. Nëse tentojnë t'i marrin këto role, ata vetëm sa ngjallin neveri
dhe gërditje. "Ne na duhet sot më shumë se kurrë pushtet shpirtëror,"
thoshte dikur Calvin Coolidge. Ndoshta ne sot jemi i vetmi komb pa një busull
shpirtërore.
Këtu gjendet edhe përgjigja ndaj faktit pse
politika jonë mbeti gjithnjë para dyerve të politikës, nuk vuri dot këmbë
asnjëherë në paradhomën e politikës, nuk e pa as së largu dhomën e politikës.
Pa bashkëfajësi nuk mund të mbeten as lakejtë e tyre intelektualë, në rolin e
tyre të vjetër të të bindurve të verbër. "Bindja e verbër nuk është cilësi
intelektuale: është krim intelektual," do të thoshte Imre Lakatosh. Të
njëjtin mendim ndante Albert Camus kur thoshte se "intelektual është
mendja e të cilit e mbikqyr veten e saj".
Mendja e intelektualëve lakej këtyre ditëve
të pas 21 janarit e ka humbur çdo kontroll ndaj vetvetes. Fjala më e lakuar dhe
më e zgjedhuar e tyre respektivisht në trajtën e emrit dhe mbiemrit apo në
trajtën e foljes jo rastësisht janë "vdekja", "i vdekur",
"vdes". Pavarësisht mediokritetit apo gjenialitetit të tyre, ky është
shumëfishi më i vogël i përbashkët i tyre, plotpjesëtuesi i tyre.
Në vend që të mbajnë qëndrime intelektuale,
të shprehin, shpallin, shpalosin porosi dhe vizione intelektuale, ata bëhen
pjesë e shantazheve dhe kundërshantazheve të parapolitikës së servirur si
politikë, e nxjerrin sheshit surratin e tyre të shantazhierëve mafiozë.
(Botuar në Bota Sot më 5 shkurt 2011)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ