Të ashtuquajturat "revolucione arabe" kanë ngjallur sa shpresë dhe frikë në opinionin botëror, sidomos në opinionin perëndimor e atë evropian në veçanti. Kanë ngjallur shpresë se demokracia do të vijë edhe në këtë hapësirë, kanë ngjallur frikë se çfarë natyre do të kenë vërtet. Deri edhe në Shqipëri është spekulluar për ndikime apo frymëzime arabe për rrëzimin e qeverisë. Në fakt nuk mund të flitet për ndikime të menjëhershme apo të shpejta të këtyre "revolucioneve" as drejtpërdrejt, as tërthorazi në zhvillimet evropiane, aq më pak në zhvillimet shqiptare. Aq më pak mund të flitet për ndikim zinxhir apo domino të tyre tek ne.
Arabia shtrihet në një hapësirë tejet të gjerë nga Oqeani Atlantik në Gjirin Persik, duke përfshirë gjithë veriun e kontinentit të Afrikës dhe gjithë Gadishullin Arabik në Perëndimin e Largët ose të skajshëm të Azisë. Ajo shpesh për qëllime studimore ndahet edhe në Arabi të brigjeve (të shumë deteve dhe dy oqeaneve), në Arabi të shkretëtirave (Saharaja dhe Shkretëtira Arabike) dhe në Arabi të qendrave të mëdha të populluara kryesisht në rrjedhat e lumenjve (Eufrat, Tiger, Jordan, Nil). Koncepti i gjerë i derisotëm i Arabisë u krijua në Shekullin VII nën Kalifatin Arab, me shtrirje nga Spanja deri në Irak. Kalifati i Madh Arab filloi të shpërbëhet në Shekullin XIII me pushtimin e Bagdadit nga mongolët, duke u ndarë në shumë kalifate arabe anembanë kësaj hapësire. Në Shekullin XVI do të fillonte përfshirja e tyre në Perandorinë Otomane. Ndërsa në Shekullin e XIX, me shthurjen e saj, Arabia do të binte nën sundime të ndryshme evropiane perëndimore. Këtu fillonte edhe periudha e mbretërve të Arabisë. Mes tyre do të ishte edhe dinastia 150 e sa vjeçare shqiptare e Egjiptit. Rënia e kësaj dinastie vinte në vitin 1952, me grusht shteti, kur gjenerali Naguib merrte pushtetin dhe një vit më vonë vetëshpallej president duke larguar familjen mbretërore. Më 1954 ai emëronte kryeministër Naserin, kreun e juntës ushtarake. Dhe ky dy vjet më vonë bëhej edhe president. Më 1970 Naseri vdiste prej një sulmi në zemër, të nxitur, siç thonë kronikat e verdha, nga mjeku i tij personal nëpërmjet masazheve. Ai pasohej nga miku i tij i afërt botues gazete Anvar El Sadat. Ndër masat e para të Sadatit ishte largimi i sovjetikëve dhe dhënia fund e politikës konfliktuale të Egjiptit në rajon. Kjo çon drejt orientimit properëndimor dhe shënohet nga vizita e presidentit Nikson në Kajro, vendosja e plotë e marrëdhënieve diplomatike me SHBA më 1974, vizita e Sadatit në Izrael me ftesën e Beginit më 1977, pakti i paqes me Izraelin më 1979, i cili i jepte fund luftës 30 vjeçare mes dy vendeve dhe vendoste marrëdhëniet diplomatike mes Egjiptit dhe Izraelit. Më 1981 Sadat vritej me atentat dhe ai pasohej prej nënpresidentit të deriatëhershëm Mubarak. Ky do ta eleminonte fare postin e nënpresidentit, për ta rikthyer vetëm para pak ditësh, tridhjetë vjet më vonë.
Ardhja e Mubarakut shënon edhe konsolidimin e pushteteve të raisëve, siç do të quheshin presidentët e Egjipitit, Irakut, Jemenit, Tunizisë e tjerë. Rais është një term me prejardhje nga Shekulli i XVI dhe përdorej kryesisht për kapitenët e anijeve. Më vonë merrte kuptimin e kryekomandantit. Ndërkaq do të vazhdonin pushtetet mbretërore në Marok, Arabinë Saudite, Jordani, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara, Katar e tjerë. Egjipti do të ishte ndërkohë partneri kryesor, bashkëbiseduesi kryesor dhe aleati kryesor arab i Izraelit, i Perëndimit dhe sidomos Amerikës. Në rrafshin e brendshëm do të ruante socializmin të tipit arab të frymëzuar prej shtampës së vjetër sovjetike, sistem me përhapje të gjerë në gjithë botën arabe. Egjipti do të luante rol të madh në kuadrin e Lidhjes Arabe, në kuadrin e Konferencës së Organizatës Islamike dhe në kuadrin e Lëvizjes së të Paangazhuarve.
Periudha e konsolidimit të raisëve zgjat nga mesi i viteve Pesëdhjetë deri në fund të viteve Shtatëdhjetë. Dhe përkon me rendin e vjetër botëror, të Luftës së Ftohtë, karakterizuar nga rivalitetet dhe ekuilibret mes dy superfuqive të atëhershme. Dhe me të drejtë zhvillimet atje janë parë si kapitull i dytë pasues i zhvillimeve në Evropën Qendrore e Lindore, përgjithësisht në ish kampin sovjetik, i nisur ky nga fundi i viteve 1990. Rënia e raisëve filloi me rrëzimin e Sadam Huseinit. Ai ishte në krye të të vetmes fuqi ushtarake arabe, së vetmes përhapëse të drojës në Lindjen e Mesme, sidomos ndaj Izraelit. Rënia e tij i dha fund edhe mitit të pushtetit të parrëzueshmërisë së raisëve. Ndërkohë e ekspozoi këtë rajon ndaj drojës së një fuqie tjetër ushtarake, Iranit. Iraku kishte qenë e vetmja pritë e mundshme ndaj tij deri atëherë.
Shumë vite më vonë do të binte raisi i Tunizisë, Ben Ali. Tash bie Mubaraku. Ka që presin një rënie të njëpasnjëshme gati të menjëhershme të krerëve të tjerë nga Algjeria deri në Jemen. Ka që presin edhe rënien e mbretërive të mbetura. Ky proces, si ai i konsolidimit të tyre, do të kërkojë kohë. Ndoshta jo njëzet apo më shumë vite, por gjithsesi do ta kërkojë një kohë.
Ndërsa për të ardhur deri tek demokracia, qoftë edhe tek ajo e tipit arab, do të na duhet pritur edhe më shumë. E vetmja alternativë e kristalizuar në këto vende ndaj pushtetit të raisëve është ajo e frymëzimeve fetare islame. Alternativat e tjera janë të dobëta ose në kristalizim e sipër. Realizimi i ndryshimeve nëpërmjet figurave të importuara nga azilantët arabë në Perëndim apo ndonjë figure si Nobelisti i Paqes ElBaradei i rastit të Egjiptit nuk është shpresëlënëse nisur nga përvojat në Irak apo në Afganistan. Në vitin 1991 në zgjedhjet e vetme pluraliste të Algjerisë do të fitonte alternativa fetare. Fitorja e saj do të shtypej me ushtri. Dhe vendi do të zhytej në luftë civile e kaos.
Rendi i ri botëror ndërkaq ende nuk është i konsoliduar në vetveten e tij. Kriza globale ia kufizon atij edhe më shumë ndikimin dhe imponimin. Shpërfillja do të ishte papërgjegjshmëri. Gjakftohtësia dhe maturia i shoqëruar sipas rasteve me vendosmërinë dhe masat energjike do ta bëjë procesin në këtë pjesë kaq të rëndësishme të botës funksionues. Dhe do të jetë frymëzues pozitiv në Afrikë e në Azi. Ndërkaq ndikimi i tij i drejtpërdrejtë në Ballkan përjashtohet. Ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkan ka kriza greke. Ndikim do të kishte një krizë pasuese në Shqipëri. Atë do ta ndjenin pas Shqipërisë edhe Kosova e Maqedonia, pa përjashtuar Malin e Zi e Serbinë, si dhe Bosnjën. Frymëzimet nga "revolucionet arabe" në Ballkan do të ishin fatale për faktorë të papapërgjegjshëm, të cilët iu rrinë demokracive ballkanase në pritë dhe mezi presin t'i mbytin qysh në shpërgëjtë (pelenat, vndelat) e foshnjërisë së tyre.
(Botuar në Bota Sot më 6 shkurt 2011)
21 JANARI DHE INTELEKTUALËT LAKEJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KUVENDI I RI: TIPOLOGJI, KAAKTERIZIME, PROGNOZA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËRSHPIRTNI NAZMI LUKAJT, MIKUT DHE KOLEGUT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
21 JANARI NË RADARIN E JASHTËM MEDIATIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NJË VERSION I NËNTËDHJETESHTATËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
BAJRAKU NË ÇARSHI OSE POLITIKA NË ANKAND
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ROJA TË SOVRANITETIT
Zotër shtëpie
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHTRATIN ENDE TË NXEHTË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ALTERNATIVË MAFIOZE PUSHTETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SUDETIÇ, I TRETI I MOSKETIERËVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOLLITJET E STALINIT...
...nesër në "tri komunat heroike"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARTY & THAÇI, THE PRECEDENT & SUBSEQUENT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TË DUAN, PA TË QORTOJNË
(Letër e mbyllur partive)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKË RUGOVA DHE QYTETARIA E DINASTIVE NË DEMOKRACI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SIMBOL I LUFTËS SË KOSOVËS ËSHTË SHTËPIA E JASHARAJVE, NUK ËSHTË "SHTËPIA E VERDHË"
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EVROPA NË ANËN E HUMBËSVE TË LUFTËS SË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MINUS NEXHATI, PLUS ALBINI, BARAS ÇKA?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
POLITIKËN MUND TA NDRYSHOSH VETËM DUKE MARRË PJESË NË POLITIKË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKODËR SHQYPNIA!
PARTITË E KRYEMINISTRAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
UKA DHE ISAI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
DOSIADA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
TIPOLOGJIA E LISTAVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHKRIRJA E MEDIAVE NË PUSHTETIN POLITIK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MURMURIMË DUKAGJINI (REQUIEM PËR DIN MEHMETIN)
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
ZGJEDHJE TË FAKTIT TË KRYER
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Sot mbushen plot 17 vjet nga dalja për herë të parë në satelit e Radiotelevizionit Shqiptar
NGASJET E PERSONALIZIMIT TË HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ<
GREQIA DHE SHQIPËRIA, GREKËT DHE SHQIPTARËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MJAFTON EMRI IBRAHIM RUGOVA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KALVARI I NJË MOCIONI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PDK DHE LDK SHAHEN... DERI PAS ZGJEDHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AKSESI I KOSOVËS NË DOSJET E SPIUNËVE TË SAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NGA NGURIMET NË NGUTJE?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SINDROMI I THESARIT TË ALI PASHË TEPELENËS SI E KAPI GREQINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMPATI E MBRAPSHTË E SOCIALISTËVE ME DEMOKRATËT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
SHQIPTARIZMI NË KONTEKSTIN E EVROATLANTIZMIT DHE GLOBALIZMIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VIZIONI YNË EVROPIAN I RIBASHKIMIT SHQIPTAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HAMENDJET PARAZGJEDHORE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NUK KAM MALL PËR FUSHATAT E DORËHEQJEVE, LARG QOFSHIN FUSHATAT E DORËHEQJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A DO TË VAZHDOJË NJOHJET EDHE GJATË DIALOGUT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MBYLLJA ME NDER E MISIONEVE NDËRKOMBËTARE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
A MUND ERDHËT PREJ NJU JORKU
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË Ç'RRUGË KA HYRË PROCESI I NJOHJEVE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË LDK ASGJË E RE, ASGJË E RE NË LDK
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
HISTORIA NUK ËSHTË E PARTIVE, PARTITË JANË PJESË E HISTORISË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
E NGRIRË KOSOVA NUK MUND TË HYJË NË BISEDIME TË REJA
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AZEMI, DISIDENTI I LINDUR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MIQËSIA ME VATIKANIN
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VDEKJA E POETIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
FATI I UKSHIN HOTIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINË
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRI
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËR
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJE
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUAR
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIME
KORRUPSIONI SHESHIT
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËS
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ