Është një fjalë që e dëgjoj kohët e fundit: "teknokrat". Ndonjëherë ajo përdoret si një term përbuzjeje - krijuesit e euros, na thuhet, ishin teknokratët të cilët nuk arritën të marrin në konsideratë faktorët njerëzorë dhe kulturorë. Ndonjëherë është një term lavdërues: kryeministrat e sapoinstaluar të Greqisë dhe Italisë janë përshkruar si teknokratë të cilët do të ngrihen mbi politikën dhe të bëjnë atë që duhet bërë.
Unë i konsideroj të pështirë. I njoh teknokratët, nganjëherë e mbaj të tillë edhe veten. Dhe këta njerëz - njerëzit që e tunduan Evropën në adoptimin e një monedhe të përbashkët, njerëzit që janë duke i tunduar Evropën dhe Shtetet e Bashkuara në shtrëngim rripash - nuk janë teknokratë. Ata janë, në vend të kësaj, romantikë tejet jopraktikë.
Ata janë, të jeni të sigurt, një racë çuditërisht e mërzitshme romantike, thënë këtë në prozë të fryrë më tepër se në poezi. Dhe gjërat që ata kërkojnë në emër të vizioneve të tyre romantike janë shpesh mizore, duke përfshirë sakrificat e mëdha nga punëtorët e thjeshtë dhe nga familjet. Por fakti mbetet se këto vizione janë të nxitur nga ëndrrat rreth mënyrës si gjërat duhet të jenë, më tepër se nga një vlerësim i ftohtë i mënyrës si gjërat me të vërtetë janë.
Dhe për të shpëtuar ekonominë botërore ne duhet t'i rrëzojmë këta romantikë të rrezikshëm nga piedestalet e tyre.
Le të fillojmë me krijimin e euros. Nëse ju mendoni se ky ishte një projekt i shtyrë nga llogaritja e kujdesshme e kostove dhe përfitimeve, ju keni qenë të painformuar.
E vërteta është se marshimi i Evropës drejt një monedhë të përbashkët, që nga fillimi, ishte një projekt i dyshimtë për ndonjë analizë objektive ekonomike. Ekonomitë e kontinentit ishin shumë të pabarabarta të funksiononin pa probleme me një politikë të përbashkët monetare, me shumë gjasa të përjetojnë "goditje asimetrike" në të cilën disa vende ranë, ndërsa të tjerët lulëzuan. Dhe ndryshe nga shtetet e SHBA, vendet evropiane nuk ishin pjesë e një kombi të vetëm me një buxhet të unifikuar dhe treg pune të lidhur së bashku nga një gjuhë e përbashkët.
Pra, pse ata "teknokratë" ngulmuan aq shumë për euron, pa përfillur shumë paralajmërime të bëra nga ekonomistët? Pjesërisht kjo ishte ëndrra e bashkimit evropian, të cilën elita e kontinentit e kishte gjetur deri tërheqës saqë anëtarët e saj i mbanin larg arsyet praktike. Dhe pjesërisht ky ishte një kërcim i besimit ekonomik, shpresa - e shtyrë nga vullneti për të besuar, përkundër provave të madhe për të kundërtën - se çdo gjë do të punojë për aq kohë sa kombet praktikuan virtytet Viktoriane të stabilitetit të çmimeve dhe të kujdesit fiskal.
E trishtë për ta thënë që gjërat nuk punuan siç u premtua. Por në vend që të përshtaten me realitetin, ata të ashtuquajtur teknokratë vetëm dyfishuan teposhtën - duke këmbëngulur, për shembull, se Greqia mund të shmangë dështimin përmes kursimit të egër, kur të gjithë ata që në fakt bënë matematikë e dinin mirë.
Më lejoni të prek në veçanti Bankën Qendrore Evropiane (BQE), e cila është menduar të jetë institucioni i fundit teknokratik, dhe i cili ka qenë veçanërisht i dukshëm për të marrë strehim në fantazi teksa gjërat shkojnë keq. Vitin e kaluar, për shembull, banka e afirmoi besimin e saj në përralla - sipas të cilit pretendimi se shkurtimet e buxhetit në një ekonomi në depresion të vërtetë do të nxisë zgjerimin, duke rritur biznesin dhe besimin e konsumatorit. E çuditshme ta thuash, kjo nuk ka ndodhur ndound.
Dhe tani, me Evropën në krizë - një krizë që nuk mund të frenohet përveç nëse BQE del nga rrethi vicioz i kolapsit financiar - teksa liderët e saj ende janë të kapur pas idesë se stabiliteti i çmimeve i shëron të gjitha sëmundjet. Javën e kaluar Mario Draghi, presidenti i ri i BQE-së, deklaroi se "ankorimi ndaj pritjeve të inflacionit" është "kontributi i madh që ne mund të bëjmë në mbështetje të rritjes së qëndrueshme, krijimit të punësimit dhe stabilitetit financiar."
Është një kërkesë krejtësisht fantazuese e bërë në një kohë kur inflacioni evropian, në mos asgjë tjetër, pritet të jetë shumë i ulët, dhe ajo që më shumë i dridh tregjet është frika e kolapsit pak a shumë të menjëhershëm financiar. Dhe kjo është më shumë si një shpallje fetare se sa një vlerësim teknokratik.
Vetëm të jemi të qartë, kjo nuk është një përçartje anti-evropiane, pasi ne kemi debatin tonë politik të nxitur nga pseudo-teknokratët. Në veçanti, nga grupet gjoja jopartiake të "ekspertëve", - Komiteti për një Buxheti të Përgjegjshëm Federal, Koalicioni Konkord, dhe kështu me radhë - të gjithë kanë qenë shumë të suksesshëm në marrjen peng të debatit të politikave ekonomike, duke zhvendosur fokusin e tij nga vendet e punës tek deficitet.
Teknokratët e vërtetë do të kishin pyetur se pse kjo ka kuptim në një kohë kur shkalla e papunësisë është 9 për qind dhe norma e interesit të borxhit amerikan është vetëm 2 për qind. Por ashtu si BQE, qortuesit tanë fiskalë kanë historinë e tyre në lidhje me çfarë është e rëndësishme, dhe ata janë ngjeshur pas saj pa dashur t'ia dinë se çfarë thonë të dhënat.
Pra, a jam unë kundër teknokratëve? Jo aspak. Më pëlqejnë teknokratët - teknokratët janë miqtë e mi. Dhe ne kemi nevojë për ekspertizë teknike për t'u marrë me problemet tona ekonomike.
Por diskursi ynë është duke u shtrembëruar keq nga ideologët dhe mendimtarët e zellshëm - romantikët e mërzitshëm, mizorë - që pretendojnë të jenë teknokratë. Dhe është koha të ndalen pretendimet e tyre./Skënder Buçpapaj
--
November 20, 2011
Boring Cruel Romantics
By
PAUL KRUGMAN
There's a word I keep hearing lately: "technocrat." Sometimes it's used as a term of scorn "” the creators of the euro, we're told, were technocrats who failed to take human and cultural factors into account. Sometimes it's a term of praise: the newly installed prime ministers of Greece and Italy are described as technocrats who will rise above politics and do what needs to be done.
I call foul. I know from technocrats; sometimes I even play one myself. And these people "” the people who bullied Europe into adopting a common currency, the people who are bullying both Europe and the United States into austerity "” aren't technocrats. They are, instead, deeply impractical romantics.
They are, to be sure, a peculiarly boring breed of romantic, speaking in turgid prose rather than poetry. And the things they demand on behalf of their romantic visions are often cruel, involving huge sacrifices from ordinary workers and families. But the fact remains that those visions are driven by dreams about the way things should be rather than by a cool assessment of the way things really are.
And to save the world economy we must topple these dangerous romantics from their pedestals.
Let's start with the creation of the euro. If you think that this was a project driven by careful calculation of costs and benefits, you have been misinformed.
The truth is that Europe's march toward a common currency was, from the beginning, a dubious project on any objective economic analysis. The continent's economies were too disparate to function smoothly with one-size-fits-all monetary policy, too likely to experience "asymmetric shocks" in which some countries slumped while others boomed. And unlike U.S. states, European countries weren't part of a single nation with a unified budget and a labor market tied together by a common language.
So why did those "technocrats" push so hard for the euro, disregarding many warnings from economists? Partly it was the dream of European unification, which the Continent's elite found so alluring that its members waved away practical objections. And partly it was a leap of economic faith, the hope "” driven by the will to believe, despite vast evidence to the contrary "” that everything would work out as long as nations practiced the Victorian virtues of price stability and fiscal prudence.
Sad to say, things did not work out as promised. But rather than adjusting to reality, those supposed technocrats just doubled down "” insisting, for example, that Greece could avoid default through savage austerity, when anyone who actually did the math knew better.
Let me single out in particular the European Central Bank (E.C.B.), which is supposed to be the ultimate technocratic institution, and which has been especially notable for taking refuge in fantasy as things go wrong. Last year, for example, the bank affirmed its belief in the confidence fairy "” that is, the claim that budget cuts in a depressed economy will actually promote expansion, by raising business and consumer confidence. Strange to say, that hasn't happened anywhere.
And now, with Europe in crisis "” a crisis that can't be contained unless the E.C.B. steps in to stop the vicious circle of financial collapse "” its leaders still cling to the notion that price stability cures all ills. Last week Mario Draghi, the E.C.B.'s new president, declared that "anchoring inflation expectations" is "the major contribution we can make in support of sustainable growth, employment creation and financial stability."
This is an utterly fantastic claim to make at a time when expected European inflation is, if anything, too low, and what's roiling the markets is fear of more or less immediate financial collapse. And it's more like a religious proclamation than a technocratic assessment.
Just to be clear, this is not an anti-European rant, since we have our own pseudo-technocrats warping the policy debate. In particular, allegedly nonpartisan groups of "experts" "” the Committee for a Responsible Federal Budget, the Concord Coalition, and so on "” have been all too successful at hijacking the economic policy debate, shifting its focus from jobs to deficits.
Real technocrats would have asked why this makes sense at a time when the unemployment rate is 9 percent and the interest rate on U.S. debt is only 2 percent. But like the E.C.B., our fiscal scolds have their story about what's important, and they're sticking to it no matter what the data say.
So am I against technocrats? Not at all. I like technocrats "” technocrats are friends of mine. And we need technical expertise to deal with our economic woes.
But our discourse is being badly distorted by ideologues and wishful thinkers "” boring, cruel romantics "” pretending to be technocrats. And it's time to puncture their pretensions.
(http://www.nytimes.com)