VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESËNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Enjte, 10.10.2024, 11:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ESSE PËR KOHËN E PAMJAFTUESHME TË HELENA KADARESË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Martë, 04.10.2012, 11:14am (GMT+1)

Po i shkruaj këto rradhë kur posa kam mbaruar "Koha e pamjaftueshme". Kur lexova faqen e fundit të librit nuk mund t'i ndalja lotët. Besoj se nuk kam qenë e vetmja, as e para dhe as e fundit. Gjatë leximit gjashtëditor pata ndjeshmëri të ndryshme, të cilat ndikonin edhe në humorin e gjithë ditës, diku edhe hatërmbetje, por kur mbarova rreshtat përmbyllës, më kishte mbetur një sensacion i ngrohtë, paqtues, pa asnjë pikë zemërate, dyshimi apo dileme, vetëm se ndjehesha disi e përhumbur nga përftimi real i nocionit të kohës së kufizuar, kur papritmas vë re praninë e limiteve që na e kondicionojnë jetën.

Në shkrimet e mia të shumta kushtuar Kadaresë diku kam shtjelluar se gjatë sistemit totalitarist dhe këtij tranzicioni torturues një fatlumësi e kemi patur, se kemi qenë bashkëkohës të këtij vigani të letrave dhe të ndërgjegjes kombëtare, koha e të cilit ka prodhuar fatlumësi edhe në kontekstin si komb, sepse na ka larguar nga fataliteti i shuarjes. Ashtu si Homeri i shpëtoi grekët, për shembull.

Kadare në mendjen time, ashtu edhe Helena bashkë me të, sepse nuk i është ndarë kurrë, kanë qenë gjithnjë pa moshë ose, më mirë të them, pa plakje. Këtë ndjesi e kam patur edhe me tim atë, deri sa u godit nga depresioni dyvjeçar që i mori jetën, fytyra e tij nuk kishte asnjë rrudhë dhe shpirtin e kishte të pastër e naiv si prej fëmije dhe kjo kishte një efekt çudibërës e ringjallës tek unë. Ndërsa efekti i mosplakjes së Kadaresë duhet të ketë patur një ndikim ringjallës në subkoshencën jo vetëm të lexuesve të tij, të cilët i mbeten atij miqtë më besnikë, por edhe të kundërshtarëve apo tek ata që nuk e kanë lexuar kurrë, apo që nuk kanë lindur ende.

Kur e mbarova librin, ai trishtim përmbysës nuk më erdhi prej faktit se Kadare ka vendosur që të mos shkruajë më romane, pasi njeriu vendos, i merr vendimet dhe më vonë zhvendos, i anullon ato, aq më tepër kur vepra e tij e shkruar, për nga volumi dhe nga vlera është kaq e madhe dhe e barabartë me atë që do të shkruanin të gjithë gjigandët e kulturës shqiptare të shekullit XX, të cilët për shkaqet e ditura nuk arritën ta shkruanin.

Kombin në grykë, ngjashërenjat që nuk i ndalja dot prej trishtimit shkretëtues ma dha ideja e përgatitjes të tyre për ikjen. Kur merr valixhet e nisesh në rrugëtimin përmbyllës drejt qiellit. Natyrisht memuaristika si zhanër i letërsisë nuk e përjashton fiksionin, aq më tepër kur flitet për të ardhmen, për diçka që nuk ka ndodhur dhe që askush prej nesh nuk e di se si do të jetë, gjithsesi kjo më tmerroi. Gjatë diktaturës i kemi mbijetuar të keqes duke lexuar librat e Kadaresë. Këto lexime na e kanë konservuar gjeninë kombëtare, identitetin kulturor me të cilin dallohemi prej kombeve të tjerë, duke i shërbyer ndërkohë edhe mbijetesës së individit gjatë periudhës totalitariste dhe përbindshit tranzicion, ku gjysma e shqiptarëve është shpërndarë prej eksodit biblik në të katër anët e globit, prej ku i është dashur ta nisi jetën nga zero, por prapë ia ka dalë.

Por tranzicioni ndërkohë na ka hapur sytë, na ka bërë syçelë, shpesh edhe cinikë për t'i shqiptuar të vërtetat, politikanët na gërdisin sepse e kanë shkretuar nocionin e moralit, ndërkohë që varfëria e elitës, e cila pothuaj nuk ekziston dhe shterpësia kulturore e bën Kadarenë të jetë shumë i domosdoshëm me praninë e tij çka është në antitezë të plotë me të gjitha llojet e ikjeve. 

Në këtë shterpësi të politikës e të elitave Kadare duhet të jetë. Koha nuk është assesi e lamtumirave, në këtë krizë të besimit, ku shteti i së drejtës është një nocion abstrakt, ndërsa rinia, ajo ushtri e njëzetëvjeçarëve, ndihet e braktisur nga kujdesi i shtetit, kur shteti do të duhej të ishte Babai i të gjithëve dhe jeta e tyre, ende pa nisur, i ngjan një xhungle. Këta njëzetvjeçarë kanë sidomos nevojë për Kadarenë, edhe të gjithë ne të tjerët padyshim, sepse na duhen energji pozitive që të vazhdojmë më tutje. 

Tani nuk kemi më idole, as idhuj. Kultura shqiptare ka mbetur e varrosur, ashtu si shtëpia e Ndre Mjedës lënë në mëshirën e fatit. Korifejtë e kulturës shqiptare kanë mbetur me atë status tragjik që i la diktatura, të ndëshkuar me dënimin më makabër të mundshëm që vepra e tyre të mos bjerë kurrë në dorën e lexuesit. Ka mbetur Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare. Nënë Tereza është gati e panjohur pasi diktatura sa ishte gjallë e la syrgjyn, ndërsa tranzicioni periudhën postum e la në dorën e çakejve që ta marrin nëpër gojë e nëpër këmbë sa herë të duan. Skënderbeu është i njohur, por ireal, ndërsa Kadare është gjeniali sureal dhe tokësori i gabueshëm, i cili ndërkohë është një nga banorët më elitarë të globit, duke tërhequr respektin dhe nderimin elitës botërore, teksa identiteti i tij është emërues i përbashkët me tonin. 

Në këtë periudhë të kohës të begatë prej Zotit, por të shpërdorur prej nesh, kemi nevojë për entuziazëm, për "jois de vivre", për të rigjetur vetveten, për të rizbuluar vetveten nga indercia e fatit tragjik, që kemi patur, sepse, për çudi, paçka se jetojmë në kohën më oportune për ne, bash ne po e humbim kohën tonë, po e përdorim në disfavorin tonë, jemi ne vetë ata të cilët po vonojmë veten në këtë kaos të pashkak, të paarsye, ndërsa Kadare me veprën dhe praninë e tij, ka forcën dhe magjinë për të na shkundur, për të na shpëtuar nga thikat e honeve përpirëse, pa gjurmëlënëse. Askush nuk e ka më këtë forcë në Planetin Shqiptar veç Kadaresë. Dhe ti Helena, sepse në kuptimin e plotë të fjalës je Ëngjëlli tij Mbrojtës, sepse nuk i je ndarë asnjë çast të kësaj jete.

Në nëntorin që shkoi të dy me Skënderin ishim në Paris dhe një miku ynë, gazetar në Radio France na solli në Kopshtin e Luksemburgut dhe në Kafe Rostandku kërkuam në cepin e njohur Kadarenë. Nuk ishte. Kaluam dhe nga shtëpia, ju morëm edhe në telefon dhe ju nuk ishit. 

Nuk duhet të ishit në Paris ose ndofta ju kishte ftuar dikush për drekë. Atë ditë binte pak shi, por Kopshti i Luksemburgut prapë dukej i jashtëzakonshëm. Në mendje kisha një poezi të Nervalit mësuar përmendsh kur isha adoleshente, "Une allée du Luxembourg". Nuk e kisha lexuar ende "Koha e pamjaftueshme", ku Helena shkruan aq shumë për këtë Kopsht.

Të nesërmen ishte diell e ngrohtë, një nëntor si maj tepër i rrallë për Parisin, i cili duket na mirëpriste në mënyrën e tij më sublime. U rikthyem prapë në Kopshtin e Luksemburgut, sepse na orientonte mrekullisht me Kafe Rostand, ku Kadare mungonte prapë tek ajo tavolina e tij në cepin nga ku shkruan dhe zakonisht sheh rrugën e kalimtarët. Pastaj kaluam nga Panteoni, pastaj rishtaz nga Kopshti i Luksemburgut, i cili ishte magjik dhe ndjellës tamam si e përshkruan Helena tek "Koha e Pamjaftueshme" dhe filluam të shëtisnim të dy duke e marrë me mend se edhe Helena e Kadare shëtisni këtu, duke bërë ndalesa e duke u ulur nëpër stolat ngaku soditet Senati i Republikës franceze, të këtij vendi i cili bëri për Kadarenë atë që nuk mund ta bënte dot Shqipëria, sepse pa tek Kadare një Shqiptar që është po aq vigan sa emrat më të përveçëm me të cilët krenohet Franca, Europa dhe bota, pasi kultura dhe letërsia është universale, bashkuese, komunikuese që i fshin kufijtë pa armë e pa luftë. Kjo lloj letërsie universale që shkruan Kadare i fshin edhe kufijtë e kohës, ia heq kohës kufizimet, limitet, caqet, pamjaftueshmërinë, fatalitetin dhe i jep kuptimin e pakufishmërisë, infinitit, ku asgjë nuk mund të shuhet, veçse vazhdon, në kontuininitet...

Këtë desha të thosha kur lexova "Koha e Pamjaftueshme". Unë e kuptoj Helenën shumë mirë, sepse sikur të dy ata të jenë bashkë edhe një milenium të tërë, të pandërprerë, Helenës prapë koha do t"˜i duket e pamjaftë, e pamjaftueshme, e cungët, e mangët. Por kjo mangësi vjen nga dashuria e saj e pacak e pakufishme, ku përpara saj sfidantja kohë ngjan gjithnjë sa të hapësh e të mbyllësh sytë !

©

REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 04.05.2012, 07:27am

MË 22 MARS, 20 VJET MË PARË KUR RAPORTOJA PËR ZËRIN E AMERIKËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Shtunë, 03.24.2012, 08:03am

RASTI DEMJANJUK DHE RASTI UNIK I SHQIPËRISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Martë, 03.20.2012, 10:09am

Larg interesave kombëtare dhe larg interesave të shqiptarëve

SHQIPËRIA ÇFARË PARANOJE, NJË VIT E CA PARA KOHE KA HYRË NË FUSHATË ZGJEDHORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PYETJE PËRGJIGJE ME MINISTRIN E JASHTËM SERB VUK JEREMIÇIN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 03.08.2012, 04:27pm

20 VJET KONFLIKTUALITET PËR PUSHTET - INTERESAT KOMBËTARE TË RREZIKUARA NGA KLASA POLITIKE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 03.05.2012, 01:34pm

Analizë për Marrëveshjen e 24 shkurtit - KOSOVA, E FRUSTRUAR NGA BEOGRADI, THAÇI DHE NGA BE E CILA E TRAJTON SI QYTETARE TË DORËS SË DYTË, DUHET T'IU BESOJË SHBA-ve!

KLASA POLITIKE E PAPËRGJEGJSHME - 21 VJET PAS RRËZIMIT TË SHTATORES SË DIKTATORIT

- Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Hënë, 02.20.2012, 09:41am

NEPOTIZMI OSE KLEPTOKRACIA NË MPJ, PJETËR ARBNORI DHE OPOZITA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
E Enjte, 02.09.2012, 06:04pm

Reagim ndaj opinionit të Ardian Vehbiut botuar tek Shekulli dhe ribotuar tek MAPO

NDAL ÇDOLLOJ DIASPOROFOBIE QË KUTËRBON ANTISHQIPTARIZËM! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

14 JANAR 2012-ALBIN KURTI OSE RILINDJA E NJË LIDERI DHE VETËVENDOSJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KURRË MOS THONI KURRË ZOTËRI TADIÇ!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

(Botuar sot, më 9.01.2012 tek Koha Jone)

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA - INSTITUCIONET NË SHQIPËRI NË VEND TË VLERAVE ME TË CILAT IDENTIFIKOHET KOMBI LANCOJNË ANTIVLERAT DHE ANONIMATIN!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Esse

HAVELI, IKONA E LIDERIT ME INTEGRITETI I LE ZHVESHUR POLITIKANËT PA INTEGRITET SHQIPTARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LËVIZJA E DHJETORIT ME MANIPULATORË DHE PLOT KONTRAVERSITET

Pluralizmi qe solli Dhjetori 1990, data më e rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ED RAMA, ALEATI MË LUAJAL I SALI BERISHËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Duke shënuar sot përvjetorin e lindjes së themeluesit të shtetit të Kosovës

PA IBRAHIM RUGOVËN

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Ambasadori Naim Malaj keqpërdori funksionin e tij të lartë shtetëror

NJË ÇMIM I DIASPORËS PA DIASPORËN DHE I PËRVETËSUAR Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GAZETA MAPO CENSURË, AUTOCENSURË APO KONFORMIZËM GJITHSESI KOMPROMETUESE PËR LIRINË E SHPREHJES!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E KRITIKOJ TOPALLIN, PO JAM PROGEGE, PROSHKODËR, PROSHQIPËRI E PRODEMOKRACI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

GEORGE CLOONEY LE TË BËHET SERB, POR KONSTANDINI I MADH ËSHTË DHE DO TË MBETET ILIR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

IKJET E ISH DIKTATORËVE NUK SHKAKTOJNË BOSHLLËK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

JA PSE DO TË REKOMANDOJA QË RILINDJA DEMOKRATIKE TA BOTONTE TË PLOTË INTERVISTËN E AMBASADORIT ARVIZU

TEK NEWS24 - THIRRJE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES PRONARË TË PUSHKATUAR VAZHDOJNË ME PRONA TË KONFISKUARA - PIKËPYETJE SISTEMIT ZGJEDHOR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

HESHTJA SHQIPTARE NDAJ SJELLJEVE JODIPLOMATIKE TË DIPLOMATËVE RUSË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KULTI I AMERIKËS DHE KULTI I KOSOVËS

Shkrim i Elida Buçpapajt botuar më 31 dhjetor 2001 - ribotohet pa asnjë ndryshim

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

LETËR E HAPUR EDI RAMËS: LIDERI I OPOZITËS OSE FILLIM TË RI TË NJEMENDTË OSE LARGIM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

UNË JAM DISHEPULL E NËNË TEREZËS, E TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BASHA E DEBUNKERIZON BASHKINË, PRITET REAGIMI I ED RAMËS!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEKI DERVISHI PROFESIONIST I JASHTËZAKONSHËM DHE GAZETAR I KLASIT TË PARË

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Katër vjet pas vizitës së Presidentit Bush në Tiranë-

EDI RAMA MIDIS GRAMSHIT E GERINGUT DREJT VETIZOLIMIT!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR VJEN QERSHORI - VRITET BARDHYL AJETI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

PSE DUHET TË JEMI NE SOT ME ARJAN ÇANIN?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BALADË E NËNAVE TË KOSOVËS QË PRESIN FËMIJËT E ZHDUKUR

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TEK RUDINA XHUNGA GJUETI SHTRIGASH DHE ANTIAMERIKANIZËM

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

VAZHDON VASALITETI I MEDIAVE TË TIRANËS NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA

E mënjanojnë pak, e pastaj për amoralitetin e tyre e rikthejnë si meteor...

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

EMRI I KOSOVËS ËSHTË I LIDHUR PAZGJIDHSHMËRISHT ME NATO-n

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Dilemë që duhet të zgjidhet urgjentisht

OPOZITA NË KOSOVË PA LIDER?

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

ANTIAMERIKANIZMI ÇAKALL NË EMËR TË "LIRISË SË SHPREHJES"

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

MË NË FUND!

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DY FJALË PËR PRESIDENTIN E KOSOVËS BEHGJET PACOLLI

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

20 SHKURTI DUHET TË HYJË NË KUJTESËN E KOMBIT

Këtë ditë e kujton vetëm PD, ndërsa Shqipëria nuk i ka dënuar ende krimet e komunizmit

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SI T'I LEXOJË KLASA POLITIKE KËSHILLAT E TOMAS KANTRIMENIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

SHBA E BE TË NDALIN PRECEDENTIN KONFLIKTUAL TË ED RAMËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ANALIZË E 21 JANARIT - POLITIKA SHQIPTARE TË MBROJË INSTITUCIONET LEGJITIME DHE TË PASTROHET NGA FLAKËVËNËSIT E SHTETIT
Nga Elida BUÇPAPAJ

5 VJET PA IBRAHIM RUGOVËN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DELL KA TË DREJTË - NJË AVOKATURË DJALLI NUK I HYN NË PUNË ASKUJT
Nga Elida BUÇPAPAJ

JO ZGJEDHJE TË REJA, POR INSTITUCIONE LEGJITIME, ME DUAR TË PASTRA DHE PA SHIK
Nga Elida BUÇPAPAJ

NDAL FUSHATËS ANTISHQIPTARE DHE KRAHASIMIT TË SHQIPTARËVE ME XHELATËT E SREBRENICËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

9 JANARI DITË SUBLIME PËR KOSOVËN
NGA ELIDA BUCPAPAJ

HASHIM THAÇI MANDATIN E DYTË IA DEDIKON ISA MUSTAFËS
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Reagim ndaj "Le Matin"
BERISHA, RAMA NDAJNË TË NJËJTIN QENDRIM ME THAÇIN NDAJ MARTY-IT, NDËRSA ME ZVICRËN DUAN TË KENË RAPORTE TË SHKËLQYERA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

NË VEND TË KARTOLINËS PËR 2011 -
INTERESAT KOMBËTARE TË SHQIPTARËVE NË REZONANCË TË PLOTË ME IDEALET E PERËNDIMIT
NGA Elida BUÇPAPAJ

PDK-AAK-AKR OSE PDK-AAK-VV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


40 MIJË VOTAT E UKË RUGOVËS SFIDË KLANIT JUGOSLLAV
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHËN DICK MARTY ALIAS QOFTËLARGU
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

DICK MARTY NJË DEMAGOG QË TENSIONON RAJONIN DHE DEMONIZON NJË KOMB
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA KA NJË ALTERNATIVË - DORËHEQJE O REFORMIM TË PARTISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

HOLBROOKE, MIK ISHQIPTARËVE E MEDIATOR I PAQES PREHET NË PAQE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MOS ABSTENONI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ÇFARË KA FRANKO FRATINI ME SHQIPTARËT E KOSOVËS ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA RENEGAT, NDËRSA BINOMI MUSTAFA-KRYEZIU PËR LDK DISFATË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

TË NA BASHKOJË SHKODRA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

JUS SANGUINIS UA JEP SHQIPTARËVE TË KOSOVËS TË DREJTËN E SHTETËSISË NË SHTETIN AMË

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

PËRSE ISA MUSTAFA PO IMITON SEJDIUN ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

KUR KA KULTURË FETARE E PËRSE TË MOS KETË EDHE KULTURË POLITIKE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

XHANDARËT E FJALËS SË LIRË PO E KTHEJNË KOSOVËN NË ABSURDISTAN
Nga Elida BUÇPAPAJ

DEMONIZOHET SPARKS E KËRCËNOHET GAZETARJA SEBAHATE SHALA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ISA MUSTAFA ZHGËNJIM PËR ATA QË E VOTUAN DHE BESUAN
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

MIRSEARDHJA E UKË RUGOVËS DO TË SHËNONTE FILLIMIN E REFORMIMIT TË LDK-SË
Nga Elida BUÇPAPAJ

NJË START I RI PËR LDK-NË
Triumfoi fryma demokratike e LDK-së që zgjodhi Isa Mustafën
Nga Elida BUÇPAPAJ


KAOSI PARAZGJEDHOR I JEP NË TABAKA FITOREN HASHIM THAÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

DIOGUARDI FITOI, SHQIPTARËT HUMBËN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


LIGJI I LUSTRIMIT NON GRATA NGA POLITIKA
Implementimi serioz i Ligjit të Lustrimit - Garanci për demokracinë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni
NGA ELIDA BUÇPAPAJ"Ž

T'i themi jo izolimit të Kosovës
SHQIPTARËT E KOSOVËS LE TË PËRFITOJNË LIBERALIZIMIN E VIZAVE NGA DYSHTETËSIA
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ABSTENSIONIZMI RREZIK PËR DEMOKRACINË NË KOSOVË
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


Tanja Fajon çel një dritë shprese për Kosovën
MOS E KTHENI KOSOVËN NË NJË GETO TË SHEKULLIT XXI
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


FATMIR SEJDIU TREGON BARCALETA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KRIZA INSTITUCIONALE PËR INTERESA TË NGUSHTA TË LIDËRSHIPIT AKTUAL TË LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


TIGRAT E ARKANIT LËVIZIN TË LIRË NË EVROPËN ME FYTYRËN E SËMURË TË UMBERTO BOSSIT
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

SHBA & BE ME SHQIPËRINË, SFIDOJNË BINOMIN PARANOJAK RAMA-RUÇI
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SARKOZY & MERKEL KANË TË DREJTË: DAVID MILIBAND NË VEND TË ASHTON
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


BERISHA MUND TA FORCOJË KREDIBILITETIN E QEVERISË PA KURRËFARË DHIMBJE
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


E ARDHMJA E FATMIR SEJDIUT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ"Ž


FATMIR SEJDIU DHA DORËHEQJEN SI SHKELËS I KUSHTETUTËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


REZOLUTA E 28-SHES KA RRITUR AGRESIVITETIN E SERBISË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


Pavarësia e Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit afatgjatë të të gjithë Evropës
JO PROFILIT KONTRAVERS TË Z. KATHY ASHTON !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ISA MUSTAFA, NJË ZË REFORMUES I LDK-SË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ



AMERIKA & BRUKSELI, JO BRUKSELI "SOLO"
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


SA HERË AFROHEN ZGJEDHJET RAMUSH HARADINAJN E ÇOJNË NË HAGË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


14 Shtator 1998 - 14 Shtator 2010
E KUR AZEM HAJDARI DO TË KTHEHET NË NJË SIMBOL TË PËRBASHKËT TË PLURALIZMIT SHQIPTAR ?
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ALL TOGETHER NOW - TË GJITHË SË BASHKU TANI !
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


PROJEKT-REZOLUTA KAMALEON E 28-SHES ?!
NGA ELIDA BUÇPAPAJ


ESHTON NUK MUND T'I GJUNJËZOHET TADIÇIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

©

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË KËRCËNIM I RI NDAJ NATOsNga SHABAN MURATI (04.10.2012)
PSE KOMBET DËSHTOJNËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.09.2012)
TRADITA ANTIKOMBËTARE NË VEPRIMTARINË E AKADEMISË SË SHKENCAVENga ESHREF YMERI (04.07.2012)
Barometri diplomatikSË PARI, KUFIJTË NDËRSHTETËRORË, PASTAJ MENAXHIMI INTEGRUES I TYRE!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (04.06.2012)
PËR RIVENDOSJEN E PREMTIMIT DHE TË FRYMËS SË 28 NËNTORIT 1912Nga FRANK SHKRELI (04.06.2012)
REPORTAZH NGA STRASBURGU - HYRJA NË NATO MË E RËNDËSISHME SE 1912?!Nga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2012)
JO THJESHT TERMA!Nga Dr. PËRPARIM KABO (04.04.2012)
LUFTA E BOSNJËS, MËSIM PËR KONFLIKTIN E SIRISËNga RICHARD COHEN, Washington Post (04.03.2012)
BE-SHQIPËRI: PORTA E MADHE DHE PORTAT E VOGLANga SHABAN MURATI (04.03.2012)
MËSIMET E TRAGJEDISË GREKENga AJET NURO, Monteal, Kanada (04.03.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2024  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]