Ne
jemi ata qё morёm rrugёt e botёs pёr njё jetё mё tё mirё pёr vete dhe pёr
familjet tona dhe lamё pas kujtimet dhe brengat e vendlindjes. Lamё pas
kujtimet dhe shkuam larg duke mos qenё pranё tё afёrmve tanё as pёr tё ndarё
gёzimet e festave dhe as dhimbjen e hidhёrimeve.
Ata
janё ustallarёt qё mbetёn pas, gjoja pёr ti dalё zot Shqipёrisё. Ata kishin
qenё vёrtet ustallarё. Madje mё shumё nga ҫ'e kishim menduar tё gjthё ne. Ata
nuk lanё gur pa lёvizur pёr ti mbushur mendjen lindjes dhe perёndimit se ata
janё njerёzit e duhur nё momentin e duhur. Pёrdorёn bёrrylat pёr tё detyruar
edhe disa tё tjerё tё marrin arratinё.
NÑ‘ mes,
nёnat me lot nё sy tё cilave nuk iu thanё kurrё faqet. Nё mes, baballarёt qё
janё mёsuar tё pёrballojnё edhe lajme tё kobshme pёr fёmijёt e tyre. Tani, ai
ёshtё bёrё refreni i ri i jetёs sё tyre.
Ne
jemi ata qё dashuria dhe dhembshuria na bёn tё duam ta marrim Perёndimin
nё valixhe pёr ta dёrguar nё Shqipёrinё tonё tё dashur. Dhe shqyhen valixhet
nga marazi aeroporteve dhe ne vuajmё nga mllefi dhe brenga. Perёndimi nuk futet
nё valixhe. Shqipёria jonё ka nevojё pёr shumё, mё shumё nga ҫ'nxёnё valixhet
tona.
Ata
krekosen majave tё politikёs, jetёs sociale dhe ekonomike, paҫka se shumё
prej tyre mbajnё diploma tё fallsifikuara. Por helbete, puna tё mёson vetё.
Edhe pa diploma fare ata janё tё kudondodhur.
NÑ‘ mes,
gratё qё druhen se kur tё kthehet burri nga mёrgimi, djali apo
vajza nuk do ta mbajё mend fare tё atin dhe emigranti i brengosur nuk do tё
mund tё marrё atё qё ka ёndёrruar pёr muaj dhe ndoshta vite, njё pёrqafim nga
vogёlushi/vogёlushja e tij.
Ne e
heqim kafshatёn nga goja pёr tё afёrmit tanё. Pavarёsisht nga sa dёrgojmё ne,
ato tё shkreta para sikur bien nё njё humnerё tё pafundme. Djersa jonё ёshtё
kudo. Nga ndёrtesat dhe makinat deri tek gjeli i detit, mollёt dhe portokallet
pёr festat e fundvitit.
Ata
mburren se ia ndryshuan faqen Shqipёrisё. Harrojnё ata se Shqipёrinё e
ndryshuan tё tjerё burra dhe gra. Shqipёrinё e ndryshuan ata qё ngrinё maleve
tё Greqisё dhe u mbytёn skafeve pёr nё Itali dimrave tё acartё. Shpёrblimi?
Shqipёria ёshtё i vetmi vend ku ҫmimet rriten pёr festat e fundvitit ndёrsa
ulen nё tё gjithё botёn dhe ata nё krye heshtin. Ata kanё mёsuar tё thonё
"kёshtu e ka ekonomia e tregut!". A thua vallё se vendet e tjera ku nuk rriten
ҫmimet nuk kanё ekonomi tregu? A thua vallё se me kaq mbaron pёrgjegjёsia e tyre? A thua vallё qё
shqiptarёt
nuk e dijnё se ata
e kanё
mbushur kupёn
dhe ajo vazhdon tё
derdhet prej kohёsh?
Por pavarёsisht,
paratё e
marra me shumё
mundim tё
shqiptarёve
vazhdon i ha inflacioni do tё
thoshin ekonomistёt.
Po ҫfarё do tё thotё kjo? E thёnё
ndryshe kjo do tё
thotё se
njё
grup njerёzish
matrapazё ka
gjetur njё mёnyrё pёr tё vjedhur njё grup tjetёr. Ah sikur tё ishte ashtu! Kёtyre matrapazёve "ndodhi" qё pala tjetёr t'iu ketё "besuar" pushtetin. Ah sikur tё ishte ashtu! Nuk dihet nёse atyre vёrtet iu besua pushteti. Ka shumё tё
ngjarё qё ata ta kenё marrё dhe pastaj thanё se na e besuan. Por nё fund tё fundit, kjo ёshtё vetёm
pjesё e problemit. Ata ndjehen sikur ata kolltukё tё rehatshёm janё bёrё
posaҫёrisht pёr ata.
NÑ‘ mes,
fёmijё tё cilёve mёsuesja iu dha pёr detyrё njё temё hartimi rreth
babait tё tyre punёtor. E vetmja gjё qё ata dijnё ёshtё se babai mbeti nё fund
tё detit por nuk patёn fatin ta njohin kurrё. Dhe ecejaket e mundimeve,
pikёllimeve dhe dramёs shqiptare pushtojnё ҫdo skutё tё atij qё vendosёn ta
quajnё "tranzicion" dhe ku ёshtё shpalosur dhimbshёm njёra nga dramat mё tё
mёdha e kohёve moderne. Ky ёshtё ҫmimi qё ka paguar Shqipёria, por pёr tё cilin
pushtetarёt nuk kanё dёshirё tё flasin.
Ne
kёrkuam njё Shqipёri si gjithё Europa. A mos ёshtё kjo vallё njё kёrkesё qё
shkon pёrtej mundёsive tё Shqipёrisё? Jo. Shqipёria ka qenё dhe do tё mbetet nё
Europё. Ne na ёshtё bёrё Europa "molla e ndalueme" nga mbrapshtia e njё grupi
horrash tё cilёt kanё treguar nё mёnyrё tё pёrsёritur se nuk kanё nё zemёr
interesin e njeriut punёtor dhe kokёulur por ato tё rrjeteve mafioze qё synojnё
ta bёjnё pushtetin e tyre tё pёrjetshёm.
Ata
pёr 22 vjet na dhanё njё Shqipёri e cila ёshtё larg imazhit tё shqiptarёve tё
ndershёm e patriotё. Ata na dhanё njё vend ku padrejtёsia ёshtё ulur nё ballё
tё oxhakut dhe ia ka zёnё vendin drejtёsisё dhe nuk e ka lёnё atё as tё rrijё
tek dera por e ka nxjerrё jashtё.
NÑ‘
mes, njerёz tё lodhur nga llumi qё ka prodhuar mentaliteti autokratik dhe
kleptokratik dhe qё kёrkojnё njё ndryshim cilёsor. Ata janё pak dhe kёrkojnё
mbёshtetje. Ata duhen pёrgёzuar, nderuar dhe respektuar qё nuk kanё pranuar tё
lёpijnё kockat qё hedh pushteti dhe tё bёhen pjesё e llumit.
Ne
pritёm se do tё vinte dita kur do tё dёgjohej edhe zёri ynё. Jo aq shumё ngaqё
kemi kontribuar pёr vendin tonё, edhe pse ajo ёshtё shumё e rёndёsishme, por
ngaqё ne jemi pjesё e atij vendi. Ne nuk ikёm pёr ta bёrё atё lanet.
Pёrkundrazi,ne ikёm me kokёn mbrapa dhe me dhimbje se do tё na mungonin agimet
dhe mbrёmjet shqiptare. Ne pёrjetuam brengёn e lamtumirёs sё Ҫajd Haroldit tё
tё madhit Bajron:
"O
lamtumirë! Atdheu im
Po zhduket dalëngadalë,
Gjëmon stuhia me tërbim,
Pulëbardha gërhet mbi valë.
Ja atë Diell që perëndon mbi det
E ndjekim për ta arrirë
Atij dhe ty Atdhe ju them unë sot
Të dyve Lamtumirë!
Kur nesër rishtaz ai diell
Do lindë me shkëlqim,
Do përshëndesim det e qiell
Po jo atdhenë tim..."
Ata bёnё premtime pas premtimesh dhe i shkelёn tё gjitha. Edhe pse disa nga tё
parёt e tyre na quajtёn "rrugacё", ne pёrsёri besuam se Shqipёria ёshtё edhe e
jona. Pritёm zgjedhjet njёra pas tjetrёs nё mёnyrё qё pёr vendimet qё merren nё
vendin tonё tё dёgjohej edhe fjala jonё. Ata u ҫorrёn nga maja tribunash, tё
larta sa egoja e tyre e sёmurё, si nga njёra anё e Atlantikut ashtu edhe nga
tjetra se emigrantёt do tё votojnё. Ata i kanё thёnё gjithё botёs se largimi
ynё ishte humbje e madhe. Nё fakt, kur ikёm ne, ata i thanё botёs se na iku
truri. E megjithatё, edhe ashtu pa tru ata u tёrhoqёn zvarrё si vemje nё kurriz
tё Shqipёrisё sё gjorё. Ia pinё gjakun tё paudhёt! Ata kanё bёrё aq paudhёsi sa
shumё shqiptarё janё mёrzitur nё vendin e tyre, nё shtёpitё e tyre.
Shqipёria nuk mund tё vazhdojё tё qёndrojё indiferente. Shqipёria nuk mund tё
qёndrojё e fjetur. Edhe ata njerёz qё pёrfitojnё sot nga pushteti dhe i
shёrbejnё atij, duhet tё kuptojnё se e ardhmja e fёmijёve tё tyre ёshtё nё
udhёkryq. Shqiptarёve po iu deformohet sёrisht historia, pёrdhoset e tashmja
dhe grabitet paturpёsisht e ardhmja. Zhurmuesit e Tiranёs tё quajtura media
janё vegla dhe partnere nё krimin e njё grupi komunistёsh tё vjetёr e tё rinj
qё kanё uzurpuar pushtetin dhe ndryshojnё rregullat e lojёs sa herё iu
rrezikohet ai pushtet. Ata sё bashku iu kanё vjedhur shqiptarёve ёndrrёn pёr
njё demokraci tё vёrtetё. Shqiptarёt e kanё kuptuar skenarin ogurzi. Ata po
ngrihen. Unё e ndjej aromёn e lirisё. Atё ma thotё Imzot Noli.
"Dhe
një zë vëngon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta:
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
ILIR HYSA
Nju Jork